Author: IM

CEO i INNOX Innovation Center, Abil Baush, zhvilloi një takim pune me Dr. Fatih Şahbaz, Drejtor i Përgjithshëm i Halkbank ShA Shkup, me fokus në avancimin e bashkëpunimit për zhvillimin e ekosistemit të inovacionit dhe sipërmarrjes në Maqedoninë e Veriut dhe në Ballkanin Perëndimor. Gjatë takimit u diskutua rëndësia e partneritetit ndërmjet sektorit financiar dhe organizatave të inovacionit për krijimin e mundësive të reja për startup-et, sipërmarrësit dhe të rinjtë. Gjithashtu, u theksua roli i iniciativave që nxisin zhvillimin ekonomik përmes inovacionit, transformimit digjital dhe bashkëpunimit rajonal. Në këtë takim, INNOX prezantoi progresin dhe rezultatet e Bridge2Balkan, një iniciativë rajonale…

Lexo më Shumë

Pas 24 vitesh nga themelimi i Bashkimit Demokratik për Integrim, në zyrën e kryetarit të partisë, Ali Ahmeti, në Reçicë të Vogël, është vendosur për herë të parë flamuri shtetëror i Maqedonisë së Veriut. Flamuri u pa gjatë një takimi me ambasadorin e Austrisë, Martin Pammer. Në një prononcim për TS, Ahmeti sqaroi arsyet e këtij vendimi, duke theksuar se gjithmonë ka qenë në mbështetje të shtetit unitar dhe se vendosja e flamurit shtetëror nuk ka qenë asnjëherë problem për të. “Kam qenë gjithmon për shtet unitar, ka qenë edhe sugjerim i ambasadorëve të huaj në vend, sepse në takimet…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar lidhur me largimin sistematik të shqiptarëve nga pozitat vendimmarrëse, përjashtimin e tyre nga bordet, komisionet, këshillat drejtuese dhe institucionet shtetërore, ku pikërisht sot në Klinikën e Hematologjisë, një komision profesional me përgjegjësi të drejtpërdrejtë për trajtimin e pacientëve me sëmundje malinje, nuk është gjetur vend as për një mjek shqiptar. Sipas BDI-së, kjo gjendje që po ndodh me eliminimin e shqiptarëve nga institucionet profesionale shëndetësore nuk është rastësi, por është dëshmi se Qeveria VMRO–VLEN po ndërton institucione monoetnike, ndërsa VLEN, në vend që të mbrojë përfaqësimin e shqiptarëve, hesht dhe legjitimon çdo vendim diskriminues.…

Lexo më Shumë

Shkruan Iljas Veseli, ish – kryetar i Komunës Saraj dhe kryetar i Degës së BDI-së Kanë guxim t’u hakmerren e t’i kërcënojnë gazetarët shqiptarë, raportojn mediat shqiptare dhe punëtorët administrativë shqiptarë, ndërsa për Stoilkoviçin e mediat maqedone nuk thonë as edhe një fjalë të vetme, bile edhe kur i ngushtojn publikisht nëpër komunat e tyre. Heshtja është standardi i tyre në raport me palën tjetër. Hakmarrja politike ndaj gazetarëve dhe punëtorëve është e papranueshme dhe cenon lirinë e shprehjes, dinjitetin e njeriut dhe të drejtën për të punuar pa presion politik. Askush nuk duhet të jetë objekt kërcënimesh apo hakmarrjeje…

Lexo më Shumë

Përbërja e re e Komisionit për Sëmundje Malinje Hematologjike ka nxitur reagime dhe pikëpyetje lidhur me përfaqësimin etnik në një nga trupat më të rëndësishëm profesionalë të sistemit shëndetësor. Sipas vendimit të publikuar, nga gjithsej 10 anëtarë dhe zëvendësanëtarë të emëruar në Komision, nuk figuron asnjë mjek shqiptar. Ky zhvillim vjen pasi në mandatin e kaluar Komisioni drejtohej nga një mjek shqiptar, gjatë së cilit u hartuan rregullorja e punës, protokollet, sistemi për trajtimin e rasteve urgjente dhe modeli organizativ i funksionimit të këtij trupi profesional. Mungesa e përfaqësimit shqiptar ka hapur debat nëse vendimi pasqyron në mënyrë të drejtë…

Lexo më Shumë

Një situatë e pazakontë ka ndodhur mes një mediaje dhe një figure politike. Sipas dokumenteve të siguruara nga Almakos.com, një përmbajtje e portalit është raportuar në Facebook për shkelje të pretenduar të pronësisë intelektuale, ndërsa si raportues figuron emri i Bilall Kasamit, njëri nga bashkëkryetarët e koalicionit VLEN dhe kryetar i Komunës së Tetovës. Nga ana tjetër, statusi i faqes së Almakos.com tregon se media nuk ka asnjë shkelje të standardeve të Meta-s, ndërsa rasti lidhet me një pretendim për të drejta autoriale. Në reagimin e saj, redaksia e Almakos.com vlerëson se raportimi vjen si pasojë e publikimit të vazhdueshëm…

