Klubi i Shahut “Anpasan” në bashkëpunim me “Vizioni-M” kanë njoftuar organizimin e turneut të gjashtë tradicional ndërkombëtar të shahut “Vizioni M 2026”, i cili do të mbahet më 21 qershor në Kodrën e Diellit, në Hotel Scardus.
Turneu do të nisë nga ora 09:00, ndërsa organizatorët kanë bërë të ditur se aplikimet tashmë janë të hapura për të gjithë shahistët që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë eveniment sportiv ndërkombëtar.
Në ftesën e publikuar, organizatorët mirëpresin pjesëmarrës nga vendi dhe rajoni për t’u bërë pjesë e këtij aktiviteti tradicional të shahut që organizohet në një nga qendrat më të njohura turistike në vend.
Për më shumë informata dhe aplikim: Chess Results – Vizioni M 2026


