Ish-kryetari i Komunës së Lozovës nga radhët e LSDM-së, Aco Velkovski, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook reagoi ndaj, siç thekson ai, gjendjes së rëndë sociale në të cilën jetojnë një pjesë e qytetarëve.
“Në të njëjtën kohë, mbi 20.000 familje të varfra luftojnë për ushqim, energji elektrike, ujë dhe një jetë dinjitoze. Për disa festë, për të tjerët mbijetesë”, shkroi Velkovski.
Në postimin e tij ai iu referua edhe një skene që, sipas tij, është parë pranë qendrës së Velesit, ku fëmijë lahen duke përdorur ujë të sjellë nga lumi Vardar.
“Çdo mbrëmje edhe ata e ‘festojnë ditëlindjen’ – duke fryrë të vetmin qiri që ua ndriçon dhomën. Ndërsa disa festojnë me torta dhe duartrokitje, të tjerë luftojnë për një copë bukë”, thuhet në postimin e tij.
Me këtë reagim, Velkovski kritikoi pushtetin aktual, duke theksuar: “Për disa ditëlindje. Për të tjerët – edhe një ditë më shumë luftë për mbijetesë.”


