Author: IM

Në brifing me gazetarët, kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski prezantoi anketat e rregullta që bën kjo parti çdo tre muaj. Sipas tre anketave, dy në terren dhe një përmes telefonit, mesatarja është se VMRO-DPMNE vazhdonntë mbetet më shumë se tre herë më e fuqishme se LSDM. Ndërsa në bllokun shqiptar, BDI po kalon VLEN-in në Qeveri. Ja rezultatet e anketave të bëra. MESATARJA NGA TRE ANKETAT VMRO-DPMNE → 25,2% nga numri i përgjithahëm (42% nga qytetarët e përcaktuar) LSDM → 8,6% nga numri i përgjithahëm (14,4% nga qytetarët e përcaktuar) BDI → 8,1% nga numri i përgjithahëm (13,6%…

Lexo më Shumë

Ambasadori shqiptar në Shkup, Denion Meidani, ka shpërndarë një fotografi të Mevlan Ademit, i cili së fundmi ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë. “E ardhmja është tani. Brezi i ri u formua. Eh, çfarë brezi! #Krenar”, ka shkruar Meidani. Pas përfundimit të studimeve juridike, Ademin e pret provimi i jurisprudencës. Mbetet të shihet nëse ai do të ketë mundësi ta japë këtë provim në gjuhën shqipe, siç kërkon vetë dhe siç po kërkohet përmes protestave të vazhdueshme të studentëve dhe aktivistëve shqiptarë. Gazeta Flaka

Lexo më Shumë

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka ndarë përshtypjet nga një vizitë e studentëve të Universitetit “Nënë Tereza” të Shkupit në Tiranë, duke vlerësuar rolin e të rinjve në ndërtimin e së ardhmes së rajonit. Përmes një postimi, Meidani theksoi se dita e kaluar në Tiranë me studentët ishte një dëshmi e potencialit dhe energjisë së gjeneratave të reja. “E diel e bukur në Tiranë me Besarin, 217 studentë të Universitetit ‘Nënë Tereza’ të Shkupit dhe mikpritësin e palodhur, Blendi Gonxhja”, ka shkruar ambasadori. Ai ka vlerësuar studentët si shpresë dhe garanci për zhvillimin e rajonit në…

Lexo më Shumë

Shtëpia Botuese Logos-A ka njoftuar daljen nga shtypi të numrit të tretë të revistës shkencore të saj. “Logos-A”, është një platformë akademike e dedikuar ndaj promovimit të dijes dhe kërkimit shkencor në fushën e shkencave shoqërore dhe humane. Me këtë botim, Logos-A vazhdon misionin e saj për të kontribuar në zhvillimin e mendimit shkencor dhe promovimin e kulturës akademike në hapësirën shqiptare. Numri i plotë i revistës (Nr.3) mund të lexohet edhe në formën online në: https://academix.logos-a.com/

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) publikoi sot dokumente që, sipas partisë, dëshmojnë për ekzistimin e një lidhjeje pronësore dhe biznesore ndërmjet ish-kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu, dhe drejtorit aktual të NOMAGAS-it, Nedim Rama, i cili konsiderohet një nga bashkëpunëtorët më të afërt të liderit të VLEN-it, Izet Mexhiti. Në një kumtesë për opinionin, BDI-ja thekson se dokumentet e siguruara nga Agjencia e Kadastrës ngrenë dyshime serioze lidhur me marrëdhëniet pronësore mes dy zyrtarëve. Sipas të dhënave të publikuara nga partia, në Fletën Pronësore nr. 730 në Komunën Kadastrale Lisec-Vongrad figurojnë si bartës të së drejtës Visar Ganiu dhe…

Lexo më Shumë

Taulant Balla ka postuar një foto, e cila, sipas tij, është bërë sot në protestën e Zvërnecit. Sipas tij, në këtë protestë ka pasur edhe serbë. “Ja dhe ata qe e “duan” më shumë sesa ne Shqipërinë, i sollën protestuesit në Zvërnec. Po keto makinat me targa serbe dhe serbët pse duhet të jenë në protestë për Zvërnecin?!”, shkruan Balla. Më pas, iu përgjigjet dhe komentuesve: “Hajde ushtria e paguar nga armiqtë e Shqipërisë turruni tani me komente. Po kur te zbardhet i gjithi ky skenar lufte hibride. Cfare do thoni?!”

