Nënkryetari i BDI-së, Arjanit Hoxha, ka reaguar ndaj sondazheve të publikuara së fundmi për rejtingun e partive politike, duke vënë në pikëpyetje besueshmërinë e tyre dhe duke sfiduar drejtpërdrejt koalicionin VLEN. Në një reagim publik, Hoxha u shpreh se nuk synon t’ua zbehë entuziazmin për rezultatet e sondazheve, por u ka drejtuar një kërkesë konkrete: organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. “Pa dashur t’ua prishim entuziazmin nga sondazhet e publikuara për rejtingun e partive politike, kemi një kërkesë të qartë për VLEN-in: nëse vërtet qëndroni aq mirë sa tregojnë këto sondazhe, atëherë hajdeni të shkojmë sa më parë në zgjedhje,”…
Author: IM
Një nga liderët e VLEN-it dhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka komentuar rezultatet e anketës së fundit, sipas së cilës VLEN renditet si forca e parë politike te shqiptarët në vend. Sipas Mexhitit, ky rezultat është tregues i qartë i mbështetjes në rritje të qytetarëve për modelin aktual të qeverisjes, të cilin ai e përshkroi si “me duar të pastra” dhe të fokusuar në luftën kundër korrupsionit. Ai theksoi se besimi qytetar buron nga rezultatet konkrete në terren, duke përmendur rritjen e pensioneve, investimet në infrastrukturë, mbështetjen për stafin mjekësor, si dhe realizimin e projekteve të ndryshme…
Një zëvendëskryeministër i Maqedonisë së Veriut akuzon Shqipërinë për mbajtjen e një të burgosuri politik. Pretendimi flet më shumë për të kaluarën e Shkupit sesa për të tashmen e Tiranës… Nga Albatros Rexhaj (Tiranë) Të premten, në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, një zëvendëskryeministër doli para kolegëve të tij dhe deklaroi se Shqipëria po mban një të burgosur politik. Aleksandar Nikollovski, një figurë e lartë e VMRO-DPMNE-së dhe ministër i infrastrukturës në qeverinë aktuale të Shkupit, i tha seancës plenare se Ilir Meta, ish-president i Shqipërisë, mbahet në paraburgim prej dy vitesh pa një dosje rasti. Ai e krahasoi kryeministrin…
Një delegacion i shoqatës kulturore “Köprü”, të kryesuar nga kryetari Hüsrev Emin, gjatë këtyre ditëve kanë qëndruar në Turqi, ku në kuadër të kësaj vizite, delegacioni nga “Köprü”, kanë realizuar një sërë takimesh vëllazërore me përfaqësues të sektorit civil, përfaqësues shtetëror të Turqisë dhe botës akademike. Kështu, gjatë vizitës disaditore në kryeqytetin e Turqisë – Ankara, delegacioni i shoqatës “Köprü”, i kryesuar nga kryetari Hüsrev Emin, anëtarit të kryesisë dhe njëherazi edhe kryeredaktor i TIMEBALKAN, Sejjid Emin dhe koordinatorit administrativ të “Köprü”, Abdulkerim Murati, realizuan takime miqësore me kryetarin e Fondacionit “Gönüllerde Birlik”, z. Mahir Damatlar, si dhe me Kryetarin…
Izraeli pritet të shtojë sulmet kundër Iranit si pasojë e vazhdimit të lëshimit të raketave, deklaroi ministri izraelit i Mbrojtjes Israel Katz, duke paralajmëruar se Republika Islamike do të paguajë një “çmim të rëndë”. “Pavarësisht paralajmërimeve, sulmet me raketa vazhdojnë, për rrjedhojë, goditjet e IDF në Iran do të intensifikohen dhe do të zgjerohen drejt objektivave të tjera në sektorë që ndihmojnë regjimin të zhvillojë dhe përdorë mjete ushtarake kundër civilëve izraelitë. Ata do të paguajnë një çmim të rëndë, gjithnjë e më të rëndë, për këtë krim lufte,” tha Katz në një video të publikuar nga zyra e tij.…
Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi tha sot se bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit mund të shmangin humbjet e mëtejshme të jetëve dhe të ndihmojnë në normalizimin e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, duke mbështetur rolin e Pakistanit në negociata, transmeton Anadolu. Komentet e tij erdhën gjatë një telefonate me ministrin e Jashtëm pakistanez, Ishaq Dar. Wang theksoi se dialogu është e vetmja mënyrë për të parandaluar viktima të mëtejshme, për të ndaluar përhapjen e konfliktit dhe për të rivendosur lundrimin normal në Ngushticën e Hormuzit, sipas Ministrisë së Jashtme të Pekinit. Ai vlerësoi përpjekjet e Pakistanit për të ulur…
SHBA-ja dhe Izraeli në një valë të re sulmesh mes përshkallëzimit të vazhdueshëm kanë shënjestruar kompanitë iraniane të çelikut Khuzestan dhe Mobarakeh, të cilat janë ndër më strategjiket dhe më të mëdhatë në vend. Agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve Fars raportoi se njësitë e emergjencës kanë mbërritur në vendngjarje duke shtuar se më shumë detaje do të bëhen të ditura në lidhje me zhvillimin.
