Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Qoku, ka reaguar publikisht pas incidentit të ndodhur një ditë më parë në pikën kufitare të Qafë Thanës, ku ai, së bashku me dy zyrtarë të tjerë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, pretendon se u përballën me një ndalim të pashpjegueshëm nga autoritetet shqiptare. Sipas Qokut, ai, një deputet tjetër dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë u mbajtën për më shumë se një orë në kufi pa marrë asnjë sqarim zyrtar. Fillimisht, atyre iu lejua kalimi, por më pas njërit prej shoqëruesve të tyre iu refuzua hyrja në Shqipëri. Për këtë arsye, ata vendosën të…
Author: IM
Ja pse u ndaluan në kufi të Shqipërisë përfaqësuesit e VLEN-it. Flet eksperti Karamuço Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka dhënë detaje mbi ndalimin e deputetëve nga Maqedonia e Veriut në pikën kufitare të Qafë Thanës, duke deklaruar se masa nuk lidhet drejtpërdrejt me protestat në Shqipëri, por me dyshime të ngritura prej kohësh nga institucionet shqiptare për aktivitet ekstremist. Sipas Karamuços, personat në fjalë kanë qenë në vëmendje të autoriteteve shqiptare dhe për një prej tyre ekzistojnë dyshime se financohet nga vende që ai i cilësoi “jo mike” me Shqipërinë. “Ky nuk është rasti i parë. Këta persona janë…
Disa zyrtarë nga Maqedonia e Veriut janë përballur me ndalesë për hyrje në Shqipëri, raporton TV21. Bëhet fjalë për koordinatorin e grupit parlamentar të VLEN-it, deputetin Bekim Qoku, deputetin Adnan Azizi dhe Hasim Murtezanin, zëvendëssekretar i përgjithshëm në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Sipas tyre, ngjarja ka ndodhur sot në pikën kufitare Qafë Thanë, ku ata tentuan të kalojnë kufirin me pasaporta diplomatike. Zyrtarët pretendojnë se janë mbajtur për rreth një orë në pritje, pa marrë sqarime. Pas një ore, një pjesëtar i policisë kufitare u ka bërë të ditur se tre prej tyre mund të vazhdojnë udhëtimin, ndërsa personi…
Në Mynih, përfaqësuesit më të lartë të bashkësive fetare prezantuan Deklaratën e Përbashkët të Forumit Bavarez për Dialogun „Feja dhe Integrimi“. Dokumenti dërgon një mesazh të qartë kundër antisemitizmit, urrejtjes ndaj myslimanëve dhe polarizimit shoqëror. Imami Benjamin Idriz e quajti atë në fjalimin e tij „Manifest i Besimit dhe Besueshmërisë“. Në Ministrinë e Brendshme të Bavarisë u prezantua një projekt që ishte zhvilluar që nga vjeshta e vitit 2025: Forumi i Dialogut „Feja dhe Integrimi“, një platformë e iniciuar nga Ministria e Brendshme dhe Integrimit, ku bashkëpunojnë përfaqësues të feve kryesore, institucione shkencore dhe organizata të shoqërisë civile. Një forum…
Iniciatori i protestave për të drejtën e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, Mevlan Ademi, ka reaguar sërish, duke kritikuar zvarritjen e procesit dhe ndryshimin e afateve të premtuara nga institucionet. Sipas Ademit, fillimisht ishte premtuar se çështja do të zgjidhej brenda një jave, ndërsa tani flitet për një periudhë prej më shumë se gjashtë muajsh. “Ndërkohë, gjenerata të tëra juristësh po diplomohen pa mundësinë ta japin provimin në gjuhën e vet. Çdo muaj vonesë do të thotë qindra të rinj që vazhdojnë të presin”, shkruan ai. Ademi kundërshton edhe idenë që provimi të zhvillohet pjesërisht në shqip…
Intervistë ekskluzive e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për portalin ‘Syri. Net’ Meta: Përshëndes nisëm e kongresmenit Wilson për hetimin e Narkoqeverisë. Protesta ishte dhe mbetet paqësore përballë një qeverie provokatore Z. Meta, dje u bë e ditur se Kongresmeni Joe Wilson kërkon që SHBA të bëjë hetime për situatën e përkeqësuar të narkotrafikut ku është përfshirë Shqipëria, si edhe rolin eventual ndihmues të institucioneve shqiptare. Si e shihni këtë nismë? Kongresmeni, Z. Joe Wilson është me shumë përvojë, jo vetëm në Kongres, por edhe në çështjet europiane dhe sidomos ato të rajonit tonë. Është një përkrahës i…
