Ambasadori shqiptar në Shkup, Denion Meidani, ka shpërndarë një fotografi të Mevlan Ademit, i cili së fundmi ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë.
“E ardhmja është tani. Brezi i ri u formua. Eh, çfarë brezi! #Krenar”, ka shkruar Meidani.
Pas përfundimit të studimeve juridike, Ademin e pret provimi i jurisprudencës. Mbetet të shihet nëse ai do të ketë mundësi ta japë këtë provim në gjuhën shqipe, siç kërkon vetë dhe siç po kërkohet përmes protestave të vazhdueshme të studentëve dhe aktivistëve shqiptarë. Gazeta Flaka



