Author: IM

Antea Demiri –  anëtare e kryesisë së Forumit rinor të VLEN Sot nuk jemi mbledhur këtu vetëm për një rezolutë. Sot jemi këtu për ta shkruar një faqe të re. Një faqe që nuk nis me frikë, por me guxim.Nuk nis me nostalgji për të kaluarën, por me besim tek e ardhmja. Dhe ajo e ardhme ka një emër: RINIA! Sepse çdo herë kur historia ka kërkuar ndryshim, ka trokitur në derën e të rinjve. Çdo herë kur është kërkuar revoltë kundër padrejtësisë, janë ngritur të rinjtë. Çdo herë kur është kërkuar shpresë, energji dhe vizion, kanë qenë të rinjtë…

Lexo më Shumë

Këshilltari i AKI-së në Komunën e Sarajit, Gazmend Tairi, ka reaguar ashpër lidhur me ndotjen e ajrit në këtë zonë, duke e cilësuar atë si një kërcënim serioz për jetën dhe shëndetin e banorëve. Në reagimin e tij publik, Tairi thekson se ndotja nuk është vetëm çështje mjedisore, por një rrezik i drejtpërdrejtë për qytetarët, të cilët çdo ditë detyrohen të thithin ajër të rrezikshëm. Sipas tij, kjo situatë po ndikon veçanërisht tek fëmijët, të cilët po rriten në kushte të papranueshme, ndërsa natyra po degradohet vazhdimisht. Ai vë në dukje se Saraj, me potencialin e tij natyror dhe afërsinë…

Lexo më Shumë

Izet Mexhiti nga VLEN ka mirëpritur në Shkup kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përcjell Almakos. “Mirë se erdhe në Shkup, miku im, kryeministër Albin Kurti!”, ka shkruar Mexhiti, duke shprehur mikpritjen dhe raportet e afërta mes tyre. Vizita e Kurtit në Shkup pritet të shoqërohet me takime dhe diskutime mbi bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe çështje të rëndësishme rajonale./Almakos

Lexo më Shumë

Një erë e rëndë dhe e dyshuar si “helmuese” po shqetëson banorët e Komunës së Sarajit, të cilët raportojnë se gjatë gjithë ditës është përhapur një aromë e padurueshme në ajër. Sipas dëshmive të qytetarëve, era është tejet e fortë dhe ka shkaktuar shqetësim të madh, duke ngritur frikë për pasoja të mundshme në shëndetin e tyre. Ata theksojnë se nuk dihet ende burimi i saktë i kësaj ndotjeje, ndërsa situata vazhdon të mbetet e paqartë. Banorët kërkojnë reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse, duke apeluar për kontrolle në terren dhe identifikimin e burimit të erës. Ata paralajmërojnë se nëse…

Lexo më Shumë

Oda e Stomatologjisë së Maqedonisë ka reaguar publikisht pas informacioneve se Drejtoria e Policisë Financiare ka dorëzuar kallëzim penal në Prokuroria Themelore Publike në Shkup ndaj ish-kryetarit të Odës, kryetarit të Komisionit dhe disa anëtarëve të Komisionit për Çështje Profesionale Stomatologjike. Sipas njoftimit zyrtar, kallëzimi lidhet me dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve. Oda e Stomatologjisë shprehu shqetësim serioz për zhvillimet, duke theksuar se dënon fuqishëm çdo formë të sjelljes së paligjshme dhe joetike. Në reagim, institucioni nënvizon se integriteti profesional dhe respekti për ligjin janë bazë e funksionimit të saj. Në vijim reagimi i plotë i Odës…

Lexo më Shumë

Ministri i Politikës Sociale, Fatmir Limani, ka reaguar përmes rrjeteve sociale duke paralajmëruar zhvillime të reja politike në vend. Në një postim të publikuar së fundmi, Limani ka cituar deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili ka theksuar se “shumë shpejt do të ketë zgjedhje parlamentare”. Duke iu drejtuar kundërshtarëve politikë, Limani shkruan: “Me Fatmir Limanin donit luftë, tani tregoni sa vleni! Së shpejti do t’ua mundësoj ta tregoni veten!”, raporton Almakos. Ky reagim vjen në një moment të tensionuar politik, ndërsa paralajmërimet për zgjedhje të parakohshme po shtohen. Mesazhi i ministrit shihet si sfidë e drejtpërdrejtë ndaj kundërshtarëve, duke…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka reaguar ashpër duke theksuar se nëse Hristijan Mickoski dhe qeveria synojnë reformë reale në sistemin gjyqësor, ajo duhet të fillojë nga Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, pikërisht aty duhet të kërkohen rastet më të rënda të korrupsionit dhe abuzimeve, duke përmendur anulime vendimesh, rigjykime të dyshimta dhe marrëveshje financiare të kontestuara. Ai ngriti shqetësime edhe për manipulim të sistemit AKMIS, si dhe për humbjet milionëshe që shteti pëson në Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Lloga thekson se pa adresuar këto probleme, çdo reformë në drejtësi…

