Shqiptari nga lagjja Hasanbeg e Shkupit, Enis Ali, mbi 13 vite, punon dhe vepron në shërbim të pacientëve, veçanërisht fëmijëve, të cilët mjekohen në Klinikën Universitare të Sëmundjeve Respiratore për Fëmijët “Kozle”. Edhe për kundër faktit që shqiptari Ali, është i punësuar në sportele të kësaj klinike, ai gjithmonë është në shërbim të të gjithë pacientëve, pa dallim etnie, feje apo race. Përvoja e tij shumëvjeçare në klinikën universitare “Kozle”, ka dëshmuar që Enis Ali, 24 orë është në dispozicion që t’ju jep ndihmon çdo pacienti gjithmonë kur është nevoja. Aftësia menaxheriale e Enis Ali, jo vetëm që është tregues…
Author: IM
Kryetari i Drejtorisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), Prof. Dr. Safi Arpaguş, priti në takim Kryetarin e Bashkësisë Islame në Serbi, Dr. Mevlud Dudiç. Gjatë takimit, Arpagush e falënderoi Dudiçin për vizitën dhe e përgëzoi për bashkimin e institucioneve fetare islame në Serbi nën një organizim të vetëm. Nga ana e tij, kryetari i Bashkësisë Islame në Serbi, Mevlud Dudiç, theksoi se gjatë qëndrimit të tyre në Turqi ndiheshin si në shtëpinë e tyre. Ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e dhënë në procesin e bashkimit të institucioneve fetare islame në Serbi nën një strukturë të vetme, pas 19 vitesh.…
Fitim Nuhiu Ka një paradoks që po bëhet gjithnjë e më i dukshëm në politikën e Maqedonisë së Veriut: Evropa vazhdon të vijë në Shkup, ndërsa Shkupi ende nuk po arrin të bindë plotësisht se është gati të ecë me të njëjtin ritëm drejt Evropës. Më 2 tetor 2026, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vizitoi Shkupin në kuadër të turit të saj në Ballkanin Perëndimor. Mesazhi i Brukselit ishte i qartë: dera evropiane mbetet e hapur, por përpara kërkohen reforma, rezultate dhe përparim konkret. Komisioni Evropian e lidh këtë proces edhe me integrimin gradual të vendeve të…
Artistja, Fjolla Jahiu nga Tetova sot ka nisur një kapitull të ri në karrierën e saj muzikore, duke sjellë projektin e parë solo me titull “Ku Je” dhe një videoklip modern, shkruan Top24 Fjolla Jahiu vjen para publikut me një projekt të ri muzikor, përmes të cilit synon të prezantojë një dimension të ri artistik dhe të dëshmojë potencialin e saj në skenën muzikore si një artiste me një zë fantastik. “Ku Je” shënon një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e saj, pasi ky është projekti i parë që ajo sjell si artiste solo. Me këtë hap, Fjolla synon të…
Lëvizja POPULLI ka reaguar ashpër ndaj rrahjes së dy të rinjve shqiptarë nga pjesëtarë të policisë së Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar hetim të menjëhershëm, transparent dhe përgjegjësi ligjore për të gjithë personat e përfshirë. Në reagimin e saj, kjo parti e cilëson rastin si një alarm serioz për përdorimin e forcës policore dhe shpreh shqetësimin për, siç thotë, rikthimin e mentalitetit të shtetit policor. “Kjo nuk është vetëm dhunë ndaj dy të rinjve. Është një alarm serioz për rikthimin e mentalitetit të shtetit policor, ku uniforma përdoret për ta frikësuar dhe nënshtruar qytetarin”, thuhet në reagimin e Lëvizjes POPULLI.…
Sapo doli nga shtypi libri i ri “Fjalori i madh dhe Akademia e vogël”, botimet ALSAR. Autori Mehmet Elezi i bën një oponencë shkencore Fjalorit të madh të gjuhës shqipe (FMGJSH), që ka hedhur në linjë Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë. Autori shqyrton tri risi kryesore që priteshin në këtë Fjalor: 1. Përkufizim profesional i fjalëve, me filozofinë e një shoqërie të lirë, të zhveshur nga ideologjia; 2. Hapje gjithëpërfshirëse për thesarin e fjalësit nga krejt trevat, brenda e jashtë kufijve shtetërorë, duke përfshirë të gjitha pasuritë leksikore të lëna jashtë fjalorëve të mëparshëm për arsye jashtëgjuhësore; dhe:…
