Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër ndaj refuzimit të vazhdueshëm për lejimin e intervistave mediatike me kreun e kësaj force politike, Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim në IEVP “Jordan Misja”. Sipas Blushit, bllokimi i kërkesave të gazetarëve nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, pavarësisht miratimit nga SPAK, përbën një akt të qartë censure dhe shkelje të rëndë të ligjit, Kushtetutës dhe Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Ai thekson se kjo situatë nuk është thjesht proceduriale, por një sjellje e qëllimshme për të izoluar politikisht Metën dhe për të kontrolluar informacionin…
Author: IM
Mungesa e transparencës në hartimin e dy propozim-ligjeve kyçe – për Arsimin e Lartë dhe për Përfaqësimin e Drejtë dhe Adekuat, ka nxitur reagime të forta nga komuniteti akademik. Anëtari i Senatit dhe ish-dekan i Fakultetit Juridik në Universitetin “Nëna Terezë”, profesor Argëtim Saliu, ka kritikuar publikisht procesin, duke e cilësuar atë si të mbyllur dhe jo në përputhje me standardet demokratike. Në një reagim publik, Saliu thekson se në vitin 2026, një vend anëtar i NATO dhe kandidat për anëtarësim në Bashkimi Evropian, nuk duhet të përballet me mungesë transparence në hartimin e ligjeve. Sipas tij, opinioni publik ende…
Të rinjtë e interesuar për vetëdijësim dhe zhvillim intelektual dhe shpirtëror edhe këtë vit kanë mundësinë të aplikojnë dhe të jenë pjesë e “Shkolla Rinore Ballkanike”, projekt i cili sivjet ka titullin “Gen-Z”. Në kuadër të projektit janë paraparë ligjërata, seanca debative, trajnime, punëtori, shfaqje teatrale dhe aktivitete të tjera, në të cilat do të trajtohen problemet e gjeneratës Z në aspektin social, kulturor, psikologjik, por edhe shëndetësor. Projekti realizohet nga “Presidenca e Diasporës Turke dhe Komuniteteve Mike të Republikës së Turqisë (YTB)” në bashkëpunim me shoqata rajonale. Gjithashtu, në projektin “Shkolla Rinore Ballkanike”, bashkëorganizator është edhe Shoqata Kulturore “Vizioni…
Nga një perspektivë analitike dhe retorike, mund të thuhet se ekziston një vijimësi e qartë ndërmjet strategjisë së delegacionit shqiptar të vitit 1924 dhe zhvillimeve bashkëkohore. Në të dy rastet, thelbi i suksesit qëndron në ndërveprimin midis tri elementeve: vetëdijes dhe artikulimit të komunitetit, angazhimit të shtetit amë dhe mbështetjes së faktorëve ndërkombëtarë Skende Hasani Në një lexim të integruar historiko-komparativ, zhvillimet që shtrihen nga viti 1924 deri në realitetin bashkëkohor në Maqedoninë e Veriut nuk paraqiten si episode të shkëputura, por si pjesë e një vije të vazhdueshme strategjike, ku ndërthuren artikulimi qytetar, ndërhyrja diplomatike dhe instrumentalizimi i normave…
Azir Aliu Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në vitin 2024 njoftoi se telemjekësia sjell pritje më të shkurtra, ndjekje më të mirë të gjendjeve shëndetësore, kosto më të ulëta dhe qasje më të madhe të shërbimeve. Ky vlerësim nuk synonte të përshkruante një të ardhme të largët, qëllimi i tij ishte të vendoste drejtimin në të cilin pritet të lëvizë zhvillimi i sistemeve serioze shëndetësore. Me këtë rast, OBSH shton se shëndetësia digjitale duhet të mbështesë qasje të barabartë dhe universale në shërbime cilësore, që implikon që telemjekësinë të mos e përjetojmë si shprehje të modës teknologjike, por si një…
Mesazh nga qelia e burgut të Shejh Rashid El- Gannushit në përvjetorin e tretë të arrestimit të tij Falënderimi i takon Allahut. Ky përvjetor kaloi pa e vërejtur fare, megjithatë mbetem i bindur se rruga që kemi zgjedhur është e duhura, dhe realiteti e dëshmon këtë. Zhvillimet në vend dhe në botë tregojnë se diktatura dhe sundimi autokratik nuk ofrojnë asnjë shpresë për ta shpëtuar kombin tonë nga problemet e saj. Diktatura dhe sundimi autokratik mbeten një sëmundje, jo një shërim. Prandaj, vendosmëria jonë nuk është lëkundur asnjëherë dhe nuk kemi hequr dorë nga bindja jonë se zgjedhja e 25…
Ambasadori i Kosovës në Shkup, Florian Qehaja, ka zhvilluar një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të RMV-së, Timčo Mucunski, ku në fokus ishte thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Gjatë takimit, u diskutua agjenda dypalëshe, e cila përfshin bashkëpunimin ndërinstitucional në sektorë të ndryshëm me interes të përbashkët. Sipas ambasadorit Qehaja, të dyja shtetet do të angazhohen më tej në konkretizimin e projekteve të përbashkëta, duke synuar që përfituesit kryesorë të jenë qytetarët.