Fatmir Bytyqi Ditët e fundit, sërish, si jehonë e një kohe autoritare që mendoja se e kishim lënë pas, u imponua një tezë: se partia u ka dhënë gjithçka njerëzve. E thënë ndoshta si mesazh lojaliteti, por e përjetuar si përkujtim se individi duhet të mbetet përjetësisht borxhli. Sikur njeriu të ishte produkt politik, e jo person me punë, qëndrim, biografi, integritet dhe kontribut publik. Kjo më shtyu të mendoj për një pyetje thelbësore: kush kë e lartëson – partia njerëzit apo njerëzit partinë? Përgjigjja, të paktën për mua, është e qartë. Asnjë parti politike nuk lind si institucion më…
Reagimi i deputetit të VLEN-it, Adnan Azizi, ndaj zhvillimeve politike në Shqipëri ka ngritur pikëpyetje mbi arsyen e përfshirjes së tij në debatet e brendshme të shtetit shqiptar. Azizi akuzoi BDI-në për propagandë dhe etiketime politike, duke e lidhur këtë edhe me institucionet e Shqipërisë. Por, pothuajse në të njëjtën kohë, ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Besfort Lamallari, dha një mesazh të fortë pas shpalljes “non grata” të Igballe Berishës. Ai deklaroi se kjo masë nuk do të mbetet rast i izoluar dhe se nuk do të hezitojë të ndërmarrë të njëjtin veprim edhe ndaj personave të tjerë që nuk…
Ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë, Besfort Lamallari, ka deklaruar se shpallja “non grata” e Igballe Berishës nuk do të mbetet një rast i izoluar. Ai theksoi se institucionet shqiptare do të ndërmarrin të njëjtën masë ndaj çdo shtetasi të huaj që, sipas autoriteteve, vepron kundër interesave të Shqipërisë ose promovon agjenda që bien ndesh me orientimin evropian të vendit. Sipas Lamallarit, vendimi ndaj Igballe Berishës u bazua në deklaratat e saj publike, të cilat ai i cilësoi si propagandë në mbështetje të khameneizmit. Ai shtoi se, duke qenë se Kuvendi i Shqipërisë e ka cilësuar Iranin si shtet…
Koalicioni VLEN të mërkurën konfirmoi kandidatët për tre pozitat ministrore që do t’i marrë në kuadër të rikonstruimit të Qeverisë, duke emëruar profesorin universitar Jeton Shasivari për ministër të Drejtësisë, Agon Feratin për ministër për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive dhe Sedat Sulejmanin për ministër të Kulturës dhe Turizmit – të tre nga Tetova. Së bashku me ministrin e Ekonomisë, Besar Durmishi, numri i ministrave të VLEN-it arrin në katër. Me këto zgjidhje kadrovike, VLEN e përmbyll ndarjen e resorëve të dakorduar në kuadër të rikonstruimit të Qeverisë, i cili vjen pas ndryshimeve në shumicën qeverisëse. Në përbërjen e re qeveritare, funksionet…
Shtëpia Botuese Logos-A ka botuar librin më të ri të gazetarit të mirënjohur Mehmet Kalisi, me titull “Sfera publike e lëngshme: Mediet sociale, opinioni publik dhe (pa)mundësia e dialogut Kosovë–Serbi”. Vepra e re trajton ndikimin e mediave sociale në formësimin e opinionit publik, duke e analizuar këtë fenomen në kontekstin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në këtë libër, autori Kalis ndërthur reflektimin filozofik me hulumtimin empirik, duke argumentuar se rrjetet sociale nuk janë vetëm mjete komunikimi, por edhe hapësira ku ndërtohen narrativa, perceptime dhe realitete shoqërore që ndikojnë në proceset politike dhe shoqërore. Me këtë botim, Logos-A sjell para…
Kryetari i Klubit të të Rinjve Shqiptarë në Kroaci, Rinor Bugujevci, dhe studenti nga lëvizja studentore, Zijahudin Elezi, kanë dhënë një intervistë ku flasin për letrën e dërguar eurodeputetit Davor Ivo Stier. Në intervistë, ata shpjegojnë arsyet e kësaj nisme, përmbajtjen e letrës dhe synimet për ta ngritur në institucionet evropiane çështjen e kërkesave të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht lidhur me të drejtën për ta dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe. Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun në vijim. https://www.youtube.com/live/UWipFlp4CpU?si=mjJcbPgRikAPXvUw

