Author: IM

Aktivistja qytetare Nafie Selmani ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputetit të VLEN-it, Adnan Azizi, i cili së fundmi ka akuzuar se protesta e paralajmëruar e studentëve më 6 prill është e politizuar dhe se studentët po instrumentalizohen nga qarqe të ndryshme. Selmani u bën thirrje të veçantë nënave dhe grave që të bashkohen me studentët në protestë, duke theksuar se të rinjtë nuk duhet të mbeten vetëm në kërkesat e tyre për të drejta. Në vijim shkrimi i plotë i Selmanit: Njëri nga eksponentët e VLEN-it, i njohur në opinion si “i forti” që vendos për gjithçka në VLEN,…

Lexo më Shumë

Bekim Pocesta, anëtar i kryesisë së Aleancës për Shqiptarët, ka reaguar përmes një postimi në Facebuk, duke kritikuar ashpër bilancin e deritanishëm të qeverisjes së koalicionit VLEN, thuhet në kumtesën e Aleancës për shqiptarët, të cilën MIA e publikon në formë integrale. Sipas Pocestës, gati dy vjet pas ardhjes në pushtet, pritjet për ndryshim nuk janë përmbushur, sidomos në dy çështje kyçe: eurointegrimin dhe të drejtat e gjuhës shqipe. Ai thekson se procesi drejt Bashkimit Evropian është bllokuar, ndërsa statusi i gjuhës shqipe, sipas tij, ka pësuar regres të dukshëm. “Rruga drejt BE-së është zhytur në pritje pa afat, ndërsa…

Lexo më Shumë

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, në një letër drejtuar popullit amerikan ka deklaruar se Irani nuk ushqen armiqësi ndaj amerikanëve të zakonshëm, transmeton Anadolu. “Populli iranian nuk ushqen armiqësi ndaj kombeve të tjera, përfshirë popullin e Amerikës, Evropës apo vendeve fqinje”, tha ai në letrën e cituar nga televizioni shtetëror Press TV. Pezeshkian i ftoi amerikanët të shohin përtej retorikës politike dhe të rishqyrtojnë atë që ai e përshkroi si “realitetet e së kaluarës, të tashmes dhe aspiratave të Iranit” për një të ardhme të bazuar në “të vërtetën, dinjitetin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë”. Ai tha se mes “narrativave konkurruese dhe…

Lexo më Shumë

Koalicioni VLEN thekson se kritikat e BDI-së rreth zhvillimeve të fundit për Korridoret 8 dhe 10-d nuk mund të merren seriozisht. Partitë shqiptare në pushtet theksojnë se një parti që për 20 vjet pushtet nuk ka ndërtuar asnjë kilometër autostradë, nuk ka të drejtë të japë leksione për projekte infrastrukturore. “Për ne, këto korridore janë strategjike dhe pa asnjë dilemë, do të realizohen, pavarësisht zhurmës që BDI-ja tenton të krijojë. Punimet në Korridorin 8 po zhvillohen dhe progresi është i dukshëm në të gjitha segmentet, prandaj qytetarët e Strugës mund të jenë të bindur se ky projekt do të përfundojë…

Lexo më Shumë

Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaë Kosiniak-Kamysz, ka deklaruar se “nuk ka NATO pa SHBA”, pas komenteve të presidentit amerikan, Donald Trump, që sugjerojnë se Washingtoni mund të rishqyrtojë rolin në aleancë, transmeton Anadolu. Në një intervistë për The Telegraph të publikuar të mërkurën, Trump e përshkroi NATO-n si një “tigër prej letre” dhe kritikoi aleatët evropianë për përfshirjen e tyre të kufizuar në konfliktin në Lindjen e Mesme. Kur u pyet nëse SHBA-ja mund të rishqyrtojnë anëtarësimin e tyre, ai tha se kjo ishte “përtej rishqyrtimit”. Duke reaguar ndaj komenteve, Kosiniak-Kamysz tha se ato pasqyrojnë “momentin e vështirë në të…

