Shqiptari nga lagjja Hasanbeg e Shkupit, Enis Ali, mbi 13 vite, punon dhe vepron në shërbim të pacientëve, veçanërisht fëmijëve, të cilët mjekohen në Klinikën Universitare të Sëmundjeve Respiratore për Fëmijët “Kozle”. Edhe për kundër faktit që shqiptari Ali, është i punësuar në sportele të kësaj klinike, ai gjithmonë është në shërbim të të gjithë pacientëve, pa dallim etnie, feje apo race. Përvoja e tij shumëvjeçare në klinikën universitare “Kozle”, ka dëshmuar që Enis Ali, 24 orë është në dispozicion që t’ju jep ndihmon çdo pacienti gjithmonë kur është nevoja.
Aftësia menaxheriale e Enis Ali, jo vetëm që është tregues i përkushtimit dhe profesionalizmit të tij, por dëshmon edhe faktin që gjatë kësaj periudhe, shqiptari Ali është vlerësuar me certifikata falënderuese për punën profesionale të tij në klinikën universitare “Kozle”.






