Author: IM

Partitë politike turke dhe organizatat e shoqërisë civile në Maqedoninë e Veriut u shprehën njëzëri se Propozim-ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, i cili po shqyrtohet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, përmban një sërë mangësish dhe se, në formën aktuale, rrezikon të drejtat e komuniteteve më të vogla etnike, veçanërisht të komunitetit turk. Sipas tyre, ky propozim-ligj duhet të ndryshohet ose të plotësohet me mekanizma më të qartë dhe më efektivë mbrojtës. Lidhur me këtë çështje kanë reaguar Lidhja e Organizatave Joqeveritare Turke në Maqedoni (MATÜSİTEB), organizatë turke që përfaqëson 72 shoqata joqeveritare anëtare të saj, Partia Demokratike…

Lexo më Shumë

Klubi i vëzhguesve Kalkan, me mbështetjen e TİKA-s, organizon për herë të XVIII në Maqedoninë e Veriut Kampin Veror Ndërkombëtar të Skautëve. Me mbështetjen e TİKA-s dhe në organizim të Shoqatës Kalkan me seli në Tetovë, në qytetin e Ohrit u mbajt ceremonia hapëse e Kampit Veror Ndërkombëtar të Skautëve. Kampi veror, i cili këtë vit organizohet për herë të 18-të në Ohër, mirëpret 300 skautë nga Turqia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Lexo më Shumë

Nesër me fillim në ora 19.30 në Filharmonia e RMV-së në Shkup, nën organizimin e Shoqatës Kulturore “Ensar”, Institutit Yunus Emre dhe HalkBank do të mbahet koncerti i muzikës sufiste, në të cilin do të performojnë artisti i njohur Burhan Shaban dhe këngëtari nga Turqia Mustafa Demirci, ndërkaq sipas organizatorëve ky organizin nuk do të jetë thjesht një aktivitet muzikor, por edhe një takim kulturor e shpirtëror. Artisti Mustafa Demirci: “Muzika është një mjet që e afron njeriun me Zotin” Artisti Mustafa Demirci gjatë konferencës për media, u ndal tek dimensioni shpirtëror i muzikës sufiste, duke theksuar se sufijtë e…

Lexo më Shumë

Nesër me fillim në ora 19.30 në Filharmonia e RMV-së në Shkup, nën organizimin e Shoqatës Kulturore “Ensar”, Institutit Yunus Emre dhe HalkBank do të mbahet koncerti i muzikës sufiste, në të cilin do të performojnë artisti i njohur Burhan Shaban dhe këngëtari nga Turqia Mustafa Demirci, ndërkaq sipas organizatorëve ky organizin nuk do të jetë thjesht një aktivitet muzikor, por edhe një takim kulturor e shpirtëror. Burhan Shaban: “Të ngjitesh në skenë në qytetin tënd është një ndjenjë e papërshkrueshme” Artisti shkupjan, Burhan Shaban tha se performimi në qytetin ku ka lindur dhe është rritur ka një domethënie të…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër drejtuesit socialistë. Burime për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu raportojnë se në qendër të diskutimeve do të jenë përgatitjet e zgjedhjeve lokale 2027 dhe organizimi në bazë. Mbledhja do të mbahet në selinë rozë. Kjo mbledhje vjen pak ditë pasi Rama zhvilloi mbledhje të përbashkët të kabinetit qeveritar dhe grupit socialist.

Lexo më Shumë

Anëtari i Kryesisë së LSDM-së, Agron Demiri, ka reaguar lidhur me publikimin e fotografive të ish-kryeministrit Zoran Zaev në një jaht privat në Greqi, duke vlerësuar se bëhet fjalë për një përpjekje të qëllimshme për krijimin e sensacionit në opinion. Sipas Demirit, qarqe të caktuara politike prej vitesh ndërtojnë narrativa të bazuara në urrejtje dhe etiketim, ndërsa tani po tentojnë ta paraqesin si skandal diçka që, sipas tij, nuk përbën as shkelje dhe as problem ligjor. “Çdo politikan duhet të jetë subjekt kritikash kur ekzistojnë argumente për këtë, por askush nuk meriton të jetë cak i diskreditimeve të vazhdueshme vetëm…

