Author: IM

Në oborrin e Shkollës Fillore “Liria” në fshatin Jabollçishtë e Poshtme, Komuna e Çashkës, u përurua këndi i lojërave “Parku i Miqve”, një donacion i Qeverisë së Republikës së Kosovës, i realizuar përmes Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shkup. Në ceremoninë e përurimit, ambasadori Florian Qehaja theksoi se, megjithëse bëhet fjalë për një investim modest, ai ka një simbolikë të veçantë dhe dëshmon përkushtimin e Kosovës për të qenë pranë qytetarëve të kësaj zone, si dhe për të forcuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, ky donacion është gjithashtu shenjë e lidhjes së ngushtë…

Lexo më Shumë

Sot, përfaqësuesi i Organizatës Shqiptaro-Amerikane për Maqedoninë e Veriut, Bruno Ceka, zhvilloi një takim me udhëheqësit e Lëvizjes Studentore në Maqedoninë e Veriut, të cilët prej një periudhe të gjatë janë angazhuar në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave gjuhësore të studentëve shqiptarë. Gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e përpjekjeve për avokimin e të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut në Shtetet e Bashkuara. Në këtë kuadër u trajtuan edhe aktivitetet e fundit të Lëvizjes Studentore, përfshirë takimin me Keith Self, Kryetar i Nënkomitetit për Europën në Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës…

Lexo më Shumë

Sh.B. “Logos-A” para lexuesve shqiptar, ka sjellur në dritën e botimit librin “E ardhmja e fesë”, të mendimtarit turk, Ali Köse. Ky libër ofron një pasqyrë të sfidave bashkëkohore, duke ballafaquar hipotezën e shkencizmit – e cila pretendon se njeriu i mileniumit të tretë do t’i kthehet vetes dhe rendit antropocentrik duke e bërë fenë të panevojshme – me realitetin ku besimi fetar mbetet aktiv, ndonëse po pëson një transformim rrënjësor drejt privatizimit apo personalizimit. Fryma e kohës tregon se fetë janë në pozicion mbrojtës përballë njeriut të Revolucionit të Dytë Kognitiv që synon të bëhet “Homo Deus”. Libri në…

Lexo më Shumë

Dritën e botimit sapo e ka parë një vepër voluminoze e kushtuar besimit dhe jetës shpirtërore të njeriut, të cilën e karakterizon një diapazon i gjerë ideor. Me autor një personalitet të trajtesave të mistikës islame si Metin Izeti, “Magjepsja nga e bukura, tasavvufi dhe estetika” përbën një botim me shumë vlerë. Ky titull i ri qëndron mjaft mirë në vargun e botimeve të ALSAR-it, edhe më herët botues i teksteve të kushtuara së njëjtës fushë. Nga libri kemi sjellë këtu parathënien, të shkruar nga botuesi: Në atë tërheqje në vetminë medituese të përfituar me shumë mund e tepër rrallë…

Lexo më Shumë

Organizata Humanitare Kulturore “Merhamet” më 3 korrik në Tetovë do të organizojë ekspozitën “Ngjyra që na bashkojnë”, ku do të prezantohen punimet artistike të nxënësve që kanë ndjekur kursin e vizatimit dhe pikturës. Ekspozita do të hapet të premten, më 3 korrik 2026, në ora 17:00, në Galerinë e Arteve në Tetovë dhe synon të sjellë para publikut krijimtarinë, talentin dhe përkushtimin e fëmijëve, të cilët gjatë gjithë vitit kanë shprehur botën e tyre përmes ngjyrave dhe artit. Sipas OKH “Merhamet” kjo ekspozitë është rezultat i përkushtimit, imagjinatës dhe talentit të fëmijëve, të cilët gjatë gjithë vitit kanë shprehur botën…

Lexo më Shumë

VLEN erdhi në pushtet me premtimin për integrim kombëtar me Kosovën e Shqipërinë, por dy vjet pas qeverisjes, të gjitha projektet e premtuara kanë dështuar. Premtuan se do të krijojnë Këshill të Përbashkët Kombëtar për Diasporën Shqiptare me Kosovën e Shqipërinë, i cili duhej të hartonte politika afatgjate kombëtare e të vendoste vija të kuqe ndaj shteteve ku jetojnë shqiptarët sa i përket çështjeve identitare, por nuk e realizuan. Në vend të integrimit kombëtar, gjatë këtyre dy viteve pamë bashkëpunim partiak me Prishtinën zyrtare dhe grindje me Tiranën. Takime, lëvdata e mitingje me Albin Kurtin, akuza se Edi Rama po…

