Shkruan Iljas Veseli, ish – kryetar i Komunës Saraj dhe kryetar i Degës së BDI-së
Kanë guxim t’u hakmerren e t’i kërcënojnë gazetarët shqiptarë, raportojn mediat shqiptare dhe punëtorët administrativë shqiptarë, ndërsa për Stoilkoviçin e mediat maqedone nuk thonë as edhe një fjalë të vetme, bile edhe kur i ngushtojn publikisht nëpër komunat e tyre. Heshtja është standardi i tyre në raport me palën tjetër.
Hakmarrja politike ndaj gazetarëve dhe punëtorëve është e papranueshme dhe cenon lirinë e shprehjes, dinjitetin e njeriut dhe të drejtën për të punuar pa presion politik.
Askush nuk duhet të jetë objekt kërcënimesh apo hakmarrjeje për shkak të bindjeve apo profesionit të tij. Institucionet duhet të garantojnë mbrojtje të barabartë për të gjithë dhe të reagojnë ndaj çdo forme presioni apo diskriminimi.
Liria e gazetarëve dhe mediave është themeli i një shoqërie demokratike, prandaj, e njëjta nuk duhet asnjëherë të kontestohet dhe vëndohet në rrezik. Ajo garanton informim të pavarur dhe të drejtë, transparencë dhe llogaridhënie publike.
Pa media të lira dhe gazetarë të sigurtë, zëri i qytetarëve dobësohet dhe informimi zbehet, e vërteta rrezikon të mbetet e fshehur dhe të tjetërsohet. Prandaj, publikisht qëndrojm në mbështetje të gazetarëve dhe mediave të lira, duke thirur organet kompetente që të reagojn dhe sanksionojn çdo shkelje dhe cenim të lirisë së shprehjes dhe mediave, si dhe dënojn çdo kërcënim dhe presion ndaj gazetarëve.
Ndërsa apelojm deri te çdo bartës funksioni publik që të ndalojn të meren dhe kërcënojn gazetarët, mediat e puntorët, POR të realizojn projekte dhe të jenë shërbim te qytetarëve për të cilën edhe janë zgjedhur. Mungesën e rezultateve dhe paaftësinë në menaxhim nuk mund ta mbulojn me sulme ndaj gazetarëve dhe mediave të cilat informojn qytetarët dhe opinionin publik.



