Avokati Alban Duraj komenton protestën e studentëve për mbrojtjen e gjuhës shqipe dhe ngre dyshime mbi prapaskenat politike të saj. Sipas tij, Berisha po përpiqet të fshihet pas kësaj kauze, ndërsa çështja kryesore mbetet beteja për të drejtat gjuhësore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. https://youtu.be/HsLEMM-T1Gw?si=h_V8lGnP6sgE-Q8l
Author: IM
Dy kongresmenë amerikanë, Keith Self dhe Suhas Subramanyam, do të zhvillojnë sot takime të ndara me përfaqësues të Lëvizjes Studentore shqiptare dhe me liderë të opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ku në fokus do të jenë shqetësimet lidhur me, siç vlerësohet nga pjesëmarrësit, përpjekjet për rrënimin e frymës së Marrëveshjes së Ohrit dhe cenimin e të drejtave të shqiptarëve, shkruan gazeta KOHA. Sipas informacioneve, në orën 17:30 në Prishtinë, ku aktualisht janë dy kongresmenët amerikanë, pritet të mbahet takimi me përfaqësues të Lëvizjes Studentore, ku do të marrë pjesë edhe Mevlan Ademi së bashku me përfaqësues të studentëve që…
Studenti nga Shqipëria, Dashi Veizaj, ka reaguar ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit të parë të Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, i cili kishte komentuar protestën e studentëve shqiptarë në Shkup duke thënë se “nuk e dinin pse kishin ardhur të protestojnë”. Përmes një reagimi publik, Veizaj e cilësoi të papranueshme qasjen e zv/kryeministrit, duke theksuar se ai po merret me “lapsuse të studentëve”, në vend që të japë përgjegjësi për, siç tha ai, “skandalin ku 40 të rinj nga Shqipëria u morën peng nga vartësit e tij”. “Një zv/kryeministër duhet të mbajë përgjegjësi për trajtimin që shteti u bëri këtyre studentëve,…
Ish-Presidenti i Croatia, Stipe Mesić, i ka dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të Partia e Lirisë, Tedi Blushi, ku shpreh solidaritetin e tij me Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Në letrën e tij, Mesiç shprehet se ka mësuar “me trishtim” për atë që ai e cilëson si shkelje të të drejtave themelore të njeriut ndaj Metës gjatë procesit gjyqësor, si edhe për trajtimin çnjerëzor në paraburgim. I jam thellësisht i trishtuar që të drejtat civile të z. Meta janë të kërcënuara”, thuhet në reagimin e ish-presidentit kroat. Mesiç i bën thirrje institucioneve shtetërore shqiptare që të mbrojnë…
Me një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Sallën e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës në Qendrën për Kulturë u zhvillua promovimi i librit “Lirika Majhoshe Tetovare” të autorit Lirim Alija. Ngjarja u hap me një hyrje artistike të veçantë, ku tingujt e fyellit dhe violinës krijuan një ambient të veçantë kulturor, ndërsa më pas skena u gjallërua me interpretime të poezive që sollën ndjeshmëri dhe emocion te publiku i pranishëm. Promovimi vijoi me fjalën e autorit Lirim Alija, i cili ndau me të pranishmit rrugëtimin e tij krijues, duke folur për qëllimin dhe mesazhin e librit,…
Klubi i Shahut “Anpasan” në bashkëpunim me “Vizioni-M” kanë njoftuar organizimin e turneut të gjashtë tradicional ndërkombëtar të shahut “Vizioni M 2026”, i cili do të mbahet më 21 qershor në Kodrën e Diellit, në Hotel Scardus. Turneu do të nisë nga ora 09:00, ndërsa organizatorët kanë bërë të ditur se aplikimet tashmë janë të hapura për të gjithë shahistët që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë eveniment sportiv ndërkombëtar. Në ftesën e publikuar, organizatorët mirëpresin pjesëmarrës nga vendi dhe rajoni për t’u bërë pjesë e këtij aktiviteti tradicional të shahut që organizohet në një nga qendrat më të njohura…
Një tërmet me magnitudë 3.5 shkallë të Rihterit është regjistruar sot në Maqedoninë e Veriut, duke u ndjerë në Shkup dhe zonat përreth. Sipas të dhënave sizmologjike, epiqendra e lëkundjeve ishte rreth 10 kilometra në lindje të lagjes Kisella Vodë, ndërsa tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 8 kilometrash. Dridhjet janë ndjerë nga banorët në orët e para të mëngjesit, por deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar. Autoritetet sizmologjike po monitorojnë situatën, ndërsa ekspertët theksojnë se tërmete të kësaj magnitude konsiderohen të lehta deri mesatare.
