Gjatë rebalancit të buxhetit, deputetët e Aleancës për Shqiptarët propozuan një sërë amandamentesh që synonin të financonin investime infrastrukturore të rëndësishme në lokalitete ku jetojnë kryesisht shqiptarët.
Këto propozime përfshinin projekte të fokusuara te përmirësimi i rrugëve, investime në ujësjellës dhe kanalizime, rikonstruktim të objekteve arsimore dhe shëndetësore, si dhe ndriçim publik dhe hapësira rekreative,të gjitha këto të dizajnuara për të ngritur cilësinë e jetesës dhe për të mbështetur zhvillimin ekonomik vendor, theksohet në kumtesën e ASH-së.


