Author: IM

Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Albana Koçiu, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, duke nënvizuar se tre shtetet, megjithëse sovrane, ndajnë një hapësirë të përbashkët të kujtesës historike, gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar, shkruan gazeta KOHA. Në një reagim publik, Koçiu kujtoi se breza të tërë shqiptarësh kanë ëndërruar që bashkëpunimi mes shqiptarëve të mos kushtëzohej nga rrethanat politike, por të shndërrohej në një realitet të natyrshëm në shërbim të qytetarëve. Ajo theksoi se, pavarësisht përpjekjeve të disa faktorëve për të krijuar ndasi, faktet dëshmojnë një drejtim tjetër. Si shembull, Koçiu përmendi miratimin e marrëveshjes për…

Lexo më Shumë

Mbi 200 shahistë nga vende të ndryshme u mblodhën sot në Kodrën e Diellit për të marrë pjesë në turneun tradicional ndërkombëtar të shahut, të organizuar nga shoqata “Vizioni M” dhe klubi i shahut “Anpasan”. Turneu mblodhi garues të kategorive të ndryshme dhe u zhvillua në një atmosferë sportive e konkurruese, duke promovuar shahun dhe bashkëpunimin mes lojtarëve nga rajoni dhe më gjerë. Pas ndeshjeve të zhvilluara gjatë ditës, fitues i turneut u shpall Nikolla Nikollovski, ndërsa vendi i dytë i takoi Korab Saraçit. Në pozitën e tretë u rendit Nderim Saraçi, ndërsa vendi i katërt dhe i pestë u…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të diel lidhur me protestën që po zhvillohet prej 21 ditësh në Tiranë, duke ndarë në rrjetet sociale postimin e një qytetareje dhe duke shprehur qëndrimin e tij mbi pjesëmarrjen e shqiptarëve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut në tubime politike në Shqipëri. Në reagimin e tij, Rama thekson se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk mund të konsiderohen diasporë e Shqipërisë, pasi sipas tij ata janë popull shtetformues në vendin e tyre, ndërsa shqiptarët e Kosovës kanë shtetin e tyre të pavarur. Kreu i qeverisë kritikoi ata që, sipas tij, po paraqiten në…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski, në podkastin “Ku janë paratë?”, pranoi se Maqedonia përballet me një sfidë të rëndë demografike, e cila në 20 deri në 25 vitet e ardhshme mund të krijojë një mungesë prej 150,000 deri në 250,000 banorësh. Sipas tij, tabloja demografike e vendit mund të ndryshojë rrënjësisht në 15, 20 ose 25 vitet që vijnë. Mickoski vlerësoi se një pjesë e forcës punëtore do të vazhdojë të zhvendoset drejt Evropës Perëndimore, ndërsa boshllëqet që do të krijohen në ekonominë vendase do të duhet të plotësohen me punëtorë nga vendet e treta. Të dhënat zyrtare e mbështesin këtë shqetësim.…

Lexo më Shumë

Sipas informacioneve jozyrtare të TV24, në Qeverinë e drejtuar nga kryeministri Hristijan Mickoski po përmenden ndryshime të mundshme në disa resorë ministrorë. Sipas këtyre burimeve, seriozisht po shqyrtohet largimi i ministrit të Sportit, Borko Ristovski, dhe ministrit të Kulturës, Zoran Ljutkov. Nuk përjashtohet as mundësia e shkëmbimit të resorëve. Sipas spekulimeve, Ministria e Shëndetësisë mund t’i kalojë kuadrove të VMRO-DPMNE-së, ndërsa ministri aktual i Shëndetësisë, Azir Aliu, mund të marrë një post tjetër qeveritar. Në këtë kontekst përmendet edhe emri i Azir Aliu, i cili mund të udhëheq detyrën e zv.kryeministrit për qeverisje të mirë. TV24 raporton gjithashtu se nuk…

Lexo më Shumë

Ish-kryetari i Komunës së Lozovës nga radhët e LSDM-së, Aco Velkovski, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook reagoi ndaj, siç thekson ai, gjendjes së rëndë sociale në të cilën jetojnë një pjesë e qytetarëve. “Në të njëjtën kohë, mbi 20.000 familje të varfra luftojnë për ushqim, energji elektrike, ujë dhe një jetë dinjitoze. Për disa festë, për të tjerët mbijetesë”, shkroi Velkovski. Në postimin e tij ai iu referua edhe një skene që, sipas tij, është parë pranë qendrës së Velesit, ku fëmijë lahen duke përdorur ujë të sjellë nga lumi Vardar. “Çdo mbrëmje edhe ata e…

Lexo më Shumë

Njëri nga figurat më të njohura të protestave studentore për mbrojtjen e gjuhës shqipe, Mevlan Ademi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me emërtimet e rrugëve, duke dërguar një mesazh simbolik nga sheshi “Marshall Tito” në Tetovë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ademi publikoi një fotografi së bashku me aktivistin Enes dhe shkroi: “Kuj ja mirrte mendja se da e lisha t’shajfem me Enesin sot te Sheshi ‘Marshall Tito’… e ku tjetër përveç se në Tetovën tonë.” Ai theksoi se vendimet institucionale mund të ndryshojnë emrat zyrtarë, por nuk mund të ndryshojnë identitetin dhe realitetin e përditshëm…

Lexo më Shumë

Ish-kryetari i Komunës së Lozovës nga radhët e LSDM-së, Aco Velkovski, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka dërguar një mesazh politik duke kritikuar festimin e përvjetorit të VMRO-DPMNE-së. “Kur feston brenda, mes të njëjtëve njerëz që gjithmonë të duartrokasin, është e vështirë të dëgjosh se si tingëllon duartrokitja nga jashtë”, shkroi Velkovski. Në postimin e tij ai thekson se festimi i vërtetë, sipas tij, nuk do të zhvillohet në sallë, por para institucioneve, atëherë kur qytetarët do të ndiejnë ndryshime reale në jetën e tyre të përditshme. “Dy milionë bashkëqytetarët e tjerë ditëlindjen e parë të…

Lexo më Shumë

Analisti dhe aktivisti Armend Nuhiu ka reaguar me një postim kritik në rrjetet sociale lidhur me debatet e fundit për emrat e rrugëve në zonat me shumicë shqiptare informon Tetovasot. Në postimin e tij, Nuhiu e cilëson si paradoksale sjelljen e një pjese të opinionit shqiptar, duke thënë se shpesh ka reagime të forta për çështje ndërkombëtare, ndërsa mungon reagimi kur preken çështje që lidhen drejtpërdrejt me identitetin dhe të drejtat e shqiptarëve në vend. “Shqiptari i Tetovës, i Gazi Babës, i Çairit, i Butelit, i Gostivarit, mund të të hidhet në fyt për Palestinën, por kur i ndërrojnë emrin…

Lexo më Shumë

Avokati i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Suhejb Memedi, ka shprehur mirënjohje të veçantë për ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, duke vlerësuar lart kontributin e tij për shqiptarët në vend dhe veçanërisht për Universitetin “Nënë Tereza”. Në një reagim publik, Memedi theksoi se Meidani ka qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të universitetit gjatë kësaj periudhe, duke e cilësuar si një diplomat të përkushtuar, punëtor dhe modest. “Njeriu vlerësohet nga veprat e tij, ndërsa njeriun e madh e bëjnë thjeshtësia dhe modestia. Pak janë njerëzit si ju. Kontributi juaj do të vlerësohet dhe do të…

Lexo më Shumë