Author: IM

Kënga më poshtë, e titulluar “Trojet shqiptare”, këngë garuese në Festivalin e Këngëve për Fëmijë “Bilbilat e Korabit 2023”, pjesëmarrëse edhe në Festivalin “Bletëzat 2023”, ka ngritur në këmbë një shtet të tërë. Histeria e nisur nga mediat maqedonase përfundoi me thirrje për dënim nga Agjencia e Mediave dhe Këshilli Programor i RTVM-së, ndërsa askush nuk dëshiron ta kuptojë të vërtetën e këngës dhe ritransmetimin e saj të shtunën në kanalin në gjuhën shqipe në RTVM, shkruan gazet KOHA. E para, kënga si pjesë e Festivalit “Bilbilat e Korabit” është transmetuar në vitin 2023, kur festivali ishte pjesë e Programit…

Lexo më Shumë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha sot se SHBA-ja mund ta hapë Ngushticën e Hormuzit, si dhe të marrë naftën dhe të bëjë pasuri, duke theksuar se kjo lëvizje do të ishte një burim i madh fitimi për botën, transmeton Anadolu. “Me pak më shumë kohë, ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të marrim naftën dhe të bëjmë pasuri. Do të ishte një burim i madh fitimi për botën”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social. Ngushtica e Hormuzit, përmes së cilës kalon rreth 20 për qind e furnizimit global me naftë, është përballur me ndërprerje që…

Lexo më Shumë

Një nga emisionet më të ndjekura për ekonominë dhe zhvillimet globale, “Weconomy”, rikthehet sonte me një format edhe më të fortë dhe përmbajtje më të thelluar, ekskluzivisht në Almakos.com. Ky emision synon të thyejë çdo normë tradicionale të analizës ekonomike, duke sjellë në fokus temat më të nxehta: krizën globale, rritjen e çmimeve dhe sfidat që e presin ekonominë në të ardhmen. Me analiza të drejtpërdrejta dhe diskutime pa filtra, “Weconomy” premton të jetë një hapësirë ku publiku informohet dhe kuptohen më qartë zhvillimet që ndikojnë në jetën e përditshme. ⏰ Mos e humbisni premierën – sonte nga ora 22:00!

Lexo më Shumë

Profesori universitar Aleksandar Petkovski ka dalë në përkrahje të kërkesave të studentëve shqiptarë për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe. Ai bëri të ditur se Unioni i Studentëve të Universitetit “Nënë Tereza” u ka dërguar një letër profesorëve, duke kërkuar mbështetje për realizimin e këtij qëllimi. Sipas tij, si jurist dhe profesor, studentët kanë të drejtë ligjore që provimin ta japin në gjuhën shqipe, duke iu referuar Ligjit për përdorimin e gjuhëve të vitit 2019. Petkovski ngre dilema për mënyrën se si është miratuar dhe zbatuar ky ligj, duke pyetur pse deputetët kanë garantuar përdorimin e gjuhës shqipe…

Lexo më Shumë

Sejjid Emin drejtues i TIMEBALKAN shkruan për mesazhin e tregimit në vijim “Një pemë ishte mbjellë vite më parë në oborrin e një vakëfi. Toka ishte e fortë, uji i pakët; por disa njerëz, pa u lodhur, e ujitën, e krasitën dhe u përpoqën që të jetonte, edhe pse vetë nuk uleshin në hijen e saj. Me kalimin e kohës ajo pemë u rrit, degët iu zgjeruan. Pati nga ata që pushuan nën të, dhe nga ata që përfituan prej frutave të saj… Pastaj disa prej tyre, ndërsa freskoheshin në hijen e pemës, filluan të mendojnë se diellin e kishin…

Lexo më Shumë

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimi Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Lëvizja Besa, Bilall Kasami, duke e akuzuar këtë të fundit për kundërthënie dhe “autogol politik”. Ademi thekson se Kasami nga njëra anë kritikon liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, për “20 vite në pushtet”, ndërsa nga ana tjetër deklaron se të drejtat e shqiptarëve nuk do të preken. Në vijim deklarata e plotë e Ademit: Bilall Zeza edhe një herë i dha autogol vetes. Nga njëra anë thotë se Ali Ahmeti ka pasur 20 vite kohë për t’i rregulluar punët, ndërsa nga ana tjetër…

