Sh. B. Logos-A gjatë këtyre ditëve ka nxjerr në dritën e botimit, veprën monumentale në dy vëllime të Mevlana Xhelaleddin Rumiut “Divani Kebir”. Botimi i veprës “Divani Kebir” nga Logos-A, përbën një ngjarje të rëndësishme kulturore dhe një mundësi të çmuar për lexuesin shqiptar që të njihet nga afër me mendimin, filozofinë dhe universin poetik të njërit prej figurave më të mëdha të letërsisë dhe spiritualitetit botëror. Postimi i Logos-A në vijim: Si një sihariq për lexuesin e gjerë Logos-A sjell veprën monumentale në dy vëllime të Rumiut, “Divani Kebir”. Në këtë vepër e cila llogaritet si pjesë e kulturë…
Author: IM
Metin İzeti Nuk bën jezitërinë, djallëzinë e ligësinë — se ata që janë vrarë, e ranë dëshmimëtarë, ranë për një të vërtetë, q’ajo na nderon në jetë. (Naim Frashëri, Qerbelaja) I. Muharrem — kufiri ku koha pushon së rrahuri Ka muaj që kalojnë si ujë i qetë — pa ngjyrë, pa zhurmë, pa gjurmë. Dhe ka muaj që mbajnë brenda vetes peshën e tërë historisë së njerëzimit, si një gur i hedhur thellë në fund të detit dhe që shkund ujërat edhe pasi ka rënë. Muharremi është pikërisht ky i dyti: muaji i parë i kalendarit hënor islam, muaji i…
Shtëpia Botuese Logos-A ka nxjerrë para lexuesve veprën më të re studimore me titull “Modernizimi i Shqipërisë dhe ‘Nacionalizmi i Ri Shqiptar’ (1920-1939)”, të autores Merjem Gashi. Në këtë botim të ri autorja trajton procesin e transformimit dhe modernizimit të Shqipërisë gjatë periudhës 1920–1939, duke analizuar njëkohësisht konceptin e “nacionalizmit të ri” shqiptar dhe ndikimin e tij në formësimin e identitetit kombëtar. Sipas autores, qëllimi kryesor i këtij nacionalizmi ishte krijimi dhe forcimi i ndërgjegjes kombëtare në një shoqëri që, ndonëse kishte shtetin e saj, ende nuk e zotëronte plotësisht këtë vetëdije. Libri trajton rolin e historisë, kulturës, arsimit, gjuhës,…
Në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore, Humanitare dhe Arsimore Ensar me seli në Shkup, Instituti Yunus Emre dhe Halkbank AD Skopje, do të organizohet koncerti i Muzikës Tasavufike, në të cilin do të performojë artisti i njohur nga trojet e Ballkanit, Burhan Şaban. Në njoftimin e bërë nga Shoqata Ensar lidhur me këtë aktivitet, thuhet: Ju ftojmë në një udhëtim të paharrueshëm në atmosferën qetësuese dhe shpirtërore të muzikës tasavufike. Në këtë mbrëmje të veçantë, që do t’i magjepsë zemrat, do të performojë artisti i njohur Burhan Shaban, ndërsa me ne do të jetë edhe mysafiri i nderit, artisti Mustafa Demirci.…
Gjatë një vizite në Bruksel, përfaqësuesi i Lëvizjes Studentore, Mevlan Ademi nga Lëvizja Studentore ka zhvilluar takim me Frederick Swinnen nga Komisioni Evropian dhe Clare Dowdle nga Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), ku është diskutuar për zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut, me theks të veçantë te sundimi i ligjit, zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe respektimi i të drejtave të komuniteteve. Sipas Ademit, gjatë takimit është theksuar nevoja që Bashkimi Evropian të tregojë të njëjtin fokus, vëmendje dhe përkushtim ndaj të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, ashtu siç vepron për komunitetet e tjera në…
Nga Prof. Dr. Agim Mamuti Tranzicioni socio-ekonomik i Shqipërisë po përballet me një nga pikat e veta më kritike të kthesës, e cila simbolizohet gjerësisht nga ajo që mund ta quajmë “Revolucioni Flamingo”. Ky fenomen nuk përfaqëson thjesht një lëvizje romantike mjedisore për mbrojtjen e habitateve të rrezikuara apo të specieve në zhdukje; nga pikëpamja e shkencave ekonomike dhe menaxhimit strategjik, ai shpërfaq një paradoks të thellë strukturor midis modelit tradicional të rritjes dhe nevojës emergjente për një paradigmë të re të zhvillimit të qëndrueshëm. Për të kuptuar këtë udhëkryq, analiza duhet shtrirë në tre dimensione plotësuese: atë makroekonomik, menaxherial…
Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka publikuar një reagim të fortë në rrjetet sociale, duke kritikuar ata që, sipas tij, nën petkun e patriotizmit, ambientalizmit apo ekspertizës, u shërbejnë agjendave të caktuara dhe më pas paraqiten si viktima të sulmeve. “Ata që jetojnë në shtëpi prej xhami, nuk duhet të hedhin gurë”, shkruan Meidani në fillim të reagimit të tij. Ai thekson se disa individë vetëofrohen si të akuzuar sa herë që hapen tema për interesa apo ndikime të caktuara, ndërsa shton se gjatë viteve të fundit kanë qenë ndër hartuesit, promovuesit ose mbrojtësit e interpretimeve…
Mefo Ismaili U interesova saktësisht se kush ka faj, por po ua lë atyre që u detyrohen qytetarëve të bëhen të zotët dhe t’i lidhin nja dy fjalë për fajtorin, nëse guxojnë, kuptohet! Por ama, për hir të qytetarëve shqiptarë, mund t’ua tregoj se si mund ta zgjidhin — prapë, nëse guxojnë! P.sh., të drejtat ekskluzive i ka Arena Sport! E ajo transmetohet tek ne përmes operatorëve të telekomunikacionit dhe kabllorëve. 1. Nëse VLEN ka autoritet dhe pushtet, atëherë ose ta detyrojë Arenën që, kushtimisht, të sigurojë komentim në shqip! (Komentatorët i kanë, p.sh., dy kolegët që u linçuan sot…
Tradita vazhdon edhe këtë verë në fshatin Kamjan të Tetovës, ku do të organizohet edicioni i radhës i turnirit të futbollit të vogël “Shaban Aliti 2026”. Organizatorët kanë bërë të ditur se turniri do të nisë më 20 qershor 2026, ndërsa interesimi i ekipeve pritet të jetë i madh edhe këtë vit. Për ekipet fituese janë paraparë këto shpërblime: 🏆 Vendi i parë – 200.000 denarë 🥈 Vendi i dytë – 100.000 denarë 🥉 Vendi i tretë – 50.000 denarë Pagesa për paraqitjen e një ekipi është 10.000 denarë. Turniri “Shaban Aliti” tashmë është shndërruar në një ngjarje tradicionale sportive…
Në seancën e sotme të Këshillit të Qytetit të Shkupit, koordinatori i grupit të këshilltarëve të BDI-së, Abdylselam Selami, kërkoi realizimin e disa projekteve kapitale infrastrukturore, me theks të veçantë në ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina”, i njohur më parë si rruga e Kaçanikut apo rruga drejt Kosovës. Selami theksoi se, me vendim të Qeverisë së kaluar, Qytetit të Shkupit i ishin ndarë 6 milionë euro për ndërtimin e këtij bulevardi, ndërsa 2 milionë euro për ndërtimin e rrethrrotullimit te semaforët e rrugës Slloveneçka. Sipas tij, projektet ideore dhe bazë janë përgatitur, është përcaktuar nevoja për shpronësim dhe janë kryer…
Në prag të Panairit të Librit në Prishtinë, SHB Logos-A ka prezantuar botimin më të ri të shkrimtarit dhe studiuesit Milazim Krasniqi, me titull “Kombi i rrezikuar nga vetvetja”. Vepra e botuar trajton çështje që lidhen me identitetin kombëtar, kohezionin shoqëror dhe sfidat me të cilat përballet shoqëria shqiptare në kohët moderne. Sipas autorit, lëvizje të ndryshme ideologjike që synojnë deislamizimin e Kosovës mund të ndikojnë në dobësimin e kohezionit kombëtar. Krasniqi argumenton se në etapat më të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare, nga Lidhja e Prizrenit deri te lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një rol të rëndësishëm kanë…
Një profil me përvojë të spikatur rajonale në fushën e komunikimeve elektronike i bashkohet AKEP-it. Jeton Akiku, i cili për pesë vitet e fundit ka drejtuar Agjencinë për Komunikime Elektronike të Maqedonisë së Veriut (AEK), i bashkohet kabinetit të Kryetarit të AKEP, Gentian Sala, në cilësinë e Këshilltarit. Me një eksperiencë mbi 12-vjeçare në sektorin e komunikimeve elektronike, Akiku sjell një kontribut të rëndësishëm profesional, të ndërtuar mbi ekspertizën në menaxhim dhe zhvillimin e politikave sektoriale. Gjatë karrierës së tij, ai ka mbajtur pozicione të rëndësishme drejtuese në sektorin e komunikimeve elektronike, duke fituar një njohje të thellë të sfidave…

