Dekani i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin Luarasi Petrit Bara ftoi të gjithë maturantët që të regjistrohen tek Luarasi.
Bara u shpreh se Universiteti Luarasi është një universitet ekselent. Shtoi se studentët do kenë një diplomë të njohur ndërkombëtarisht.
Më tej, Bara nënvizoi se kush mbaron për infermieri tek Luarasi është i punësuar brenda dhe jashtë vendit.
“Universiteti Luarasi është një universitet ekselent. Te Luarasi do keni një diplomë të njohur ndërkombëtarisht. Kush mbaron infermieri, është i punësuar brenda dhe jashtë vendit. Edhe në Farmaci dhe në Stomatologji ka kërkesa të mëdha për t’u regjistruar. Në degën e Infermierisë ne kemi kontrata me gjermanët, që bëjnë praktika. Një risi është ne kemi shtuar gjuhën gjermane në infermieri. Masteri shkencor është një risi e madhe në fushën e infermierisë. Kush mbaron bachelor tek Luarasi për infermieri do të vazhdojnë edhe masterin. Regjistrimet e fundit tek Luarasi bëhen në tetor”, tha Bara.
Dekani Petrit Bara nënvizoi se tek Luarasi po regjistrohen studentë edhe të huaj. Bara tha se studentët, me diplomën tek Luarasi mund të punojë brenda, por edhe jashtë vendit. Informoi të gjithë të interesuarit se faza e tretë e regjistrimeve tek Universiteti Luarasi bëhet pas datës 8 tetor.
“Në universitetin tonë futen edhe me mesatare 6.5 e lart. Kushdo mund të aplikojë. Në universitetin tonë jemi të gatshëm që të ofrojmë kushtet më të mira, më optimale, laboratorët janë të kompletuara. Ne organizojmë praktika të studentëve të infermierisë në Spitalin Nënë Tereza, i organizojmë tek Spitali Ushtarak, në klinka të lagjeve. Bëjmë praktikë në çdo fushë. Shumë student punësohen nga institucionet, ku bëhen praktika. Shumë nga studentët tanë punojnë edhe në poliklinika. Diplomat e Luarasit janë të njohura në Shqipëri dhe jashtë vendit. Studentët e Luarasit i kam gjetur kryeinfermierë në SHBA. Një studente e imja në Nju Jork ishte shefe e pavionit. Faza e tretë e regjistrimeve te Luarasi bëhet pas datës 8 tetor. Është bërë një ndryshim shumë i madh tek Luarasi, kushtet janë tepër të mira dhe çdo student do të mirëpritet”, u shpreh dekani i Fakultetit të Mjekësisë tek Luarasi, Petrit Bara.
The post “Luarasi, universitet ekselent”/ Dekani i Fakultetit të Mjekësisë: Kanë nisur regjistrimet, diploma tek ne njihet brenda dhe jashtë vendit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


