Author: IM

Studentët shqiptarë kanë paralajmëruar një protestë të re që do të mbahet më 18 maj 2026, në orën 16:30, para Urës së Gurit në Shkupi, duke kërkuar që provimi i jurisprudencës të mundësohet në gjuhën shqipe. Sipas njoftimeve të publikuara në rrjetin sociale Facebook, protesta organizohet me moton “Bashkohuni me studentët – të gjithë një zëri”, ndërsa mesazhi kryesor është mbrojtja e të drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe në provimet profesionale. Pak ditë para kësaj proteste ka reaguar edhe ish-kryeministri shqiptar, Pandeli Majko. Shkrimi i Majkos: Në Maqedoninë e Veriut ka nisur një lëvizje studentore, e djemve dhe vajzave…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani ka zhvilluar një takim me Ivon Veliçkovskin, kryetar i partisë “Republika e Re”, ku kanë diskutuar mbi zhvillimet politike aktuale, rrugëtimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe nevojën për reforma të qëndrueshme që do të forconin institucionet dhe perspektivën euro-atlantike të vendit. Sipas Meidanit, në një periudhë pasigurish gjeopolitike në rajon, të dy bashkëbiseduesit janë pajtuar se orientimi evropian mbetet jo vetëm një zgjedhje politike, por një domosdoshmëri strategjike për stabilitetin, sigurinë dhe zhvillimin afatgjatë të rajoni

Lexo më Shumë

Pas zyrtarizimit të kandidaturës së prof. dr. Kushtrim Ahmetit për Rektor të UT-së, shumë ish-aktivistë studentorë të Universitetit të Tetovës kanë dalë në mbështetje publike të tij, duke e vlerësuar si kuadër të denjë dhe meritor për postin e rektorit. Pas ish-sekretarit të Unionit të Studentëve dhe redaktorit të revistës “Studenti”, Ylber Jahiu, mbështetje për Ahmetin ka shprehur edhe prof. Agon Amiti, ish-senator në Universitetin e Tetovës. Si Jahiu, ashtu edhe Amiti, vlerësojnë se prof. dr. Kushtrim Ahmeti është kandidati i duhur për një post të tillë, veçanërisht në këtë periudhë për Universitetin e Tetovës, shkruan Top24.

Lexo më Shumë

Universiteti është, para së gjithash, një ide – ideja e dijes si liri, e të vërtetës si proces, e njeriut si qenie në kërkim të kuptimit. Kur zgjedhim një rektor, nuk zgjedhim vetem një menaxher, por mishërimin e kësaj ideje. Pikërisht këtu qëndron rëndësia e zgjedhjes së prof. Kushtrim Ahmetit – sepse ai nuk ofron vetëm kompetencë teknike, por një filozofi të të jetuarit universitare. Administrimi i programeve universitare shpesh ngatërrohet me burokracinë. Por prof. Ahmeti ka treguar se ai e kupton diçka thelbësore: çdo program, çdo kurrikulë, çdo rregullore është në fund të fundit një përgjigje ndaj pyetjes “çfarë…

Lexo më Shumë

Botuesi i SHB Shkupi, Azam Dauti, ka dal në mbështetje të protestës së studentëve shqiptarë, duke theksuar se gjuha shqipe është e drejtë dhe obligim kushtetues, e jo çështje interpretimesh apo rekomandimesh jodetyruese të Komisionit të Venecias. Dauti deklaron se Maqedonia ka vetëm një obligim ndaj Bashkimit Evropian, përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, ndërsa të drejtat e shqiptarëve dhe përdorimi i gjuhës shqipe janë çështje të garantuara me Kushtetutë. Ai shpreh mbështetje të plotë për kërkesën e studentëve shqiptarë që provimin e jurisprudencës ta japin në gjuhën shqipe, duke theksuar se “gjuha nuk është privilegj, por identitet, e drejtë dhe…

Lexo më Shumë

Studentët e universiteteve shqiptare në Maqedoninë e Veriut për të hënën e javës tjetër, gjegjësisht më 18 maj, kanë paralajmëruar protestën e dytë për të drejtat e tyre për mbrojtjen dhe dhënien e provimeve shtetërore në gjuhën shqipe. Kreu i lëvizjes studentore të këtyre protestave përmes një postimi në rrjetet sociale ka informuar për protestën e dytë me porosinë: “Si të parët tanë për këtë amanet!”. Ai ka bërë thirrje për përkrahje masive për të drejtat e tyre legjitime. Protesta e dytë vjen pas asaj të mbajtur një muaj më parë para Ministrisë së Drejtësisë dhe Qeverisë, ku u kërkua…