Lexo më Shumë

Studenti shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Zijahudin Elezi, ka bërë të ditur se bashkë me Rinor Bugujevcin, kryetar i Klubit të të Rinjve Shqiptarë në Kroaci, po e ngrejnë në nivel ndërkombëtar kërkesën e studentëve shqiptarë për ta dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe. Përmes një reagimi publik, Elezi theksoi se prej muajsh studentët shqiptarë në vend po kërkojnë të drejtën për ta zhvilluar këtë provim në gjuhën amtare, duke e cilësuar kërkesën si të drejtë dhe në përputhje me statusin kushtetues të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut. Ai njoftoi se i kanë dërguar një letër eurodeputetit kroat,…

Lexo më Shumë

Organizata STEP+ ka nisur zyrtarisht zbatimin e aktiviteteve të projektit evropian Leaders4Future, duke hapur një pikë të re mbështetëse për sipërmarrjen e grave të reja. Në qendër të kësaj nisme është Luisa Residi, e cila po udhëheq aktivitetet lokale të projektit dhe angazhimin e të rejave në rrugën drejt sipërmarrjes. Pika e re mbështetëse synon të fuqizojë vajzat dhe gratë e moshës 18 deri në 30 vjeç, duke u ofruar mentorim, orientim profesional dhe mundësi konkrete për zhvillimin e ideve të biznesit dhe shndërrimin e tyre në iniciativa të qëndrueshme. Hapja e kësaj pike vjen pas pjesëmarrjes së ekipit rinor…

Lexo më Shumë

Eko Fluid vazhdon të konsolidojë rolin e saj si partner i përgjegjshëm dhe i besueshëm në sistemin e menaxhimit të vajrave motorikë të përdorur, duke dëshmuar përkushtim të vazhdueshëm ndaj mbrojtjes së mjedisit, përputhshmërisë me kërkesat ligjore dhe përmirësimit të vazhdueshëm të sistemit. Pas aktiviteteve të suksesshme të realizuara gjatë vitit të kaluar, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka miratuar Raportin Vjetor të Eko Fluid për menaxhimin e vajrave motorikë të përdorur. Ky vendim përbën një konfirmim të rëndësishëm të punës së përgjegjshme, transparencës dhe stabilitetit të sistemit që kompania zhvillon dhe zbaton. Ky vlerësim institucional dëshmon besimin…

Lexo më Shumë

Xhevdet Pozhari Edi Rama kujdo që e refuzon sundimin e tij (se ndryshe nuk mund të quhet një pushtet çerek shekulli), po i vë epitete. Ai e pretendon të pamundurën: Shqipëria t’i takojë vetëm atij dhe atyre që e përkrahin qeverinë e tij. Pra, as shqiptarët që janë larguar për një jetë më të mirë, as ata që padrejtësisht mbetën jashtë kufijve shqiptarë, sipas mendësisë moderne diktatoriale, nuk kanë asnjë të drejtë mbi Shqipërinë. Ata shqiptarë duhet t’i kqyrin veç punët e tyre kudo që ndodhen, e për Shqipërinë i takon të mendoj vetëm Rama. Ose mund të flasësh, por…

Lexo më Shumë

Shtëpia botuese Logos-A ka sjellë për lexuesit librin me titull “Nënat që nuk bërtasin”, të autores Hatice Kübra Tongar. Vepra synon të promovojë një qasje të re në komunikimin mes nënës dhe fëmijës, duke vendosur në plan të parë mirëkuptimin, bashkëpunimin dhe kujdesin reciprok. Libri ofron këshilla dhe përvoja praktike për prindërimin e ndërgjegjshëm, ndërsa gjuha e thjeshtë dhe e kuptueshme e autores e bën leximin të lehtë dhe tërheqës për çdo prind. Po ashtu, ilustrimet e shumta e pasurojnë përmbajtjen dhe e bëjnë librin më të afërt me lexuesin. Me këtë botim, Logos-A vazhdon të sjellë vepra që frymëzojnë…

Lexo më Shumë

Deputeti i Partisë Socialiste, Pirro Vengu, ka reaguar lidhur me protestat që po zhvillohen prej 22 ditësh, duke theksuar se prioritet për Shqipërinë duhet të jetë forcimi i shtetit dhe jo destabilizimi i tij. Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, Vengu u shpreh se është “për një Shqipëri të fortë krahas brohoritjeve për një Shqipëri të re”, ndërsa renditi tre elemente që, sipas tij, përbëjnë bazën e rolit strategjik të shqiptarëve në Evropën Juglindore, ku një element i rëndësishëm është dhe ai i forcimit ekonomik, diplomatik dhe ndërkombëtar gjatë dekadës së fundit. “Së pari, avantazhi më i madh…

Lexo më Shumë