Një profil me përvojë të spikatur rajonale në fushën e komunikimeve elektronike i bashkohet AKEP-it.
Jeton Akiku, i cili për pesë vitet e fundit ka drejtuar Agjencinë për Komunikime Elektronike të Maqedonisë së Veriut (AEK), i bashkohet kabinetit të Kryetarit të AKEP, Gentian Sala, në cilësinë e Këshilltarit.
Me një eksperiencë mbi 12-vjeçare në sektorin e komunikimeve elektronike, Akiku sjell një kontribut të rëndësishëm profesional, të ndërtuar mbi ekspertizën në menaxhim dhe zhvillimin e politikave sektoriale.
Gjatë karrierës së tij, ai ka mbajtur pozicione të rëndësishme drejtuese në sektorin e komunikimeve elektronike, duke fituar një njohje të thellë të sfidave dhe zhvillimeve të tregut në nivel kombëtar dhe rajonal.
AKEP vlerëson se përvoja e tij e gjerë dhe vizioni profesional do të përbëjnë një vlerë të shtuar për institucionin.