Lexo më Shumë

Burimet e ALSAT bëjnë të ditur se makina sapo është gjetur e përmbysur dhe rënë në afërsi të kufirit me Kosovën. SIpas disa të dhënave të mëhershme, 2 prej personave mendohet se janë marrë nga aeroporti i Shkupit dhe përgjatë rrugës për në Kosovë, ende pa kaluar kufirin, janë rrëzuar. Në media, një ditë më parë u raportua për tre personat e raportuar të zhdukur, ndërkohë që familjarët e tyre apelonin për ndihmën e qytetarëve në lokalizimin e tyre. Sipas njoftimit nga familjarët, bëhej fjalë për Ejup Ternavën, Çenet Ternavën dhe Fatmire Shabanin, të cilët ishin parë për herë të…

Lexo më Shumë

Koordinatori i këshilltarëve të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) në Qytetin e Shkupit, Abdul-Selam Selami, ka reaguar ndaj vendosjes së një tabele vetëm në një gjuhë nga Kryetari i Qytetit të Shkupit, duke kërkuar korrigjimin e menjëhershëm të saj në përputhje me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve. Në reagimin e tij, Selami shpreh shqetësimin për, siç thekson, mosrespektimin e dygjuhësisë dhe vlerëson se ky veprim bie ndesh me detyrimet ligjore dhe me karakterin shumetnik të kryeqytetit. Ai kërkon që tabela të zëvendësohet sa më parë, duke theksuar se Shkupit duhet t’i rikthehet fryma e multikulturalizmit, bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë,…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka pritur në një takim në Ambasadë deputetin dhe ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, Salih Murat, të cilin e uroi për angazhimin e tij të ri në Kuvend. Sipas ambasadorit Meidani, gjatë takimit u diskutua për zhvillimet politike në vend, funksionimin e institucioneve, përfaqësimin e drejtë të komuniteteve, si dhe rëndësinë e ruajtjes së kohezionit shoqëror në një shtet multietnik. Meidani theksoi se Marrëveshja e Ohrit e vitit 2001 vendosi parimin që çështjet që lidhen me identitetin, gjuhën, kulturën dhe arsimin nuk mund të vendosen mbi një komunitet, por duhet…

Lexo më Shumë

Shkruan: Prof.Dr. Metin İzeti Universiteti i Tetovës krahas asaj qe është një institucion arsimor; ai është produkt i një sakrifice sublime, një dëshirë e kahmotshme dhe një ideal i paarritur për dekada me radhë nga breza të tërë. Si i tillë, ai mbart mbi supe një peshë historike dhe kombëtare që shkon përtej mureve të amfiteatrit. Në këtë ngrehinë të shenjtë të dijes, çdo pedagog mban një përgjegjësi absolute për imazhin dhe dinjitetin e universitetit. Pedagogu nuk është vetëm një shpërndarës i informacionit shkencor, por është, para së gjithash, një model i integritetit moral dhe profesional. Imazhi i universitetit reflektohet…

Lexo më Shumë

Në kujtim të Hamad bin Khalifa Al Thani (1952–2026) “Unë ju besoj përgjegjësinë për të këmbëngulur në të vërtetën, pavarësisht se sa shumë mund të ndryshojnë ditët dhe rrethanat… Kauza për palestininën është fati ynë; Kudsi do të mbetet kryeqyteti ynë i përjetshëm. Kauza për palestinën nuk është vetëm kauza e palestinezëve; është një kauzë humanitare dhe islame.” | Hamad bin Khalifa Al Thani, ish-Emir i Katarit
(Deklaratë thënë më 25 qershor 2013). Jeta dhe formimi I lindur në Doha në vitin 1952, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani kreu arsimin fillestar në Katar përpara se të ndiqte Akademinë Mbretërore Ushtarake…

Lexo më Shumë

Kadir Ismaili ka bërë të ditur se ka pritur në zyrat e tij në Tetovë përfaqësues të Dhomës së Tregtisë Kinë–Maqedonia e Veriut, në një takim të përqendruar te forcimi i bashkëpunimit ekonomik dhe krijimi i mundësive të reja për investime. Sipas Ismailit, pika kryesore e vizitës ishte dialogu konstruktiv me z. Zhao Long Shao, gjatë të cilit u diskutuan në detaje mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet korporatave shqiptare dhe kineze. Ai theksoi se takimi ofroi një udhërrëfyes të qartë për mënyrën se si partneriteti Kinë–Maqedonia e Veriut mund të shfrytëzohet për të nxitur rritjen ekonomike, zhvillimin e biznesit…

Lexo më Shumë