<Shkruan Alt Zylbeari
Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese për abrogimin e 11 emrave të rrugëve në Tetovë dërgon një mesazh shqetësues për të gjithë ata që besojnë në barazi, respekt të ndërsjellë dhe bashkëjetesë.
Ky vendim përbën një goditje ndaj kujtesës sonë kolektive, ndaj sakrificës së brezave dhe ndaj përpjekjeve shumëvjeçare për barazi dhe dinjitet.
Marrëveshja e Ohrit nuk duhet të mbetet vetëm një dokument në letër. Ne nuk do të lejojmë që fryma e kësaj kornize të shkelet dhe që barazia të mbetet vetëm një premtim i parealizuar. Ajo duhet të respektohet në praktikë, ndërsa vendime të tilla tregojnë se parimet e saj po sfidohen çdo ditë e më shumë.
Pikërisht për këto arsye u zhvillua edhe beteja jonë politike kundër pushtetit dhe mekanizmave të sistemit në zgjedhjet e fundit lokale. Kjo nuk ka qenë kurrë një betejë për privilegje apo kolltukë, por një betejë për barazi, dinjitet dhe respekt. Mbi këto tri shtylla është ndërtuar fryma jonë politike dhe kjo betejë do të vazhdojë me vendosmëri.
Tetova nuk është thjesht një qytet. Tetova është simbol i qëndresës, i krenarisë dhe i kthesave historike të shqiptarëve. Kjo kala e pamposhtur nuk do të lejojë që të fshihet kujtesa e saj kolektive dhe as të zbehet identiteti i saj. Ata që mendojnë se mund ta kthejnë pas rrotën e historisë gabohen rëndë. Tetova ka ditur gjithmonë të ngrihet mbi padrejtësitë dhe do ta bëjë këtë sërish. Sepse Tetova nuk udhëhiqet – Tetova udhëheq.
Bashkimi Demokratik për Integrim nuk do të heshtë përballë këtyre proceseve. Si forcë politike që ka qenë në vijën e parë të mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve, do të vazhdojmë të jemi zëri dhe gardiani i interesave kombëtare.
Emrat e rinj të rrugëve sipas vendimit:
❗️Sheshi “Iliria” ➡️ “Marshall Tito”
❗️Rr. “Dervish Cara” ➡️ “JNA”
❗️Rr. “Mehmet Pashë Deralla” ➡️ “29 Noevmri”
❗️Rr. “Kongresi i Manastirit” dhe “Dëshmorët e Kombit” ➡️ “Ivo Lola Ribar”
❗️Rr. “Abdyl Frashëri” ➡️ “Lenin”
❗️Rr. “Sami Frashëri” ➡️ “Radovan Coniq”