Lexo më Shumë

Shkruan: Ali Maskan Baza teorike Në shkrimin tonë të kaluar, konfliktin mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit e kishim analizuar nga këndvështrimi i “fundit të kohës së shenjtë”. Le të vazhdojmë prej aty, duke përfshirë edhe faktorin Turqi në këtë model. Çdo traditë fetare e konsideron procesin e shpalljes hyjnore si një pikë kthese në kuptimin e historisë. Në këtë aspekt, historia mund të lexohet në dy nivele të ndryshme ndërgjegjeje: “para shpalljes”( pre-revelation) dhe “pas shpalljes” (post-revaliation). Kjo ndarje i jep qartësi edhe analizës sonë. Çdo fe, pas shpalljes që i është dhënë, nis një cikël historik dhe, me bindjen…

Lexo më Shumë

Deputetët Ilire Dauti dhe Elmi Aziri, sot në ambientet e Kuvendit pritën këshilltarët e lartë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kelly R. McCaleb dhe Adrian Ismaili. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aletatët dhe mbështetësit më të mëdhej të popullit dhe vendit tonë, të perspektivës euro-atlantike dhe proceseve demokratike me interes për qytetarët. Në takim u bisedua për sfidat me të cilat përballet vendi, zhvillimet politike dhe qëndrimet e Aleancës për Shqiptarët për të njëjtat. Përsëritëm qëndrimet tona se debllokimi i procesit eurointegrues është e vetmja rrugë për prosperitet dhe po aq e rëndësishme sa edhe kohezioni…

Lexo më Shumë

Organizata Shqiptaro-Amerikane për Maqedoninë e Veriut (AAOFNM) dhe organizata Albanians for America (AFA) zhvilluan një takim të cilësuar si produktiv me kongresmenin amerikan Keith Self, njëkohësisht kryetar i Nënkomisionit për Evropën në Kongresi i Shteteve të Bashkuara. Në fokus të diskutimit ishin sfidat e vazhdueshme me të cilat përballen shqiptarët në Maqedonia e Veriut dhe moszbatimi i plotë i Marrëveshja Kornizë e Ohrit, shkruan gazeta KOHA. Sipas pjesëmarrësve, diskutimi u përqendrua në atë që u përshkrua si “premtimi i papërfunduar” i Marrëveshjes së Ohrit dhe rëndësia e saj e vazhdueshme për politikën e jashtme të Shtetet e Bashkuara të Amerikës.…

Lexo më Shumë

Botuesi i SHB Shkupi, Azam Dauti, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestat e studentëve shqiptarë që do të zhvillohen të hënën në Shkup, duke filluar nga ora 12:30, nga Ura e Gurit. Dauti thekson se Maqedonia është toka dhe prona e qytetarëve, dhe nuk mund të lejohet që ajo të kthehet në mjet politik i një partie që sipas tij, ka synuar të ngulfatë çdo aspekt të jetës shqiptare, nga ekonomia e arsimi te shëndetësia, kultura dhe sporti. Ai e konsideron mbështetjen ndaj protestës si një detyrim moral dhe qytetar, duke theksuar se studentët mbrojnë gjuhën, kulturën dhe…

Lexo më Shumë

Pas takimit me përfaqësuesit e Ambasadës së Francës në Shkup, aktivistja qytetare Nafie Selmani shprehu mirënjohjen e saj për mundësinë e bashkëbisedimit të hapur mbi zhvillimet në vend. Takimi u zhvillua me këshilltarin e parë të ambasadës, z. Philippe Marcheteau, i shoqëruar nga z. Ardian Ramadani nga stafi i ambasadës. Në vijim deklarata e plotë e Selmanit: Jam mirënjohëse dhe e nderuar, nga shprehja e interesimit për takim nga ana e përfaqësuesve të Ambasadës së Francës në Shkup, gjegjësisht nga këshilltari i parë (figura nr. 2 e ambasadës), z. Philippe Marcheteau, i shoqëruar nga z. Ardian Ramadani (pjesë e stafit),…

Lexo më Shumë