Pas Iber Cup në Barcelonë, ku kishte shkëlqyer me lojëra të bukuara dhe gola të shumtë, talenti i futbollit nga Kumanova, Rexhail Bajrami, vazhdoi me paraqitjet e tija fantastike edhe në turneun katërditor “Euromilk” në Shkup, në të cilin morën pjesë skuadra nga mbarë vendi me futbollistë deri në moshën 15-vjeçare.
Bajrami, i cili është pjesë e skuadrës Euro-Sport nga Kumanova, nën drejtimin e trajnerit profesor, Avni Nuhiu, ishte i pandalshëm edhe në këtë turne, duke shënuar plot 17 gola, dhe duke u kurorëzuar si golashënuesi më i mirë i turneut.
Pas këtij suksesi, babai i tij, Mesut Bajrami, ka shprehur krenarinë për djalin:
“Urime dhe shumë suksese, djali im! Të priftë e mbara në këtë rrugëtim dhe qofsh gjithmonë krenaria jonë!”
Mbajeni mend këtë emër, Rexhail Bajrami, djaloshi që premton shumë për të ardhmen e futbollit.



