Author: IM

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) ka reaguar me shqetësim ndaj mosrespektimit të vazhdueshëm të ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, duke e konsideruar këtë fenomen një shkelje serioze të të drejtave themelore dhe të parimeve kushtetuese të shtetit. Në një deklaratë publike, UGSH thekson se reagimi vjen pas një sërë denoncimesh në media, si dhe nga organizata të shoqërisë civile dhe personalitete të ndryshme në vend, që kanë ngritur alarmin për moszbatimin e gjuhës shqipe në institucione dhe në jetën publike. Deklarata e plotë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) në vijim: Deklaratë e Unionit të…

Lexo më Shumë

Gazetari dhe profesori Abedin Ismaili ka dalë në përkrahje të protestave të studentëve që do të mbahen nesër në Shkup, duke reaguar ndaj sulmeve dhe standardeve të dyfishta në diskursin publik. Ismaili e cilëson si të ulët dhe të papranueshme sulmin ndaj një studenti vetëm pse perceptohet si i afërt me një figurë publike, si ambasadori i Shqipërisë. Sipas tij, kjo qasje nuk i shërben askujt dhe dëmton klimën akademike e shoqërore. Në vijim shkrimi i plotë i Ismailit: Sa e ulët dhe e papranueshme më duket që të sulmohet një student vetëm pse perceptohet si i afërt me një…

Lexo më Shumë

Sot, në një takim me të rinjtë, ministri Fatmir Limani theksoi se ky nuk ishte vetëm një përvjetor simbolik, por një moment reflektimi dhe vizioni për të ardhmen. Ai nënvizoi se tre vite bashkëpunimi me rininë përfaqësojnë një angazhim të vazhdueshëm për t’i dëgjuar, përfshirë dhe fuqizuar të rinjtë si bashkëkrijues të politikave. “Pa rininë nuk ka të ardhme të qëndrueshme”, deklaroi Limani, duke shtuar se brezi i ri ka misionin të përcaktojë drejtimin e zhvillimit të vendit. Ai ngriti pyetjen thelbësore: jo nëse jemi mjaft të mëdhenj, por nëse jemi mjaftueshëm të mençur për të bërë më të mirën…

Lexo më Shumë

Dy profesoreshat, funksionare të Aleancës për Shqiptarët – Ziadin Sela, Sekretarja e përgjithshme, Ilire Dauti dhe Kryetarja e Asamblesë së Gruas, Vjollcë Berisha, kanë takuar të rinjtë dhe studentë nga fakultete të ndryshme, me qëllim mobilizimim për mbështetje të protestës së 6 Prillit. “Përtej mbështetjes, #mobilizim për studentët, për gjuhën shqipe, për drejtësi! Si profesoreshë, si studentë, ndjejmë për obligim që jo vetëm të mbështesim por edhe të mobilizohemi bashkë, me rininë tonë, me përfaqësues të studentëve nga fakultete të ndryshme, për protestën studentore të 6 Prillit. Gjuha Shqipe dhe provimi i jurisprudencës në shqip janë e drejtë kushtetuese dhe…

Lexo më Shumë

Avokati i Studentëve në Universitetin “Nënë Tereza”, Suhejb Memedi, ka reaguar ndaj, siç i quan ai, përpjekjeve për politizimin e nismës studentore për mbajtjen e provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke theksuar se studentët nuk janë nën ndikimin e asnjë subjekti politik. Në një deklaratë publike, Memedi u ka bërë thirrje qytetarëve dhe opinionit që të mos bien pre e provokimeve dhe dezinformatave që, sipas tij, synojnë ta paraqesin këtë lëvizje dhe protestën e së hënës si të dirigjuar nga opozita. “Para të gjithëve dhe me plot ndërgjegje deklarojmë se nuk jemi nën komandën e askujt. Ne jemi disa…

Lexo më Shumë

Për shkak të rritjes së çmimeve të derivateve, Qeveria të dielën mban seancë të jashtëzakonshme. Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëron se do të ulin akcizat e dizelit për 4 denarë dhe 2 denarë për benzinën. Kjo buxhetit të shtetit theksoi ai, do t’i kushtoj dhjetëra milionë euro. Gjithashtu bëri me dije se do të vazhdoj edhe masa për uljen e TVSH-së për 10% edhe për dy javët e ardhshme. Hristijan Mickoski, kryeministër “Sipas këtyre kalkulimeve, dizeli duhej të shtrenjtohej rreth 7 denarë, kurse benzina diku rreth 1 denarë deri në 2 denarë. Me seancën e ditës së nesërme, janë plotësuar kushtet…

