Me një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Sallën e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës në Qendrën për Kulturë u zhvillua promovimi i librit “Lirika Majhoshe Tetovare” të autorit Lirim Alija.
Ngjarja u hap me një hyrje artistike të veçantë, ku tingujt e fyellit dhe violinës krijuan një ambient të veçantë kulturor, ndërsa më pas skena u gjallërua me interpretime të poezive që sollën ndjeshmëri dhe emocion te publiku i pranishëm.
Promovimi vijoi me fjalën e autorit Lirim Alija, i cili ndau me të pranishmit rrugëtimin e tij krijues, duke folur për qëllimin dhe mesazhin e librit, si dhe për frymëzimin që qëndron pas vargjeve të “Lirika Majhoshe Tetovare”, një vepër që ndërthur identitetin, ndjenjën dhe traditën në një formë artistike të veçantë.
Lirim Alija, autor i librit “Lirika Majhoshe Tetovare”
“Ishte nje motivim i kahershem dmth mereshim me gjera humoristike, skeçe të vendit dmth te treves ku jetojme dhe pastaj dalengadale ato gjerat u bene aq te mirefillta saqe mendova se me dhene dicka me shume tonen dmth perfeksionohen gjerat edhe u bene edhe poezite dhe pastaj shume poezi tani aq sa vendosa ta bej liber. Qe eshte edhe libri i pare ne kete zhaner, ne kete te folur ta quaj.
Kjo edhe pse shume kan menduar se fjala ‘Majhoshe’ nuk eshte shqipe, eshte ne fjalor, ‘Majhoshe’ dmth as e tharët as e ëmbel, ju e dini kuptimin, ketu qendron dmth, ka gjera te mira te embla por edhe te tharta, dicka ndermjet as e embel as e tharet.
Alija shpjegon edhe kuptimin e titullit “Majhoshe”, duke e përkufizuar si një gjendje “as të ëmbël, as të hidhur”, që simbolizon përzierjen e ndjenjave dhe situatave që trajtohen në libër. Sipas tij, veprat janë të ndërtuara në formë humoristike, por me mesazhe të qarta dhe edukative
Lirim Alija, autor i librit “Lirika Majhoshe Tetovare”
“Mesazhi i ketij libri eshte keshtu, sepse protagonisti ju shkruan vajzave ne baz te asaj qe i shef se cka studiojne edhe me terminologjine e atyre lendeve ju shkruan edhe pse… humoristike mirepo ka mesazh te qarte edhe simpatik. Gjerat qe, aj qe eshte ekspert i asaj lende dmth po ta lexosh me vemendje aj ka thene shume gjera..
Disa me kane sugjeruar qe te futet edhe ne shkolla te mesme sepse eshte si stimulim si promovim per ta dashur ate lende dmth kshtu dicka eshte mes humorit dhe vargut qortimit ku ka mangesi dmth kjo eshte mesazhi qe te rinjte te lexojne edhe me shume qe ta kultivojne dmth dihet qe gjuha standarte ne e kemi gjuhe zyrtare por mos ta harojme edhe gjuhen ne vendin ku jetojme
Ai shton se libri mund të shërbejë edhe si material motivues për nxënësit e shkollave të mesme, duke i nxitur të lexojnë më shumë dhe të kultivojnë gjuhën dhe kulturën lokale, pa harruar gjuhën standarde shqipe.
Promovimi i librit “Lirika Majhoshe Tetovare” u përmbyll në një atmosferë të ngrohtë kulturore. Në fund, autori Lirim Alija u dhuroi të pranishmëve kopje të librit dhe i nënshkroi ato personalisht, duke krijuar një moment të veçantë afërsie me lexuesit. Ngjarja u mbyll mes duartrokitjesh dhe vlerësimesh për veprën.
Anida Murati /SHENJA/


