Author: IM

Shkruan: Burhanettin KAPUSUZOĞLU Pavarësisht të gjitha vështirësive dhe peripecive që forca njerëzore nuk mund t’i përballojë, ne jemi anëtarë të një qytetërimi që mban mbi supet e tij një kujtim të lodhur, por ende të gjallë të historisë dhe fatit. Në një gjeografi që për ne ka qenë fat dhe bekim, jemi trashëgimtarë të një vetëdijeje të madhe që e vlerëson ndërgjegjen, urtësinë, edukatën dhe njeriun si krijesën më të nderuar të Zotit. Për këtë arsye, për ne, qytetërimi, nuk është thjesht kujtimi i periudhave madhështore e së kaluarës, si një shprehje e rrënjëve të ekzistencës sonë, por është manifestimi…

Lexo më Shumë

Shkruan: Prof. Dr. Metin Izeti Në teatrin e madh të jetës, ku skenografia ndryshon me shpejtësinë e erërave dhe ku fatet shpesh tregtohen në tregun e interesave pragmatike, ekziston një monedhë që nuk e njeh zhvlerësimin: dinjiteti. Ai nuk është një stoli që vendoset për t’u dukur e as një titull që blihet me kapitullin e rradhës së suksesit financiar apo shoqëror. Dinjiteti është shtylla kurrizore e padukshme e shpirtit, ajo që mban njeriun në këmbë edhe kur bota bën çmos ta detyrojë të bjerë në gjunjë. Të bësh kompromis me rrethanat është shpesh shenjë e urtësisë praktike, por të…

Lexo më Shumë

Reprezentacioni i Maqedonisë në kik-boks pati një paraqitje të shkëlqyer në Kampionatin Ballkanik të WAKO-s, i cili u mbajt nga 29 deri më 31 maj në Novi Sad të Serbisë, duke fituar gjithsej 66 medalje – 13 të arta, 25 të argjendta dhe 28 të bronzta. Maqedonia mori pjesë në kampionat me një delegacion prej 108 personash, të përbërë nga 75 garues, 27 trajnerë, 4 gjyqtarë dhe 2 zyrtarë, duke qenë një nga përfaqësueset kombëtare më të mëdha të kampionatit. Përveç medaljeve të fituara, një vlerësim shtesë për cilësinë e garuesve maqedonas janë edhe gjashtë trofetë për sportistët më të…

Lexo më Shumë

Shkruan: Fitim Nuhiu Në politikë, mënyra se si organizohet udhëheqja e një partie nuk është thjesht çështje statutore, ajo pasqyron kulturën politike, raportet e brendshme të pushtetit dhe vizionin që një subjekt politik dëshiron të projektojë para qytetarëve. Për këtë arsye, modeli i partive që drejtohen nga dy bashkëkryetarë vazhdon të ngjallë debat: a sjell ai më shumë demokraci dhe përfaqësim, apo krijon paqartësi dhe rivalitete në vendimmarrje? Në shumicën e demokracive moderne dominon modeli i liderit të vetëm. Ai ofron qartësi në drejtim, përgjegjësi të përcaktuar dhe vendimmarrje më të shpejtë. Kur një parti ka një kryetar të vetëm,…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri Ljubço Georgievski, në deklaratën e tij më të fundit, ka shprehur qëndrime të forta dhe goditëse lidhur me situatën aktuale politike dhe rolin e bllokut politik shqiptar në vend. Sipas tij, politika shqiptare në Maqedoni ka pësuar një evolucion serioz dhe aktualisht paraqet një garantues kyç për ruajtjen e kursit gjeopolitik të shtetit. ​Evolucioni në strukturë shtetformuese ​Georgievski theksoi se me kënaqësi e ndjek pjekurinë politike te shqiptarët në shtet, duke nënvizuar se ata janë shndërruar në një forcë serioze shtetformuese e cila, sipas fjalëve të tij, tejkalon një pjesë të madhe të subjekteve politike vendase. ​”Sot gëzohem që…

Lexo më Shumë

Azir Aliu Në kolumnën e kaluar shkrova për shtyllën e parë të Strategjisë Digjitale të Shëndetësisë 2026–2030, për interoperabilitetin, pra për nevojën që sistemi shëndetësor të flasë një gjuhë të përbashkët. Fokusi ishte te rregulli në sistem, standardet, të dhënat dhe gramatika e re digjitale e shëndetësisë. Por gjuha e sistemit ka kuptim vetëm nëse në fund arrin ta dëgjojë më mirë njeriun. Prandaj, shtylla e dytë e strategjisë është e orientuar drejt mënyrës se si digjitalizimi të bëhet i dukshëm, i dobishëm dhe dinjitoz për pacientin. Thelbi i shëndetësisë nuk qëndron te institucionet mbi të cilat ajo mbështetet; ai…