Lexo më Shumë

Unionet e studentëve nga Universiteti i Tetovës, Universiteti “Nënë Tereza” dhe Universiteti i Evropës Juglindore kanë dalë me një thirrje publike drejtuar profesorëve universitarë, duke kërkuar mbështetje për protestën në Shkup e paralajmëruar më 6 prill, në ora 12:30. Përmes një letre zyrtare, studentët theksojnë se bëhet fjalë për një çështje thelbësore që lidhet me respektimin e të drejtave të garantuara me Kushtetutë dhe ligj, për mundësinë e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Ata kërkojnë solidaritet dhe përkrahje nga stafi akademik, duke vlerësuar rolin e profesorëve si faktor kyç në mbrojtjen e standardeve dhe të drejtave kushtetuese.…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka rikthyer në fokus një nga ngjarjet më të dhimbshme historike të Shkup – shkatërrimin e Xhamisë Burmali. Lloga thekson se rrënimi i kësaj xhamie, e ndërtuar në shekullin XV, përbën një nga krimet e pushtuesve serbë në territorin e Maqedonisë së Veriut. “Një nga krimet e pushtuesve serbë në Maqedoni është shkatërrimi i Xhamisë Burmali (shek. XV) në vitin 1925”, shkruan ai. Xhamia Burmali konsiderohej një nga simbolet më të rëndësishme historike dhe kulturore të Shkupit, ndërsa zhdukja e saj vazhdon të mbetet një plagë e hapur në kujtesën kolektive. Reagimi i Llogës vjen…

Lexo më Shumë

Një nga analistët më të njohur shqiptarë nga Kosova, Xhevdet Pozhari, ka folur për gjestin simbolik që ka tërhequr vëmendje në Prishtinë. Në një restorant është shprehur mirënjohje e veçantë ndaj turqve, duke ju dhënë kafe e çaj pa pagesë me mesazhin: “Borxhin e keni larë në vitin 1999 🇽🇰🇹🇷”. Pozhari thekson se ky veprim përfaqëson mikpritjen dhe kujtesën historike të shqiptarëve për rolin e aleatëve gjatë luftës në Kosovë. “Po, pra, kjo është mikpritja dhe mirënjohja jonë. Ne e mbajmë në mend se aeroplanët e parë të NATO-s që bombarduan regjimin e Slobodan Milošević, drejtoheshin nga pilotë turq,” ka…

Lexo më Shumë

“Sot rivalë, por gjithmonë MIQ”: Kafe dhe çaj falas për tifozët turq – e keni paguar “borxhin” në vitin 1999! Në prag të një ndeshje historike për Kosovën, një bar në Prishtinë ka ndërmarrë një iniciativë simbolike, të ofrojë kafe dhe çaj falas për të gjithë tifozët e Turqisë. Ky gjest vjen si shenjë mirënjohjeje për mbështetjen që Turqia i ka dhënë Kosovës në vitin 1999. Mesazhi i shpërndarë është i qartë: “E keni paguar në vitin 1999 – sot nuk keni asnjë borxh”. Edhe pse sot dy ekipet përballen si rivalë në fushë, ky veprim rikujton se lidhjet mes…

Lexo më Shumë

Kryesuesi i listës së pavarur “Për Shqiptarët e Kumanovës”, Mesut Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke ngritur shqetësime për, siç i quan ai, padrejtësitë ndaj shqiptarëve. Në një reagim publik, Bajrami ka dënuar vendimin për largimin nga puna të ish-luftëtarit të lirisë, Fitor Jakupi, duke e cilësuar këtë veprim si të papranueshëm. Ai thekson se lista e pavarur që ai përfaqëson kërkon urgjentisht rishqyrtimin e rastit dhe vendosjen e drejtësisë. “Ne si listë e pavarur Për Shqiptarët e Kumanovës dënojmë ashpër këtë vendim dhe kërkojmë që rasti të shqyrtohet sa më parë. Drejtësia duhet…

Lexo më Shumë

Studentët në Tetovë kanë intensifikuar reagimet e tyre lidhur me çështjen e provimit të jurisprudencës, duke organizuar një aksion sensibilizues në qytet. Përmes mesazhit “Gjuha shqipe thërret – zëri yt është fuqia jonë”, ata kërkojnë të drejtën për ta zhvilluar provimin në gjuhën amtare. Sipas raportimit të Almakos, kjo nismë vjen si reagim ndaj refuzimit për mbajtjen e provimit në gjuhën shqipe, duke nxitur pakënaqësi dhe mobilizim më të gjerë mes studentëve.

Lexo më Shumë

Studentët shqiptarë në Shkup kanë nisur një aksion simbolik duke vendosur afishe në vende të ndryshme të qytetit, përmes të cilave kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe. Në pankartat e vendosura, mesazhi është i qartë: “Shqip kemi mësuar – provimin shqip do japim”, duke shprehur pakënaqësinë dhe kërkesën për respektimin e të drejtës për arsimim në gjuhën amtare. Sipas raportimit të Almakos, studentët theksojnë se kërkesa e tyre është legjitime dhe lidhet drejtpërdrejt me barazinë në sistemin arsimor, duke bërë thirrje që institucionet përgjegjëse të reagojnë dhe të mundësojnë mbajtjen e provimit edhe në gjuhën…

Lexo më Shumë