Lexo më Shumë

Pas zgjedhjes së Pr . Dr Kushtrim Ahmetit Rektor në Universitetin e Tetovës – Shtëpia Botuese Logos-A e ka uruar te njejtin, mes tjerash duke qenë se Ahmeti është edhe Redaktor i Asociuar i Revistës Shkencore Ndërkombëtare Logos-A. Në vijim urimi i plotë i SHB LOGOS-A: Shtëpia Botuese Logos-A i shpreh urimet më të sinqerta Prof. Dr. Kushtrim Ahmetit për zgjedhjen e tij në detyrën e lartë të Rektorit të Universitetit të Tetovës. Prof. Dr. Ahmeti është një emër i njohur në fushën akademike dhe shkencore, me kontribute të vyera në arsimin e lartë, kërkimin shkencor dhe mendimin bashkëkohor. Për…

Lexo më Shumë

KF Shkëndija ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), duke paralajmëruar se sponsori i klubit po shqyrton seriozisht mundësinë e tërheqjes nga futbolli në Maqedoninë e Veriut nëse vendimi nuk rishikohet, raporton Almakos. Në reagimin e tyre thuhet se Shkëndija ka qenë ndër klubet më korrekte dhe më serioze në vend, duke respektuar të gjitha obligimet sportive dhe financiare, ndërsa ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në ngritjen e koeficientit të futbollit maqedonas përmes paraqitjeve në garat evropiane. Në vijim komunikata e plotë e KF SHKËNDIJA: Pas vendimit të fundit të Federatës së Futbollit të…

Lexo më Shumë

Komuniteti akademik i Universitetit të Tetovës zgjodhi sot për Rektor Prof. Dr. Kushtrim Ahmetin. Ky është një lajm i mirë për dijen dhe shkencën, por edhe një mësim për klasën politike: stafi akademik qëndron mbi interesat politike dhe kështu duhet të mbetet gjithmonë. Duke njohur aftësitë profesionale, përvojën dhe vizionin e Prof. Dr. Kushtrim Ahmetit, tashmë Rektor i Universitetit të Tetovës, nuk kam asnjë dyshim se ky universitet, i themeluar me shumë sakrificë e mund, jo vetëm që do të menaxhohet me sukses, por do të arrijë edhe rezultate të reja në arsim, shkencë dhe zhvillim akademik. Urime dhe suksese…

Lexo më Shumë

Shkruan: Leyla Sherif Emin Njerëzit që jetojnë në këtë vend, pra në Maqedoni, janë pjesë e një shoqërie multikulturore. Në të vërtetë, të gjithë jemi si degë të ndryshme të së njëjtës pemë. Megjithatë, vërej diçka shqetësuese: ndërsa mund të ishim shembulli më i mirë në rajon i bashkëjetesës dhe zhvillimit të përbashkët, shpesh përpiqemi t’ia presim degët njëri-tjetrit dhe t’i pengojmë rrugën njëri-tjetrit. Duke vepruar me mendësinë “nëse unë nuk mundem, as ti të mos mundesh”, nuk arrijmë të kuptojmë se çdo degë që presim i shkakton dëm vetë pemës. Ne pimë kafe nga i njëjti xhezve, vetëm filxhanët…

Lexo më Shumë

Nga Arben Rrozhani Sot shtrëngova duart me Ilir Metën. E ngushëllova për baba Rexhepin, që e la 2 ditë më parë dhe ai e përcolli në banesën e fundit në vendlindje, në fshatin Çepan të Skraparit. Herën e fundit e takova më 19 qershor 2019 në Presidencë kur shoqëroja Koço Kokëdhimën, kreun e partisë “Zgjidhja”, ndërsa kreu i shtetit konsultohej me partitë politike për të vendosur një datë të re zgjedhjesh, pas anulimit të 30 qershorit. Meta atëherë na priti në sallën e mbledhjeve, na gostiti me kafe, ujë dhe histori sarkastike me kandidatë të sajuar për garën e kreut…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga i ftuar në emisionin Click Plus në TV21, foli edhe për Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekaut. Lloga tha se në këtë ligj nuk ka asgjë të re, por siç shtoi ka regres. “Ligji ka komponentët e tij përpara se të quhet ligj i mirëfilltë dhe këtu mungon komponenta kryesore e cila është sanksioni”, tha mes tjerash Lloga.

Lexo më Shumë