Një 28-vjeçar nga fshati Vrapçisht është privuar nga liria pas një bastisjeje të realizuar nga policia, gjatë së cilës janë gjetur dhe sekuestruar lëndë të dyshuara narkotike.
Sipas njoftimit të policisë, bastisja është kryer më 9 tetor 2026, nga ora 20:40 deri në 21:50, në një shtëpi dhe ambientet ndihmëse në Vrapçisht, në bazë të një urdhri gjyqësor.
Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar një paketim me marihuanë, si dhe dy paketime me kokainë, njëra prej tyre në një epruvetë të mbështjellë me folie alumini.
Në lidhje me rastin, është arrestuar M.A. (28), banues në Vrapçisht.
Policia bëri të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzimi përkatës.