Lexo më Shumë

Pas takimit me të rinjtë në Tetovë, sot në Strugë po qëndrojnë ish-ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, deputeti Pirro Vengu dhe ish-ministrja e Arsimit, deputetja Evis Kushi, së bashku me deputetë të tjerë nga Shqipëria. Në këtë takim të zgjeruar me rininë strugane merr pjesë inicuesi i protestave Mevlan Ademi, si dhe presidentë të unioneve të studentëve e organizatorë të tjerë të Lëvizjes Studentore. Vengu ka deklaruar: “Takimi me studentët shqiptarë të tre universiteteve të Tetovës ishte një moment që të rikthen besimin tek e ardhmja. 🙏 Plot dinjitet, kurajë dhe qytetari ata ngrenë zërin prej muajsh, jo vetëm për…

Lexo më Shumë

Ish-presidenti Ilir Meta, në një reagim në rrjetet e tij sociale, u shpreh se sot, në seancën e radhës në gjykimin në themel, vetë Prokuroria rrëzoi akuzën kryesore ndaj tij për gjoja lobimin e 1 milion USD për një foto me Presidentin Trump. Meta denoncoi lajmet e rreme të ‘Mother Jones’ dhe ‘Kronen Zeitung’, duke theksuar se akuza mbi të cilën u mbështet izolimi i tij politik prej 19 muajsh është rrëzuar, dhe paralajmëroi se edhe akuzat e tjera do të çmontohen njëra pas tjetrës. Postimi i plotë: Sot, në seancën radhës të gjykimit në themel, vetë Prokuroria rrëzoi akuzën…

Lexo më Shumë

Shkupi është sot kryeqendra e bashkëpunimit ekonomik shqiptaro-maqedonas. Në një tryezë të vetme janë mbledhur institucione, biznese, media dhe organizata nga të dy vendet, në kuadër të Forumit të Biznesit “Maqedoni e Veriut – Shqipëri: Përtej Kufijve”, një takim që synon të kthejë afërsinë gjeografike në partneritet ekonomik të matshëm. Forumi organizohet nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup, në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë së Veriut. Ai vjen në një moment kur bashkëpunimi rajonal nuk është më alternativë, por domosdoshmëri për zhvillim ekonomik, lidhshmëri dhe përshpejtim të integrimit evropian. Punimet u hapën nga Ambasadori i Republikës së…

Lexo më Shumë

Aktori dhe ish-drejtori i Teatrit Kombëtar, Ylber Murtezi, ka reaguar publikisht përmes një statusi, duke kritikuar përmbajtjet humoristike që transmetohen nga Shqipëria, konkretisht emisionin “Portokalli”. Në reagimin e tij, Murtezi thekson se në mungesë të një opozite të mirëfilltë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, hapësira publike po mbushet nga emisione që ai i cilëson si “limunadë” apo “turlitava”. “Sa i përket artit të mirëfilltë, i ftoj të vijnë këndej kufirit dhe ta shijojnë. Shkupi ka udhëhequr me timonin e artit mbarëkombëtar”, është shprehur ai. Murtezi shton se, ndonëse nuk kishte në plan të reagonte si aktor, e pa të nevojshme…

Lexo më Shumë

Fondacioni “ALSAR” ka nxjerrë nga shtypi botimin më të ri të titulluar “TRE ROMANE”, nga shkrimtari i njohur shqiptar Kim Mehmeti. Libri përmbledh tre romanet: “Vitet e urithit”, “Lypsqarët e Shkupit” dhe “Pusi”, duke sjellë para lexuesve një tjetër vepër të rëndësishme të autorit që prej vitesh shquhet për stilin e tij të veçantë letrar dhe trajtimin e temave sociale e identitare. Botimi vjen nën përkujdesjen e Fondacioni ALSAR, i cili vazhdon të kontribuojë në promovimin e librit dhe kulturës shqiptare.

Lexo më Shumë

Shtëpia botuese Logos-A ka sjellë para lexuesve librin më të ri të autorit dhe teologut Metin Izeti me titull “Hija e Pejgamberëve: Një bisedë në kufijtë e imagjinatës”. Vepra e botuar nuk paraqet një rrëfim klasik historik mbi jetët e pejgamberëve dhe të urtëve të mëdhenj, por një dialog të thellë shpirtëror dhe mistik, që zhvillohet në hapësirën e imagjinatës njerëzore. Sipas botuesit, libri u rekomandohet si teologëve, ashtu edhe lexuesve të gjerë që kërkojnë reflektim dhe qasje më ndryshe ndaj dimensionit shpirtëror dhe filozofik. Njëkohësisht, “Hija e Pejgamberëve” shënon edhe hapjen e ciklit të botimeve të reja të sivjetme…

Lexo më Shumë