Ish-kryetari i Komunës së Lozovës nga radhët e LSDM-së, Aco Velkovski, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka dërguar një mesazh politik duke kritikuar festimin e përvjetorit të VMRO-DPMNE-së.
“Kur feston brenda, mes të njëjtëve njerëz që gjithmonë të duartrokasin, është e vështirë të dëgjosh se si tingëllon duartrokitja nga jashtë”, shkroi Velkovski.
Në postimin e tij ai thekson se festimi i vërtetë, sipas tij, nuk do të zhvillohet në sallë, por para institucioneve, atëherë kur qytetarët do të ndiejnë ndryshime reale në jetën e tyre të përditshme.
“Dy milionë bashkëqytetarët e tjerë ditëlindjen e parë të përbashkët do ta festojnë atëherë kur fitorja të matet me një jetë pa varfëri, e jo në një sallë me lista të përgatitura nën presion. Ditëlindja e parë do të festohet para Qeverisë!”, thuhet në postimin e Velkovskit.


