Shtëpia Botuese Logos-A sjell për lexuesit librin “Islami, Iluminizmi dhe e Ardhmja”, të autorit dhe mendimtarit bashkëkohor turk İbrahim Kalın.
Përmes një sërë esesh filozofike dhe intelektuale, autori trajton themelet konceptuale të botës moderne, duke nxitur reflektimin mbi raportin ndërmjet Islamit dhe Iluminizmit, si dhe mbi kontributin e traditës islame në debatet dhe sfidat e shoqërisë bashkëkohore.
Libri ofron një perspektivë të thelluar mbi çështjet filozofike, kulturore dhe intelektuale që formësojnë të tashmen dhe të ardhmen.
Logos-A – Frymëzimi vazhdon…



