Ramadan Ramadani
Në Bërvenicë shqiptarët, pa parti, e mundën VLEN-in nërrethin e parë e mandej në të dytin me përmbysje, krejt qeverinë!
Kisha dashur ta zbërthej këtë fjali që të jetë më e qartëpër opinionin si unë i kam lexuar këto zhvillime, ndonëse me thënë të drejtën pak me bisht syri sepse jam tërëkohës i preokupuar me Shqipërinë e për të cilën besoj mëvonë do flasim dhe të cilën e kam emërtuar kryeshqetësimi shqiptar, pra i krejt neve shqiptarëve kudo që jetojmë në botë e sidomos i yni këtu në këto troje aktoktone që kanë qenë ndonjëherë ose prap mund të jenë Shqipëri.
Në rrethin e parë prej krejt rezultatit çka ndodhi mund tënxjerim një përfundim VLEN-i pësoi debakël. Dmth përveç se u mund keq, mund të thuhet edhe se pati tendencë shtesë, porosi, sulm, hov, quane si të doni, apostafat ndaj VLEN-it! Pse e themi këtë: sepse VLEN a) doli me shumë më pak vota se herën e kalume para njëviti në njësoj zgjedhje lokale, b) doli i treti në rradhë pra nuk u kualifikua për rreth të dytë c) ishte ndër konkurentin direkt AKI-n. Pra me qenë unë VLEN e kisha marë këtë selam dhe do e kisha analizuar thellë se si dhe pse ndodhi kjo.
Qëndrojnë krejt ato që u përmendën në opinion; a) se kandidati ka qenë prej fshatit jo më të madh në atëkomunë, pra prej Tenove e jo prej Çellopekit, b) se ka qenë prej pjesës së VLEN që nuk është aq dominante nëatë rajon, pra prej Izet Mexhitit, c) se gara doli tëzhvillohet në terren ndëretnik e jo në rrafshin komunal siç e ka pas VLEN në zgjedhje lokale. Për atë nuk mund të akuzojmë VLEN asgjë, sepse edhe para një viti, tërëkohës kanë qëndruar në këtë vijë, pra që komuna duhet tëzgjidhet, fitohet garohet vetëm në rrafsh komunal, aspak ndëretnik. Për këtë gjë kanë qenë konzistent, kanë ndejt në vijë dhe kanë argument mu Bërvenicën kur para njëviti në zgjedhje të rregullta gati u distancuan nga ish kandidati i vet, vetëm sepse ai i grisi krejt flamuret tjera dhe doli vetëm me atë shqiptar!
Por, unë pa dashur t’ua hap sytë kisha dashur të tregoj edhe një gjë tjetër që mungon në analizë e ajo është se VLEN shkoi në zgjedhjet e çrregullta në Bërvenicë duke qenë në pushtet dhe shkoi me funksionarë. Pra nuk shkoi me parti, me degë, me nëndegë e aktivistë, por zbarkoi dhe u shfaq andej si përfaqësues i pushtetit. “Fap e fap”do drejtora hipën në vetyra zyrtare dhe shkuan andej nëaktivitet të madh të përnatshëm e përditshëm dhe nëmbështetje të kandidatit të tyre! Mendoj se kjo ka qenëvendimtare se pse te Bërvenica ju thy “kolica” VLEN-it! Sepse ai që e kishte realisht pushtetin ekzekutiv në dorëishte VMRO dhe qeveria dhe edhe ata vet ishin në garë dhe shkonin njësoj për ditë e për natë! Aty shqiptarët e panë se këto drejtora dhe tjerë s’kanë në dorë tjetër timon përveç të atyre veturave zyrtare. Mandej kanë shkuar në fshatra dhe komunë shqiptare ku zaten njerëzit punët që i kanë kryer lokale i kanë kryer vetë, pa shtet e pa pushtet! Kanë sjell ujë, kanë shtruar rrugë etj, dhe është shumë i madh kontributi vetanak lokal i popullatës nëpër shumë komuna sidomos në ato shqiptare. Ka studime e matje për këto punë, ndonëse ende jo aq, sa që të shfaqet disproporcionaliteti i kësaj gjendje që unë besoj është më e madhja në rajon e ndoshta edhe në Evropë; ku vet popullata me vite ka kryer shumë punë vet. Të kthehemi te shkuarja e VLEN në rrethin e parë ata aty kanë shkuar pa shoqërinë shqiptare që ende është shumë nën kontroll të BDI-së. Pra kanë shkuar pa BFI-në, pa Universitete, por edhe pa gjyqësi etj. Që për zgjedhje dhe përfaqësim janë shumë gjëra të rëndësishme. Sidomos në këto rrethet tona ku zaten shqiptarët e zaptuar nga BDI ndoshta më shumë kanë patur dhe kanë përfaqësim shoqëror në këto segmente se sa në pushtet ekzekutiv! Pra në rrethin e parë mendoj se krejt çka ndodhi ishte se VLEN humbi dhe bile pësoi debakël.