Në vijimi komunikata e plotë e BDI: Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim serioz për publikimin e një tjetër ankete të porositur, e cila përmes portaleve dhe qendrave propagandistike pranë qeverisë tenton të krijojë perceptim të rremë dhe manipulim psikologjik te elektorati shqiptar. Fakti që pronarja e agjencisë që qëndron pas kësaj ankete është Vesna Kuzmanović vetëm sa i forcon dyshimet se projekti VLEN nuk është projekt autentik politik shqiptar, por një konstrukt i mbështetur dhe menaxhuar nga qendra të jashtme që nuk kanë asnjë lidhje me interesat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Shqiptarët në këtë vend nuk janë…
Detaje të reja po dalin nga aksidenti tragjik në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, ku katër persona humbën jetën pas përplasjes së fuqishme mes një veture BMW dhe një kamioni me targa të Kosovës. Burime policore nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur për ALSAT se nuk përjashtohet mundësia që drejtuesi i veturës BMW të ketë qenë femër. Megjithatë, autoritetet zyrtare ende nuk po ndajnë informacione mbi identitetin e viktimave, ndërsa ekipet e mjekësisë ligjore dhe prokurori kujdestar po analizojnë çdo detaj nga vendi i ngjarjes. Sipas të njëjtave burime, nga ajo që është konstatuar deri tani në terren, gjasat çojnë drejt dyshimit…
Detaje të reja dhe tronditëse po dalin nga aksidenti tragjik që ndodhi mbrëmjen e sotme në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, ku katër persona humbën jetën pas një përplasjeje të fuqishme mes një veture BMW dhe një kamioni me targa të Kosovës. ALSAT mëson paraprakisht se drejtuesi i kamionit ka mbijetuar, ndërsa sipas informacioneve të para dyshohet se ai kishte humbur vetëdijen nga lodhja, duke kaluar në korsinë e kundërt dhe duke shkaktuar përplasjen fatale. Nga goditja e fortë, vetura BMW është përfshirë menjëherë nga flakët, ndërsa katër personat që ndodheshin brenda saj nuk kanë arritur të shpëtojnë.
Një aksident i përmasave tragjike me pasoja të rënda ka ndodhur në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, ku katër persona kanë humbur jetën pas një përplasjeje të fuqishme mes një veture të tipit BMW dhe një kamioni me targa të Kosovës. Sipas informacioneve të deritanishme, përplasja ka qenë tepër e fortë, duke bërë që automjeti BMW të përfshihet menjëherë nga flakët. Katër personat që ndodheshin brenda veturës nuk kanë arritur të shpëtojnë, ndërsa makina është shkrumbuar pothuajse tërësisht. Nga goditja e fuqishme, edhe kamioni ka dalë jashtë rrugës, duke përfunduar pranë anës së qarkores. Ende nuk ka të dhëna të plota lidhur me…
Njëri nga organizatorët e protestave studentore në Shkup, Hamza Nuhiu, ka ndarë përshtypjet nga vizita e tij në Kuvendi i Shqipërisë, ku tha se pati mundësinë të takojë deputetë dhe funksionarë shtetërorë. Sipas Nuhiut, ajo që e la më së shumti përshtypje ishte funksionimi i demokracisë dhe debati parlamentar, ku edhe deputetët e pozitës kërkonin llogari nga ministrat e tyre. Ai theksoi se gjatë qëndrimit në Tiranë mori shumë mesazhe përkrahëse dhe ndjeu, siç u shpreh, “shumë dashuri për studentët e Maqedonisë së Veriut”, të cilët sipas tij po zhvillojnë një betejë për dinjitet, drejtësi dhe një të ardhme më…

