Author: IM

Ja një version i përpunuar në formë lajmi gazetaresk: BDI-Çair: Përdhosja e muraleve të UÇK-së në përvjetorin e rënies së Komandant Telit është provokim i rëndë BDI – Dega Çair ka reaguar ashpër pas përdhosjes së muraleve në Çair, ku paraqiten figura dhe simbole të lidhura me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën e shqiptarëve. Në reagimin e saj, BDI-Çair dënon përdhosjen e muraleve me figurën e Adem Jashari, Komandant Telit, emblemës së UÇK-së dhe simboleve të tjera të luftës së shqiptarëve. Sipas BDI-së, rasti merr një peshë edhe më të madhe për shkak të kohës kur ka ndodhur, pikërisht…

Lexo më Shumë

Këshilltari komunal Shkëlzen Bekteshi ka ngritur shqetësimin për problemin e qenve endacakë në Strugë, duke theksuar nevojën për një zgjidhje konkrete dhe të qëndrueshme. Sipas Bekteshit, kjo çështje lidhet jo vetëm me sigurinë e qytetarëve, por edhe me imazhin e Strugës, veçanërisht në një periudhë kur qyteti pret një numër të madh turistësh. Ai thotë se konsultimet dhe komunikimi me qytetarët kanë konfirmuar nevojën që problemi të trajtohet sa më shpejt, ndërsa mënyra e zgjidhjes duhet të përcaktohet përmes propozimeve të mirëpërgatitura. Bekteshi kërkon që procesi të zhvillohet në mënyrë transparente dhe në funksion të interesit të përgjithshëm. “Si këshilltar,…

Lexo më Shumë

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar lidhur me heqjen e mbishkrimeve në gjuhën shqipe nga një vendkalim kufitar, duke ngritur pyetjen nëse në Maqedoninë e Veriut funksionon shteti ligjor dhe nëse ligjet zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët. Në një reagim publik, Ademi thekson se nuk dëshiron të polemizojë me zyrtarët e VLEN-it, por t’u drejtohet qytetarëve me pyetjen nëse ligjet vlejnë njësoj për të gjithë apo zbatohen vetëm kur i konvenojnë pushtetit. Në vijim shkrimi i plotë i Ademit: A ka shtet ligjor në Maqedoninë e Veriut apo s’ka fare? Sot nuk e…

Lexo më Shumë

Ndërmarrja Publike Rrugët Shtetërore vazhdon me të njëjtin avaz. E përjashton gjuhën shqipe nga tabelat rrugore të vendosura në vendkalimet kufitare. Tabela rrugore e vendosur në pikën kufitare Tabanoc ku thuhet “Mirë se vini në Republikën e Maqedonisë së Veriut” është në tre gjuhë, maqedonisht, anglisht dhe frengjisht por jo dhe në shqip. Ky veprim ka nxitur reagime të ashpra në opinion ndërsa ka reaguar edhe Bashkimi Demokratik për Integrim. Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, e ka cilësuar këtë si një veprim shqetësues që prek barazinë dhe përfaqësimin e shqiptarëve në shtet. “Sot, pa fijë shqetësimi u vendosën tabela shtetërore…

Lexo më Shumë

Pacientët me kancer sërisht kanë pasur mungesë të terapisë, prandaj sot protestuan para Klinikës së Onkologjisë. Ata kërkojnë zgjidhje për mungesën e vazhdueshme të terapisë sepse siç thonë pothuajse çdo muaj përballen me të njejtin problem.  Ana Marjanovq, organizata HEMA-ONKO “Kërkuam  buxhet më të madh dhe morëm buxhet më të madh. Tenderi u zhvillua në maj, kemi pasur disa ndërprerje në prokurimin e Onkologjisë gjatë gjithë verës. Në këtë pikë as nuk e dimë nëse Ministria e Shëndetësisë është vendi i duhur për t’u mbledhur, sepse kjo nuk është protestë dhe nuk do të jetë protestë, të paktën jo gjatë…