Iniciatori i dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe në RMV, Mevlan Ademi, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, në Tirana. Ademi theksoi se gjatë takimit ka paraqitur rrugëtimin dyvjeçar të kësaj nisme dhe kërkesat konkrete, të cilat sipas tij janë dëgjuar me vëmendje nga ministri Hoxha. Ai bëri të ditur se nga pala shqiptare është shprehur mbështetje e qartë dhe përkrahje për këtë kauzë, duke shtuar se “Tirana dëshmoi se na mbështet, ndërsa e pret të njejtën edhe nga Prishtina zyrtare”. <em>Në vijim…
Punimet për ndërtimin e qarkores Trebosh – Neproshten vazhdojnë të jenë pengesë për banorët e Treboshit dhe të gjithë fshatrave tjerë që shfrytëzojnë këtë rrugë. Ata thonë se punët janë duke u stërzgjatur, ndërsa mosndërtimi në kohë i kanaleve të ujitjes ka bërë që gjatë reshjeve tokat e tyre të përmbyten nga uji me çka edhe u janë dëmtuar të mbjellat. Mos përfundimi në kohë i kësaj rruge po u pengon shumë edhe bujqve të cilët thonë se menzi mbërijnë në fushat e tyre. Bujqit që shfrytëzojnë tokat në këtë segment të rrugës thonë se kanali i ujitjes nuk është…
Enti Shtetëror i Statistikave njofton se në muajin shkurt është rritur numri i turistëve në Maqedoninë e Veriut. Sipas njoftimeve të ESHS-së, në shkurt 2026, 48.654 turistë kaluan 94.652 netë. Për më tepër, në muajin e përmendur, nga numri i përgjithshëm i turistëve, 32.6 përqind ishin turistë vendas, ndërsa 67.4 përqind ishin turistë të huaj. “Numri i netëve të kaluara në shkurt 2026 ishte 94.652, nga të cilat 38.1 përqind ishin turistë vendas dhe 61.9 përqind ishin turistë të huaj. Në periudhën janar – shkurt 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i përgjithshëm i turistëve…
Ndërkohë raporti i Inspektoratit të Tregut tregon një rritje minimale të çmimeve të produkteve. Në analizën e 55 produkteve më të shitura në katër zinxhirë marketesh në periudhën nga 1 shkurti deri më 1 prill, vërehet se gjatë kësaj periudhe është regjistruar rritje e çmimit të shitjes në masën 0,43%, ndërsa çmimet e furnizimit kanë shënuar rritje prej 1,01%. Inspektorët kanë konstatuar gjithashtu ulje të marzhës së fitimit bruto te tregtarët, nga 16,28% në 15,8%. Sipas autoriteteve, një rritje e lehtë prej 0,45% është vërejtur te kosi, djathi, vezët dhe vaji. Te pijet joalkoolike është evidentuar një rënie prej 1,01%.…
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi. Takimi u fokusua në marrëdhëniet e miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve, problematikat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, të drejtat e tyre me fokus në gjuhën shqipe, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në institucione dhe nevojën e bashkimit të faktorit politik shqiptar kur bëhet fjalë për të mbrojtur çështjet që lidhen me mbrojtjen e të drejtave të tyre. Për Presidentin Begaj: “Ligji për përfaqësimin adekuat dhe Marrëveshja e Ohrit nuk janë për diskutim, janë për zbatim!” Presidenti Begaj kërkoi angazhimin e…

