Author: IM

Disa nga prindërit e fëmijëve që vdiqën në zjarrin në diskotekën Pulse në Koçan u takuan sot me drejtorin e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Shkup, Aleksandar Stankov, nga i cili kërkuan përgjigje disa ditë më parë në lidhje me analizat toksikologjike nga autopsia e trupave të viktimave. Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Shkup, Aleksandar Stankov, në një deklaratë për mediat pas takimit, tha se kishin biseduar dhe gjithçka që duhej shpjeguar u ishte shpjeguar dhe se të gjitha provat do të paraqiteshin publikisht në sallën e gjyqit. “Biseduam dhe gjithçka që duhej shpjeguar deri më tani u…

Lexo më Shumë

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski, thotë se shumë po manipulojet me çështjen e gjuhës shqipe. Një gjë të tillë, kreu i Kushtetueses e ka thënë në emisionin “Me fakte” të MTV-së. “Dua të bëjë apel rreth kësaj çështje, meqë shoh se shumë po manipulohet. Askush nuk do ta prek gjuhën shqipe. Gjykata Kushtetuese ekziston për të ndihmuar të drejtat e garantuara, nëse ato janë gjuhësore, nëse janë të përfaqësimit të drejtë…, t’i ndihmojë ato dhe assesi t’i abrogojë. Ato janë kategori kushtetuese, prandaj nuk i pranojë kualifikimet, se ato dikush dëshiron t’i abrogojë, ta ulë përdorimin e gjuhë shqipe…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Italisë në Maqedoninë e Veriut, Paolo Palminteri, në një deklaratë për gazetën KOHA, kërkesën e studentëve shqiptarë për ta zhvilluar provimin e Jurisprudencës në gjuhën në të cilën kanë ndjekur studimet, konkretisht në gjuhën shqipe, e ka cilësuar si legjitime. Diplomati italian thekson se, ndonëse nuk ka kompetencë për të dhënë vlerësime teknike mbi legjislacionin vendor, konsideron se kërkesa e studentëve është e arsyeshme dhe e justifikuar. “Edhe pse nuk disponoj kompetencat e nevojshme për të dhënë një vlerësim teknik mbi këtë çështje në bazë të legjislacionit maqedonas, konsideroj se kërkesa e studentëve për ta zhvilluar provimin profesional…

Lexo më Shumë

Në tremujorin e parë të këtij viti banesat në Shkup u shtrenjtuan për 16,7 përqind në nivel vjetor, ndërsa për 2,1 për qind në nivel tremujor, tregon indeksi i çmimeve të patundshmërive, të cilin e publikon Banka Popullore në bazë të të dhënave që kanë të bëjnë me banesat e publikuara për shitje në territorin e kryeqytetit, raporton MIA. Vitin e kaluar në tremujorin e parë banesat shënuan shtrenjtim vjetor për 19,5 për qind, në tremujorin e dytë për 19,9 për qind, në të tretin prej 25,1 për qind, ndërsa në të katërtin prej 25 për qind. Agjencia për Kadastër…

Lexo më Shumë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur mirënjohje për zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Nikoloski, ndërsa ka kritikuar kreun e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari. Blushi falënderoi Nikolloskin për ngritjen në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut të çështjes që lidhet me, sipas tij, “burgosjen politike” të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ai e cilësoi këtë si një qëndrim parimor dhe në funksion të forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Në të njëjtën deklaratë, Blushi shprehu keqardhje për qëndrimet e Taravarit, duke e akuzuar atë se po bëhet pjesë e një “narrative të qëllimshme…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese pritet të dalë me një vendim lidhur me kërkesën e ish-presidentin Ilir Meta, i cili kërkon shfuqizim të masës së sigurisë ‘arrest në burg’. Meta kërkoi nga Kushtetuesja shfuqizimin e vendimeve të Shkallës së Parë të GJKKO-së, Apelit të Posaçëm dhe atë të Gjykatës së Lartë. Ai ndodhet i izoluar që prej tetorit të vitit 2024, pas akuzave për korrupsion, shpërdorim detyre dhe fshehje pasurie të ngritura ndaj tij nga SPAK. Ndërkohë më datë 27 prill në orën 11:00 do të mbahet seanca e parë në themel në GJKKO për Metën dhe 4 të pandehurit e tjerë.

