Xhevdet Pozhari
Edi Rama kujdo që e refuzon sundimin e tij (se ndryshe nuk mund të quhet një pushtet çerek shekulli), po i vë epitete.
Ai e pretendon të pamundurën: Shqipëria t’i takojë vetëm atij dhe atyre që e përkrahin qeverinë e tij.
Pra, as shqiptarët që janë larguar për një jetë më të mirë, as ata që padrejtësisht mbetën jashtë kufijve shqiptarë, sipas mendësisë moderne diktatoriale, nuk kanë asnjë të drejtë mbi Shqipërinë.
Ata shqiptarë duhet t’i kqyrin veç punët e tyre kudo që ndodhen, e për Shqipërinë i takon të mendoj vetëm Rama. Ose mund të flasësh, por veç nëse e lavdëron qeverinë e tij dhe e madhëron figurën e “rilindasit kokëteposhtë”. Pra, nëse je pakurrizor. Pa identitet. I shpërfytyruar.
E, të drejtën për të fol për shqiptarët kudo, duhet ta ketë veç ai!
Kështu duket veç një njeri që e ka humb edhe kontaktin e fundit me realitetin.
Jo veç protestuesit, por për ta larguar këtë njeri përgjegjësi ka edhe partia që e solli në pushtet, PS-ja. Edhe ata e dinë se ky ka shku për lesh. Së paku të shpëtohet Shqipëria prej tij.


