Koordinatori i LSDM-së në njësinë e tretë zgjedhore, Aco Velkovski, ka reaguar ashpër ndaj ministrit të Shëndetësisë, Azir Klekovski, duke ngritur pyetje për furnizimin me terapi dhe të drejtën për kujdesin e huaj.
“Ministër Klekovski, ku janë ilaçet dhe ku është kujdesi?”, shkruan Velkovski.
Sipas tij, shteti ka shpenzuar 11.1 miliardë denarë për ilaçe gjatë vitit 2025, ndërsa qytetarët ende përballen me mungesë të terapive dhe një pjesë e tyre detyrohen t’i blejnë ilaçet me paratë e tyre.
Velkovski kritikon edhe trajtimin e së drejtës për kujdesin e huaj, duke theksuar se për këtë ndihmë ndahen vetëm 5.610 ose 6.342 denarë në muaj, ndërsa qytetarëve, sipas tij, ende u rishikohet kjo e drejtë.
Ai i drejton ministrit disa pyetje:
* Sa njerëz kanë mbetur pa kujdesin e huaj?
* Sa pacientë kanë mbetur pa terapi?
* Cilat kompani i marrin kontratat dhe me çfarë çmimesh?
* Ku përfundojnë miliardat?
“Mos mendoni se nuk e dimë”, shkruan Velkovski, duke kërkuar transparencë për mënyrën se si shpenzohen paratë publike në sektorin e shëndetësisë.




