Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka publikuar në Facebook fotografi me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, duke e shoqëruar postimin me një mesazh për marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Maqedonia dhe SHBA-ja, aleancë e bazuar në besim, mbështetje dhe miqësi”, ka shkruar Mickoski.
Përmes këtij postimi, kryeministri ka vënë në pah partneritetin mes Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara, ndërsa vizita e tij në Uashington është zhvilluar në kuadër të takimeve dhe aktiviteteve që synojnë forcimin e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve.
Kujtojmë se Mickoski gjatë qëndrimit në SHBA ka zhvilluar takime edhe me përfaqësues të Kongresit amerikan, ku është diskutuar për partneritetin strategjik, interesat e përbashkëta dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit.