Lexo më Shumë

Në një postim në rrjetet sociale, Ilir Meta shkruan se Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka publikuar një raport profesional dhe të paanshëm, i cili konstaton shkelje të rënda të të drejtave themelore njerëzore dhe politike gjatë qëndrimit të tij në paraburgim. Ai e cilëson këtë situatë si pjesë të një trajtimi që shkon përtej standardeve ligjore dhe demokratike, duke ngritur shqetësime për mënyrën e funksionimit të sistemit të drejtësisë dhe respektimit të të drejtave të të paraburgosurve në vend. Meta thekson se paraburgimi nuk duhet të përdoret si instrument ndëshkimi apo presioni politik, por vetëm në raste të domosdoshme dhe…

Lexo më Shumë

Intervista e Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta dhënë gazetarit të mirënjohur, Z. Blendi Fevziu për emisionin “Opinion” në TV KLAN PYETJE: Z. Meta, paraqitja juaj në gjykatë, solli mjaft reagime. Ju dukeshit mjaft i dobësuar. A është çdo gjë “OK” me shëndetin tuaj? PËRGJIGJE: I dashur Blendi, jam i bindur se përshtypja apo çudia më e madhe ishte paraqitja ime në kafazin me “5 yje”. Ndërkohë e gjithë përpjekja e regjimit sorosist u përpoq të shpërqendronte vëmendjen e publikut gjoja te paraqitja ime shëndetësore dhe madje edhe te gjendja ime “mendore”. Po, është e vërtetë, që jam…

Lexo më Shumë

Këshilltari i VLEN nga Struga, Eugen Sheji gjatë një përballjeje me studentë në emisionin “Top Story”, ka bërë një deklaratë të drejtpërdrejtë lidhur me debatin për provimin e jurisprudencës, duke theksuar përgjegjësinë që mban pushteti për zgjidhjen e problemeve. Ai u prezantua si pjesë e pushtetit lokal dhe politik, duke nënvizuar se nuk ka ardhur për të relativizuar çështjen apo për ta politizuar atë, por për të mbajtur qëndrim kritik. “Jam i komunës së Strugës dhe jam i partisë në pushtet… në këtë rast jam kundër tyre”, deklaroi ai, duke aluduar për qasjen institucionale ndaj problemit të studentëve. Në një…

Lexo më Shumë

Arbër Zaimi nga Lëvizja Vetëvendosje ka folur për takimin mes Izet Mexhiti nga VLEN dhe Ministrit të Jashtëm Shqiptar Ferit Hoxha, duke e vlerësuar atë si një zhvillim pozitiv në funksion të avancimit të çështjeve të shqiptarëve në Maqedonia e Veriut. Sipas Zaimit, Mexhiti “ka bërë shumë mirë” që është takuar me kryediplomatin shqiptar për të shtruar, siç tha ai, çështjet dhe kërkesat legjitime të shqiptarëve në vend, raporton Almakos. Ai shtoi se, pavarësisht kujtimeve të këqija nga e kaluara, ato mund të tejkalohen përmes angazhimeve konkrete dhe punëve të mira që duhet të kërkohen dhe të priten edhe nga…

Lexo më Shumë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka vënë në dukje mungesën e reagimit nga udhëheqësit e PD-së për nisjen e gjyqit ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe refuzimin për transmetimin publik të seancës. Në një postim në rrjetet sociale, Spaho thekson se asnjë drejtues i PD-së nuk ka folur apo protestuar për mbajtjen në kafaz të Metës, duke e konsideruar këtë një shenjë se partia dhe kryetari i saj, Sali Berisha, kanë harruar lidhjet me Partinë e Lirisë dhe ish-presidentin. Ai kujton rastet kur LSI, sot Partia e Lirisë, ka ndihmuar PD-në për të fituar pushtetin dhe i referohet pasojave negative…

Lexo më Shumë