Bekim Qoku ka bërë të ditur se, pas dekadash pritjeje, studentët shqiptarë do të mund ta japin Provimin e Jurisprudencës në gjuhën shqipe. Ai e cilëson këtë si një ditë historike, një të drejtë të jetësuar dhe një hap të rëndësishëm drejt barazisë gjuhësore.
“Kur ka vullnet, ka edhe rezultate. Sepse fjalët marrin kuptim kur pas tyre qëndrojnë veprat!
Ta gëzojnë të gjithë studentët shqiptarë këtë të drejtë!”