Lexo më Shumë

Lidhja Shqiptare po mban kongresin e parë partiak kur për kryetar u zgjodh Ziadin Sela. Ky kongres vjen pas vendimit të fundit gjyqësor që vulat e partisë dhe sigla ‘’Aleanca për Shqiptarët’’ t’i takojë krahut të Arben Taravarit. Nga ky vendim duket se nuk u dorëzua krahu i Ziadin Sela duke bërë të mundur vuijimësinë politike me themelimin e një partie të re politike. Në kongres po marrin pjesë mbi 700 delegat nga të gjitha qytetet dhe vendbanimets shqiptare. Me kryesinë e punës po udhëheq deputetja dhe Ilire Dauti, e cila lajmëroi delegatët se kartoni për votim ‘për’ do të…

Lexo më Shumë

Dr. Arben Ramkaj Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e zgjerimit të hapësirës mediatike dhe të rritjes së pranisë së figurave fetare në diskursin publik. Megjithatë, ky debat shpesh përqendrohet te pyetja nëse teologët duhet të angazhohen në çështje politike, ekonomike apo shoqërore, ndërsa një pyetje më themelore mbetet në plan të dytë: cilat duhet të jenë prioritetet e tyre në një shoqëri që ende po përpiqet të konsolidojë kulturën e saj fetare? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, është e nevojshme të merret parasysh konteksti historik shqiptar.…

Lexo më Shumë

Bekim Sali është vënë në shënjestër të reagimeve nga Bashkimi Demokratik për Integrim, pasi deklaroi se çështja e jurisprudencës do të zgjidhej të enjten pra dje. Në reagimin e saj, BDI ironizon mosrealizimin e premtimit, duke theksuar se “sot është e premte” dhe ende nuk ka asnjë zgjidhje konkrete. “Të enjten tha: do të ketë zgjidhje përfundimtare. Sot është e premte. Zgjidhje nuk ka. Dhe për herë të parë, kjo është një lajm i mirë”, thuhet në reagimin e BDI-së. Partia shton se çdo zgjidhje që do të ishte jashtë Ligjit për Gjuhët do të përbënte, sipas tyre, “katastrofë”, ndërsa…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë nga radhët e ZNAM-it Igor Fillkov nuk e ka ndërmend të lëvizë asnjë milimetër nga qëndrimi i tij i betonuar se provimi i jurisprudencës duhet të jepet vetëm në maqedonisht, pavarësisht kërkesave të studentëve shqiptarë që dy herë i protestuan përpara objektit të ministrisë, ndërsa Inspektorati i Gjuhëve i hapi procedurë për shkelje të ligjit. Fillkov nuk hamendet edhe pse kryeministri Hristijan Mickoski theksoi që çështja e zgjidhjes është në duar të ministrit, ndërsa quante opozitën shqiptare patriotë nga Ali Ekspresi. “Nëse e keni lexuar ligjin, do të lexoni se provimi nuk i rregulluar me ligjin se…

Lexo më Shumë

“Laj e thaj” me deklaratat e provimit të jurisprudencës. Në vend të ofrimit të zgjidhjes së premtuar, VLEN riciklon premtimet me afate të ndryshme. Zëvendëskryeministri Bekim Sali tha që këtë zgjidhje do ta shpalosë të enjten, por qytetarët që e pritën sihariqin, morën vetëm një status facebooku përmbajtjen se teksti është finalizuar. “E falënderoj komisionin për punën konstruktive që e kanë bërë për Ligjin e jurisprudencës!”, shkruan Sali. Megjithatë, nuk jepet asnjë detaj se çfarë përmban teksti dhe nëse do të qëndrojnë në dakordimin që Alsat paraprakisht e zbardhi që zgjidhja e mundshme është që pjesa teorike e provimit të…

Lexo më Shumë

Ministri Fatmir Limani, në një prononcim për ORA.24.tv ka komentuar deklaratën e kreut të ASH-së, Arben Taravari, lidhur me bashkimin e Limanit në ASH. “Është dëshirë e tyre që t’u bashkëngjitem”, ka theksuat ministri Fatmir Limani. Ai ka shtuar se së shpejti do të vendosen hapat për rrugëtimin e mëtejahëm politik. “Është e vërtetë që ekziston dëshira e bashkimit të një spektri më të gjerë politik, i cili do të unifikojë të gjithë që mbetën të tradhëtuar, të zhgënjyer dhe të përdorur nga liderët e vetëshpallur të VLEN. Së shpejti do të vendosim, por duke mos lënë shteg që asnjë…

Lexo më Shumë