Author: IM

Gjykata Federale e Zvicrës ka rrëzuar më 5 gusht 2026 ankesën e Prokurorisë së Cyrihut lidhur me përdorimin e të dhënave të platformës së koduar SkyECC në një proces penal për trafik droge. Çështja lidhet me një të akuzuar të dënuar me 10 vjet e 9 muaj burg për vepra të rënda narkotike. Prokuroria pretendonte se komunikimet e dekriptuara të SkyECC ishin prova kyçe për të vërtetuar trafikimin e kokainës. Gjykata Federale nuk e shqyrtoi në themel nëse të dhënat e SkyECC ishin të pranueshme si prova. Ajo vendosi se ankesa ishte e papranueshme në këtë fazë, pasi vendimi i…

Lexo më Shumë

Një ish-punonjës i Agjencisë për Komunikime Elektronike (AKE) ngre dyshime për nepotizëm, konflikt interesi dhe favorizim në një procedurë punësimi në këtë institucion. Sami Bajrami nga Kumanova, i cili për një vit ka punuar si magazinier në AKE, pretendon se në konkursin ku kishte aplikuar edhe ai është përzgjedhur Besim Jahiu, për të cilin Bajrami thotë se është djali i baxhanakut të drejtorit të Agjencisë, Nusret Halitit. Sipas sqarimit të Sami Bajramit, nga gjithsej 10 persona që kanë qenë të angazhuar me kontrata pune në Agjencinë për Komunikime Elektronike (AKE), nëntë prej tyre u është vazhduar kontrata me automatizëm në…

Lexo më Shumë

Në 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, një prej momenteve më të rëndësishme për paqen dhe të ardhmen e Maqedonisë së Veriut, sjellim një intervistë ekskluzive me ish-Kryeministrin dhe ish-Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta. Për rolin e Shqipërisë, aktorëve politikë dhe ndërkombëtarë, si dhe për rëndësinë e kësaj marrëveshjeje 25 vite më pas, Meta flet në një intervistë me gazetarin Emad Mehmeti, për TV Shenja dhe Almakos. Z. Meta, këto ditë u përkujtua 25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit. Çfarë përfaqëson Marrëveshja e Ohrit, sipas jush, pas 25 vitesh? Meta: Për mua Marrëveshja e Ohrit përfaqëson triumfin e Paqes përmes Drejtësisë ndaj…

Lexo më Shumë

Një grup hoxhallarësh nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Presheva morën pjesë në hapjen zyrtare të Panairit të 11-të Ndërkombëtar të Librit Arab në Stamboll, të organizuar nga OKH Merhamet. Pjesëmarrja u bë me ftesë të kryetarit të panairit, Dr. Muhamed Ağırakça, ndërsa aktiviteti bashkoi botues, autorë, studiues dhe dashamirës të librit arab nga vende të ndryshme të botës. Në këtë edicion marrin pjesë më shumë se 300 shtëpi botuese, duke e shndërruar panairin në një prej takimeve të rëndësishme ndërkombëtare për botimin, dijen dhe kulturën arabe. Pjesëmarrësit nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Presheva e vlerësuan këtë aktivitet si…

Lexo më Shumë

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup ka hapur zyrtarisht aplikimin online për regjistrimin e studentëve në vitin akademik 2026/2027. Të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar mund të aplikojnë përmes platformës elektronike të universitetit në portal.unt.edu.mk/apply, ku është vendosur edhe video udhëzuese për procedurën e aplikimit. Sipas konkursit të publikuar, në dispozicion janë gjithsej 1.957 vende të lira në 8 fakultete, duke ofruar mundësi studimi në fusha të ndryshme akademike dhe profesionale. Dorëzimi i dokumenteve për afatin e parë të regjistrimit do të realizohet më 24, 25 dhe 26 gusht 2026, në ambientet e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup. Kandidatët duhet…

Lexo më Shumë

Në ceremoninë e varrimit të drejtorit operacional të Alsat-M, Lirim Hajredini, kryeredaktori i televizionit, Admir Qose, mbajti një fjalim përkujtimor, duke vlerësuar lart kontributin profesional dhe njerëzor të Hajredinit. Qose tha se sot Alsat-M i jep lamtumirën një kolegu të palodhur, një miku të rrallë dhe një prej shtyllave më të rëndësishme të televizionit. “Për më shumë se 15 vjet, Lirimi ishte pjesë e pandashme e familjes sonë profesionale. Si drejtor operativ, ai nuk ishte vetëm një drejtues i aftë. Ai ishte mendja e mprehtë që gjente zgjidhje aty ku të tjerët shihnin pengesa”, u shpreh Qose. Ai theksoi se…