Lexo më Shumë

Pacientët onkologjikë nesër do të mbajnë protestë simbolike para Ministrisë së Shëndetësisë për shkak të mungesës së vazhdueshme të terapisë në Klinikën e Onkoligjisë. Për të mos u ekspozuar ndaj temperaturave të larta, vetëm disa pacientë do të marrin pjesë, për t’ua rikujtuar institucioneve se mungesa e vazhdueshme e terapisë onkologjike mbetet problem serioz për pacientët. Ana Marjanoviq nga shoqata “Hema-Onko” për TV24 tha se askush nuk pyet se si ndihen pacientët kur kthehen pa e marrë terapinë për shkak të shtyrjes ose mungesës së saj. Marjanoviq, e cila vetë është paciente onkologjike, theksoi se kjo i bën pacientët të…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka uruar qytetarët me rastin e 2 Gushtit – Ditës së Republikës, duke theksuar se kjo datë historike mbart mesazhin e ndërtimit të një shteti të bazuar në barazinë e qytetarëve dhe të të gjitha bashkësive që e përbëjnë. Në urimin e tij, Meidani rikujton fjalinë: “Çfarë Maqedonie do të ndërtojmë, të tillë do ta kemi”, duke theksuar se ky mesazh jehon nga dokumentet dhe ngjarjet që lidhen me 2 Gushtin dhe mbetet aktual edhe sot. Sipas ambasadorit shqiptar, vizioni i një shteti të ngritur mbi barazinë e qytetarëve dhe komuniteteve,…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj deklaratës së Bekim Qokut, duke e akuzuar liderin de facto të VLEN-it se me qëndrimet e tij po sulmon Marrëveshjen e Ohrit dhe arritjet që, sipas kësaj partie, kanë ndryshuar pozitën kushtetuese, institucionale dhe politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Në reagimin e saj, BDI vlerëson se deklarata e Qokut, sipas së cilës Marrëveshja e Ohrit “nuk është fitore për t’u krenuar”, përbën fyerje ndaj sakrificës së shqiptarëve dhe mohim të një marrëveshjeje që, sipas tyre, garantoi përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, përdorimin e gjuhës shqipe, decentralizimin, parimin e Badenterit dhe…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka uruar KF Shkëndija për fitoren e madhe ndaj skuadrës sllovene dhe kualifikimin në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Përmes një mesazhi publik, Meidani e cilësoi suksesin e skuadrës tetovare si të merituar, duke vlerësuar lojën spektakolare dhe shpirtin luftarak të futbollistëve. “Urime kampionëve të Shkëndijës së Tetovës për lojën spektakolare, fitoren e merituar ndaj skuadrës sllovene dhe kualifikimin në turin e tretë të Ligës së Konferencës! Kur luhet me zemër, karakter dhe krenari kuqezi, asnjë sfidë nuk është e pakalueshme. Sonte të gjithë festojmë me ju!”, ka shkruar ambasadori Meidani.…

Lexo më Shumë

Nga 23 deri më 26 korrik, Liqeni i Mavrovës ishte vendi ku u zhvilluan garat e 17-ta në peshkimin sportiv të vendeve të Adriatikut dhe Danubit. Organizator i këtij aktiviteti ishte Federata e Peshkatarëve Sportivë të Maqedonisë. Sipas organizatorëve, bëhet fjalë për një nga garat më të njohura ndërkombëtare në peshkimin sportiv të krapit. Në këtë aktivitet sportiv, Parku Kombëtar i Mavrovës ishte partner dhe mikpritës i garave, ku morën pjesë 21 ekipe të peshkatarëve sportivë nga Maqedonia e Veriut, Serbia, Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, si dhe Bullgaria. Garat në peshkimin sportiv zgjatën 50 orë, në përputhje me rregullat…

Lexo më Shumë

ANALIZË Ballkani po hyn në një nga kthesat më të rrezikshme të historisë së tij nën hijen e përplasjes së fuqive globale. Ndërsa opinioni publik ndërkombëtar dhe aktorët rajonalë duken të përqendruar në krizat e tyre të brendshme, zhvillimet që vijnë nga Beogradi po ngjallin shqetësime serioze. Lëvizjet në pikat strategjike të rajonit kanë shtuar debatet mbi sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan. Sipas këtij vlerësimi, rreziku i një përshkallëzimi të ri nuk mund të përjashtohet. 🔴 Shqipëria në trazira, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut në heshtje Një nga boshtet e krizës po zhvillohet në Tiranë dhe Shkup. Shqipëria prej javësh…

Lexo më Shumë

Reportazh; Semi Mehmeti – Almakos Kur flitet për Kinën, shumëkush ende mendon për fabrikat, prodhimin masiv dhe qytetet gjigante. Megjithatë, realiteti i sotëm është shumë më kompleks. Kina po përpiqet të pozicionohet si një nga liderët botërorë në inteligjencën artificiale, robotikë, automjete elektrike, aviacion dhe teknologji mjekësore. Në qytetet Pekin dhe Chengdu, tradita mijëravjeçare bashkëjeton natyrshëm me laboratorët ku po ndërtohen teknologjitë që pritet të ndryshojnë mënyrën se si njerëzit do të jetojnë, udhëtojnë dhe kurohen në dekadat e ardhshme. Kina e së ardhmes: Robotë që operojnë pa bisturi, taksi fluturuese dhe qytete ku tradita ecën krah për krah me…

Lexo më Shumë