Lexo më Shumë

Salih Murat zgjidhet në dy funksione të reja në Kuvend, falënderon Frontin Evropian për besimin Deputeti i Frontit Evropian, Salih Murat, ka njoftuar se është zgjedhur në dy funksione të reja parlamentare, me propozimin e liderëve të Frontit Evropian dhe mbështetjen e deputetëve të grupit parlamentar. Murat bëri të ditur se është zgjedhur: Nënkryetar i Grupit Parlamentar të Frontit Evropian; Kryetar i Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për Bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Turqisë. Në shkrimin e tij, ai falënderoi për besimin e dhënë kryetarin e Frontit Evropian, Ali Ahmeti, si dhe liderët e…

Lexo më Shumë

Iniciatori kryesor i dhënies së provimit te jurisprudencës në shqip, Mevlan Ademi ka reaguar pas publikimit të raportit të fundit të progresit, duke kritikuar mungesën e rezultateve konkrete në rrugën drejt integrimit evropian. Sipas tij, është shqetësuese që raportet vazhdojnë të evidentojnë të njëjtat probleme, ndërsa progresi real mbetet i kufizuar. Ai thekson se rinia pret seriozitet, angazhim dhe rezultate të prekshme, e jo premtime të përsëritura. Ademi vlerëson se e ardhmja në Bashkimin Evropian i përket veçanërisht të rinjve dhe se vendi duhet të ndërtojë mbi vlerat evropiane, si demokracia, barazia, drejtësia, transparenca, arsimi cilësor, llogaridhënia dhe zhvillimi. Në…

Lexo më Shumë

Në eventin ku VLEN shënoi dyvjetorin e qeverisjes, munguan një numër i madh funksionarësh kyç, ndër ta edhe përfaqësuesi i Lëvizja Vetëvendosje dhe koordinatori i Grupit Parlamentar, Bekim Qoku. Në opinion po flitet se Qoku, njësoj si shumë të tjerë, nuk ka marrë pjesë në event për shkak të përplasjeve dhe pakënaqësive që janë krijuar brenda VLEN-it lidhur me ndarjen e resorëve të rinj në kuadër të rekonstruimit të Qeverisë. I pyetur nga Ora24.tv⁠ për arsyet e mospjesëmarrjes, Qoku u përgjigj shkurt: “Gjithçka është në suaza të normales.” Në aktivitetin e djeshëm të VLEN-it munguan ministra, deputetë, por edhe kryetarë…

Lexo më Shumë

Sekretari i partisë së VLEN-it Bekim Sali në ceremoninë e 2 vjetorit të qeverisjes pranoi se VLEN ka dështuar t’i realizojë 20 premtime kyçe të programit zgjedhor, me të cilat garoi në zgjedhjet e fundit parlamentare. Në konferencën për shtyp, Alsat ia numëroi premtimet duke filluar nga ndryshimi i kushtetutës, barazinë e plotë të gjuhës shqipe me maqedonishten, ndryshimin e Ligjit për Festat Shtetërore, përdorimin e himnit dhe stemës shqiptare nëpër shkolla e institucione, ndarjen nga 10 mijë për çdo qytetar, krijimin e Bankës Shqiptare, Akademinë Shqiptare, Mbarimi e rrugës Tetovë – Prizren për dy vjet, ndërtimin e Portit të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, sot ka marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore të një ish-heroi kombëtar, duke qëndruar në krah të Ali Ahmetit. Në Haraçinë, Shoqata “Lëvizja” ka mbajtur akademi përkujtimore me rastin e 3-vjetorit të ndarjes nga jeta të Komandant Selajdin Aziri – Bokseri, ku i pranishëm ka qenë lideri i Ali Ahmeti. Në krah të tij ka qëndruar edhe kryetari i komunës, kuadër i VLEN-it, Daut Beqiri. Beqiri nuk ishte sot prezent në aktivitetin e VLEN-it, të organizuar me rastin e 2 muajve qeverisje të koalicionit. Ora24.tv njoftoi se ky hap i Daut Beqirit vjen pasi…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, njëherazi një nga figurat kyçe të kësaj partie në Njësinë Zgjedhore 2, nuk ka marrë pjesë sot në eventin e VLEN-it, të organizuar me rastin e 24 muajve qeverisje. Ky veprim i Beqirit vjen vetëm disa ditë pasi kryetari i Haraçinës u neglizhua tërësisht nga krerët e VLEN-it, si Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Adnan Azizi, në ngjarjen madhore të organizuar me rastin e 25-vjetorit të Betejës së Haraçinës dhe 30-vjetorit të themelimit të Komunës. Në këtë ngjarje, ku morën pjesë shumë veprimtarë kombëtarë, nuk kishte as përfaqësues të VLEN-it nga pushteti qendror,…

Lexo më Shumë