Lexo më Shumë

Ish Ministrja e Jashtme e Kosovës njëherazi edhe këshilltarja e Presidentes së Kosovës, Meliza Haradinaj ka reaguar publikisht lidhur me një valë të ashpër reagimesh në rrjetet sociale, pas një deklarate të saj në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Ajo thekson se reagimet kanë kaluar kufijtë e debatit normal, duke u shndërruar në sulme më të gjera ndaj shqiptarëve dhe Kosovës, pëcjell Gazeta Express. Sipas saj, kjo situatë nxjerr në pah një realitet shqetësues: albanofobia nuk është e kufizuar vetëm në një shtet, por mbetet e pranishme dhe aktive edhe në vende me marrëdhënie të mira fqinjësore.…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani ka publikuar një mesazh të në rrjetet sociale, duke bërë thirrje për unitet dhe bashkim të shqiptarëve kudo që ndodhen. Në këtë postim, i shoqëruar me një video të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, theksohet rëndësia e forcimit të lidhjeve mes shqiptarëve dhe ruajtjes së identitetit kombëtar përtej kufijve shtetërorë. “Shqiptaria bëhet bashkë. Samiti i Diasporës është një rikthim te rrënjët, një lidhje që vetëm forcohet, një vizion që ndërtohet bashkë, pavarësisht kufijve. Sepse kudo që jemi, mbetemi një. ”, thuhet në mesazhin e ambasadorit. Mesazhi vjen në kuadër të Samiti i Diasporës,…

Lexo më Shumë

Në një deklaratë të publikuar në platformën Truth Social, Presidenti i SHBA-së, Donald J. Trump, ka bërë të ditur se ka rënë dakord për pezullimin e përkohshëm të sulmeve ndaj Iranit, duke e lidhur këtë vendim me zhvillimet diplomatike në rajon. Trump deklaron se ky vendim vjen pas bisedimeve me kryeministrin e Pakistanit, Shehbaz Sharif, dhe me shefin ushtarak pakistanez, Asim Munir. Deklarata e plotë e përkthyer në shqip: “Bazuar në bisedimet me Kryeministrin Shehbaz Sharif dhe Field Marshal Asim Munir, të Pakistanit, dhe duke qenë se ata kërkuan që unë të ndal forcën shkatërruese që po dërgohej sonte drejt…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar lidhur me deklaratat e kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, për rrugën Tetovë–Prizren. Sipas ASH, deklarata se rruga “ka filluar” është në kundërshtim me faktet zyrtare nga Ministria e Transportit. Projekti, theksojnë ata, është ende në fazë përgatitore, nuk ka filluar procedura e tenderimit dhe ndërtimi nuk ka nisur. Aleanca për Shqiptarët pohon se prezantimi i ndërhyrjeve lokale si projekt ndërkufitar përbën manipulim dhe krijim të një realiteti të rremë për qytetarët. Sipas tyre, diferenca mes deklaratave të qeverisë dhe komunës nuk është thjesht interpretim, por një kontradiktë e qartë me faktet, që në…

Lexo më Shumë

Një incident i armatosur ka ndodhur në Butel të Shkupit, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. Sipas informacioneve fillestare, të shtënat me armë zjarri kanë shkaktuar panik në zonë, ndërsa të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit, si dhe për identifikimin e autorëve. Priten më shumë detaje gjatë orëve në vijim.

Lexo më Shumë

Gjatë protestës së djeshme të studentëve, të organizuar nga tre unionet e universiteteve shqiptare, pjesë e drejtuesve dhe folësve ishin edhe studentë që janë hapur anëtarë ose aktivistë të LSDM-së. Një ndër ta ishte edhe Demir Demiri, i cili ka qenë vazhdimisht në rreshtat e parë të protestës, duke brohoritur me megafon dhe duke mbajtur fjalim. Studentët shqiptarë dje protestuan për të kërkuar që t’u mundësohet dhënia e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe. Përveç mbështetjes nga përfaqësues të partive shqiptare në opozitë, edhe lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, deklaroi në emisionin “n’Podium” në Ora24.tv se LSDM e mbështet…

Lexo më Shumë