Lexo më Shumë

Një vit pas tragjedisë në diskotekën “Puls” në Koçan, familjet e viktimave ende nuk kanë përgjigje për shkaqet e vdekjes së më të dashurve të tyre. Këtë e theksoi Aleksandar Naunov, një prind që ka humbur vajzën e tij, duke folur në emër të Shoqatës “16 Mars 2025” – Koçan. Ai theksoi se që më 14 janar të këtij viti ishte dërguar një kërkesë zyrtare në Institutin e Mjekësisë Ligjore pranë UKIM-it, me qëllim që të merren informacione të qarta nëse janë kryer analiza toksikologjike, përfshirë edhe testimin për praninë e cianideve. Pavarësisht dy muajve të kaluar, siç tha ai,…

Lexo më Shumë

Azir Aliu Në prag të 7 prillit, Ditës Botërore të Shëndetit, ia vlen të ndalemi te mesazhi që këtë vit përcjell Organizata Botërore e Shëndetësisë: “Together for health. Stand with science.” Përparimi teknologjik, rritja dhe zhvillimi eksponencial i inteligjencës artificiale dhe depërtimi i saj në shkencë, i japin këtij mesazhi një peshë si një nga mesazhet më të rëndësishme qytetëruese të kohës sonë. OBSH e nisi vitin 2026 duke vënë në fokus njohuritë shkencore, bashkëpunimin ndërinstitucional dhe qasjen One Health – ndërgjegjësimin se shëndeti i njerëzve është i pandashëm nga shëndeti i kafshëve, bimëve dhe mjedisit. Në një epokë në…

Lexo më Shumë

Lista e pavarur “Për Shqiptarët e Kumanovës” e kryesuar nga Mesut Bajrami në mbështetje të protestës studentore të 6 prillit: Studentët kanë nevojë për ne që t’u bashkohemi në thirrjen e protestës dhe ne do t’u bashkohemi. Për Shqiptarët e Kumanovës gjithashtu ju bëjnë thirrje të gjithë shqiptarëve që të dalin masovikisht në mbështetje të studentëve, sepse ata janë ajka jonë. Të gjithë në mbështetje të studentëve shqiptarë – shihemi në protestë”, thuhet në komunikatën e listës së pavarur “Shqiptarët e Kumanovës”.

Lexo më Shumë

Ekonomisti Abil Baush ka dalë hapur në përkrahje të protestave të studentëve shqiptarë, duke ndarë një përvojë personale që, sipas tij, pasqyron sfidat reale të sistemit arsimor. Baush thekson se rrugëtimi i tij akademik nuk ka qenë i lehtë. Ai kujton se provimin pranues në Fakultetin Ekonomik e kishte dhënë në gjuhën maqedonase, ndërkohë që arsimin e mesëm e kishte përfunduar në gjuhën shqipe, në një periudhë kur studentët shqiptarë përfshiheshin në një “kuotë pozitive” prej vetëm 5%. Sipas tij, edhe pse arriti të mësojë mirë gjuhën maqedonase, vitet e para të studimeve ishin të vështira dhe patën pasoja reale…

Lexo më Shumë

Fatmir Bytyqi Në zgjedhjet parlamentare të 8 majit 2024, qytetarët i dhanëVMRO-DPMNE-së një mandat të fortë. Koalicioni i udhëhequrnga kjo parti fitoi 58 vende deputetësh, e më pas u formua njëqeveri me mbështetje koalicioni prej 78 deputetësh. Gjatëfushatës, ndër temat kryesore ishin ekonomia, vendet e punës, inflacioni dhe integrimi evropian. U krijua përshtypja se do tëishte një mandat për kthesë, që do të ndërtonte një shtet mëfunksional. Prandaj sot është e rëndësishme të shihet jo vetëm çfarë u premtua, por edhe çfarë u bë realisht. Në këtë kuptim, Bertelsmann Transformation Index (BTI) 2026 është irëndësishëm sepse është një instrument ndërkombëtar…

Lexo më Shumë

Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, informoi se ministria po hap thirrje të re publike për dhënien e kuponëve për kondicionerë inverter për vitin 2026, që synon të mbështesë kategoritë e cenueshme të qytetarëve dhe të ulë kostot e tyre të energjisë. Siç theksoi Bozhinovska, këtë vit për herë të parë aplikimi do të kryhet plotësisht në mënyrë elektronike, përmes faqes zyrtare të Ministrisë www.aplikanti.energy.gov.mk, gjë që eliminon radhët dhe thjeshton procedurën. “Aplikimi është i shpejtë, i thjeshtë dhe i arritshëm për të gjithë qytetarët që plotësojnë kërkesat. Me këtë masë, po bëjmë një hap të rëndësishëm drejt…

Lexo më Shumë