Metin Ferrati është vetëm 25 vjeç, por pasioni për teknologjinë e ka shoqëruar që në fëmijëri. Nga Shkupi drejt San Franciscos, ai po ndërton një rrugëtim ku teknologjia, besimi dhe sipërmarrja takohen në të njëjtën histori. Metin ka krijuar një aplikacion që sjell Kuranin në shqip, duke i ofruar përdoruesit mundësinë të lexojë tekstin origjinal arab dhe përkthimin shqip. Risia qëndron te funksioni i përkthimit fjalë për fjalë, për ata që duan të kuptojnë më në detaje strukturën dhe kuptimin e tekstit. Ideja lindi edhe nga një nevojë personale e tij dhe familjes së tij për të kuptuar jo vetëm…
Tre futbollistë të rinj nga FC Shkupi U14, Visam Ramadani, Dijar Isljami dhe Erdi Tairi, patën mundësinë të luajnë në Madrid, ku u bënë pjesë e skuadrës ndërkombëtare Teco7 në turneun Madrid Football Cup U-14. Turneu u zhvillua më 19-21 shtator dhe mblodhi 32 ekipe nga vende të ndryshme. Në Madrid ishin edhe disa prej akademive më të njohura në futbollin botëror, mes tyre Real Madrid, Atlético de Madrid, FC Barcelona, Paris Saint-Germain, Chelsea FC, AC Milan, Manchester United dhe Arsenal FC. Një ekip, pesë shtete Tre lojtarët e FC Shkupi u përzgjodhën për të qenë pjesë e Teco7, një…
Deputetët e komunitetit turk në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut zhvilluan një takim me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Turqisë, Alper Aktash, ku në fokus ishin marrëdhëniet mes dy vendeve dhe forcimi i bashkëpunimit parlamentar. Delegacioni i deputetëve, i përbërë nga Ismail Jahoski, Bejxhan Iljas, Rexhep Ismail dhe Mevmet Xhaferi, u udhëhoq nga Sali Murati, kryetar i Grupit Parlamentar për Bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Turqisë. Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet tradicionalisht të mira dhe miqësore mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, ndërsa theks i veçantë iu kushtua intensifikimit të kontakteve ndërmjet dy parlamenteve. Bashkëbiseduesit diskutuan mundësitë për…
Sh.b. Logos-A, gjatë këtyre ditëve, ka nxjerr në dritën e botimit dy vepra nga fusha letrare me autor prof. Metin Izetin. Në të vërtetë, bëhet fjalë për romanin “Shpresa për jetë” dhe dramën “Dashuria e Ndezur – mbi historinë e Zelihasë dhe Jusufit a.s.” Nëpërmjet romanit autori bën përpjekje për të bashkuar atë që ka ndarë koha moderne: mendjen dhe zemrën, shkencën dhe besimin, ikjen dhe kthimin. Në qendër të kësaj përpjekjeje është njeriu-jo si koncept, por si mish e shpirt, me emër dhe histori. Kurse drama rrëfen dashurinë e Zelihasë për Jusufin, e cila nga pasion njerëzor shndërrohet në…
Një funksionar i lartë partiak i LSDM-së dhe ish-kryetar komune ka paralajmëruar formimin e një partie të re politike, e cila, sipas burimeve të Zoom.mk, do të ishte një nga subjektet politike më të mëdha dhe më gjithëpërfshirëse multietnike në vend. Siç mësohet, në përbërjen e saj do të përfshiheshin maqedonas, shqiptarë, turq, serbë, romë, boshnjakë dhe vllehë, ndërsa në mesin e anëtarëve dhe mbështetësve do të kishte edhe pjesëtarë të komunitetit grek dhe bullgar që jetojnë në Maqedoni. Ideja, sipas paralajmërimeve, është që partia të bashkojë qytetarë nga komunitete të ndryshme etnike dhe të pozicionohet si një projekt i…
Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës në krye të Presidencës së Kosovës. Në një postim në rrjetet sociale, Meidani e ka uruar Presidenten e re, ndërsa ka përshëndetur edhe ndryshimet ligjore të miratuara në Kuvend, duke theksuar rëndësinë e përgjegjësisë institucionale për shtetin dhe drejtësinë. “Mbrëmë, demokracia në Kosovë pati edhe votë, edhe zë, brenda e jashtë Kuvendit. Uroj Presidenten Justina Shiroka-Pula dhe përshëndes ndryshimet ligjore, me bindjen se përgjegjësia i jep dinjitet shtetit dhe besueshmëri drejtësisë”, shkruan Meidani.