Lexo më Shumë

Hoxhallarë nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Presheva vizituan Universitetin Ndërkombëtar të Shkencave Islame dhe Teknologjisë në Turqi, ku u pritën nga Prof. Dr. Mehmet Görmez. Gjatë vizitës u zhvillua një takim i përbashkët, ku Görmez prezantoi vizionin, misionin dhe objektivat e universitetit, si dhe planet për zhvillimin e projekteve që synojnë ta shndërrojnë këtë institucion në një qendër të rëndësishme të dijes, arsimit dhe kërkimit shkencor në fushën e shkencave islame dhe teknologjisë. Në takim u shkëmbyen mendime mbi rëndësinë e dijes, arsimit dhe institucioneve bashkëkohore në zhvillimin e shoqërive, ndërsa pjesëmarrësit e vlerësuan vizitën si një mundësi të…

Lexo më Shumë

Prej katër ditësh sistemi informatik i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut raportohet se është jashtë funksionit, duke lënë qytetarët pa mundësi për të kryer një sërë shërbimesh. Në redaksinë tonë kanë mbërritur ankesa nga qytetarë të cilët thonë se janë drejtuar në Fond për të marrë dokumente dhe për të kryer procedura, por janë kthyer pa shërbim. Sipas tyre, problemi vazhdon edhe sot dhe nuk ka një afat të qartë se kur sistemi do të rikthehet në funksion. Mes shërbimeve që aktualisht raportohet se nuk mund të kryhen janë marrja e vërtetimeve për stazhin e…

Lexo më Shumë

Shkruan: Fejzi HAJDARI Marrëveshja e Ohrit nuk ishte premtim për shqiptarët. Ishte obligim për shtetin! Më 12 dhe 13 gusht do të shënohen 25 vjet nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit.Një çerek shekulli. Njëzet e pesë vjet nga një marrëveshje që i dha fund konfliktit të vitit 2001 dhe që duhej të hapte një kapitull të ri për marrëdhëniet ndëretnike, për barazinë, për përfaqësimin e drejtë dhe për përdorimin e gjuhës shqipe. Por sot, 25 vjet më pas, pyetja nuk është vetëm: Çfarë është zbatuar? Pyetja shumë më e rëndësishme është: Çfarë nuk është zbatuar? Dhe mbi të gjitha: Pse nuk…

Lexo më Shumë

Gazetari dhe publicisti Seladin Xhezairi përmes një postimi ka publikuar disa fotografi të shenjave të reja të vendosura vetëm në gjuhën maqedonase në autostradën Tetovë – Shkup duke ironizuar në postimin e tij për mospërfilljen e gjuhës shqipe dhe mos respektimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, shkruan Top24. Në postimin e tij Xhezairi i ka vlerësuar këto shenja si “Bukuri që vret: Prap’embrapsht!”

Lexo më Shumë

Pas Iber Cup në Barcelonë, ku kishte shkëlqyer me lojëra të bukuara dhe gola të shumtë, talenti i futbollit nga Kumanova, Rexhail Bajrami, vazhdoi me paraqitjet e tija fantastike edhe në turneun katërditor “Euromilk” në Shkup, në të cilin morën pjesë skuadra nga mbarë vendi me futbollistë deri në moshën 15-vjeçare. Bajrami, i cili është pjesë e skuadrës Euro-Sport nga Kumanova, nën drejtimin e trajnerit profesor, Avni Nuhiu, ishte i pandalshëm edhe në këtë turne, duke shënuar plot 17 gola, dhe duke u kurorëzuar si golashënuesi më i mirë i turneut. Pas këtij suksesi, babai i tij, Mesut Bajrami, ka…

Lexo më Shumë

Metin Izeti Ideja se “jam i pazëvendësueshëm” dhe se “pa mua gjërat shemben” përbën një nga ndërtimet më komplekse dhe paradoksale të psikikës njerëzore. Nga jashtë, kjo bindje shfaqet si vetëbesim i palëkundur, përkushtim heroik dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme—cilësi që shoqëria jo rrallë i vlerëson dhe i shpërblen. Por në thellësi, ajo ndërtohet si një kështjellë mbrojtëse kundër brishtësisë ekzistenciale dhe ankthit që lind nga vetëdija për kufijtë tanë. Ky iluzion nuk është vetem një çuditshmëri personale; është një fenomen që përshkon strukturat familjare, organizative e madje kulturore, duke u maskuar shpesh si altruizëm apo përkushtim. Ai ushqehet nga një…

Lexo më Shumë