Shefi i ushtrisë së Izraelit, Eyal Zamir paralajmëroi se ushtria mund të përballet me kolaps të brendshëm nëse qeveria nuk arrin të adresojë mungesën në rritje të fuqisë punëtore, transmeton Anadolu. Duke folur gjatë një takimi të kabinetit të sigurisë të mërkurën, shefi i Shtabit, gjeneral lejtnant Zamir tha se “Po ngre 10 flamuj të kuq përpara se IDF të shembet në vetvete”, sipas “The Jerusalem Post”. Burime ushtarake shprehën “shqetësim të jashtëzakonshëm” për mungesën, veçanërisht në mes të luftës së vazhdueshme, duke vënë në dukje se edhe në kohë paqeje, do të kërkoheshin më shumë trupa në fronte të…
Shtetet e Bashkuara kanë arritur të shkatërrojnë me siguri vetëm rreth një të tretën e arsenalit raketor të Iranit, raportoi agjencia Reuters, duke cituar pesë burime të njohura me çështjen. Sipas katër prej burimeve, që folën në kushte anonimiteti, një tjetër e tretë e raketave iraniane mbetet me status të paqartë, por besohet se është dëmtuar, shkatërruar pjesërisht ose është varrosur në tunele dhe strehimore nëntokësore pas bombardimeve amerikane. Ndërsa për pjesën e mbetur, vlerësohet se vijon të jetë funksionale. Burimet theksuan se një vlerësim i ngjashëm vlen edhe për kapacitetet e Iranit me dronë, ku ekziston një shkallë sigurie…
Shkrimtari Kim Mehmeti ka theksuar se të rinjtë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut po përballen me mungesë hapësire dhe mbështetje. Në një shkrim të tij, Mehmeti vlerëson se shqiptarët kanë të rinj të aftë dhe të vlefshëm, por sipas tij, ata janë lënë në hije nga politikanë të papërgatitur dhe të manipulueshëm, të cilët siç thotë ai, veprojnë më shumë në interes të palës maqedonase sesa të komunitetit shqiptar. Ai veçon si shembull aktivistin Mevlan Ademi, të njohur për angazhimin e tij në lëvizjet studentore, përfshirë kërkesat për zhvillimin e provimeve të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Në të njëjtën kohë,…
Sekretari i përgjithshëm i Bashkimi Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, ka reaguar ndaj qëndrimit të Avokatit të Popullit lidhur me mbajtjen e provimeve të jurisprudencës, noterisë dhe përmbarimit. Ademi e cilëson këtë qëndrim si “skandaloz, tërësisht të gabueshëm dhe juridikisht të paqëndrueshëm”, duke theksuar se ai paraqet probleme serioze në të paktën dy aspekte ligjore. Në vijim reagimi i plotë i Ademit: Qëndrimi i Avokatit të Popullit lidhur me provimin e jurisprudencës, noterisë dhe përmbarimit është skandaloz, tërësisht i gabueshëm, i paqëndrueshëm juridikisht dhe problematik në të paktën dy aspekte juridike. Së pari, qëndrimi se provimi duhet të mbahet në…
Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik (IBU), në Maqedonin e averiut , ka hapur aplikimet dhe regjistrimet për vitin akademik 2026–2027. Universiteti fton studentë nga Maqedonia e Veriut, Turqia, Ballkani dhe vende të tjera, duke ju ofruar kushte moderne, staf akademik të kualifikuar dhe mundësi ndërkombëtare studimi. Afatet e regjistrimit Periudha e aplikimit të hershëm zgjat nga 2 mars deri më 30 qershor 2026. Studentët që regjistrohen në këtë fazë përfitojnë 8% zbritje shtesë mbi tarifën pas bursës. Regjistrimi zyrtar bëhet nga 1 korrik deri më 20 shtator 2026. Ata që regjistrohen gjatë muajit korrik marrin 5% zbritje. Programet dhe fakultetet IBU ofron…

