Almakos mëson nga burime jo zyrtare se njëri prej personave të dyshuar për përfshirjen në vrasjen e 26-vjeçarit A.M., e cila ndodhi kohë më parë në lagjen Dyqanxhik të Shkupit, është kapur nga policia.
Sipas informacioneve tona, personi i dyshuar është arrestuar në një shtet fqinj të Maqedonisë së Veriut.
Deri tani, këto informacione nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga institucionet kompetente. Policia pritet të japë më shumë detaje lidhur me rastin, identitetin e të dyshuarve dhe rrethanat e ngjarjes.
Almakos do të ndjekë zhvillimet dhe do të raportojë për çdo informacion të ri të konfirmuar.