Të shkojmë tash në rrethin e dytë se pse themi se shqiptarët vet e mundën krejt një qeveri edhe atë pa parti!Në rrethin e dytë normalisht se VLEN ishin askund më, por me të drejtë se më nuk kishin kandidat edhe ia uruan atij të AKI-t, që natën e parë dhe kryejtën punë, por ajo që u vërejt ishte se mungonin në rrethin e dytë shumëedhe nga BDI. Aq sa u bënë lajme për atë se ku janë, pse nuk duken, pse nuk vijnë? Hasa në një tekst që ndërlidhte se janë në traumë e shok shkaku se u ka humb partneri politik nga Open Balkan, Vuçiçi në Serbi dhe për atë se kanë marrë ende veten?! Tjetër temë është kjo dhe ndoshta më vonë do flitet për të më shumë, por u evidentua mungesa e kuadrove të BDI-së. Sigurisht që në natën e fitores erdhën krejt bile edhe njëri me tre emra, që mundet të betohet çdokush se asnjërin emër prej tre emrave nuk ia di askush prej asaj komune, e ku më me ditur se ka lëvizje ose parti. Ndërkohë që atë natë u evidentua një mungesë, e ndoshta të vetmes parti që ka qenë vërtet aktive për Bërvenicë në rrethin e dytë, e ajo është e Zijadin Selës. Dmth ishin Zejdi, Taravari dhe Ahmeti ama jo edhe Sela?!
Krejt kjo tregon se shqiptarët fitoren në Bërvenicë e kanëmarrë pa parti, vet, me gjoks si themi në shqip, me ardhje edhe të disave vetëm për atë natë dhe me votues edhe nga VLEN, por dhe nga LSDM sepse aty do mundej edhe krejt pushteti! Mendoj se prandaj Ali Ahmeti aty foli gjëra në emër të krejt shqiptarëve kur tha se “ky vend është edhe i shqiptarëve autokton, jo vetëm i Kristijanit dhe Crvenkovskit”. Pra foli ashtu sepse e dinte se shqiptarët e kanë sjellë këtë fitore e jo ndonjë tjetër organizim ose parti! Këtu desha të shtoj edhe efektin që përçohet para se gjithash nga protestat në Shqipëri dhe suksesi i tyre në Serbi e që me të drejtë e ka identifikuarkryetari i PDSH–së kur tha se shqiptarët munden me ju hy dru politikanve! Që parasupozon këtë ndjenjën e bëktisjes nga krejt klasa politike aktuale sikur që është në Shqipëri me RNB-BNB!
Kurse humbësi i vërtetë i cili e kishe komunën një vit dhe e humbi, partia VMRO-DPMNE dhe kryetari i saj që është kryeministër i krejt qytetarëve në RMV të kishte pak aftësi strategjike dhe sens politik nga humbja në Bërvenicë do kishte marrë mësimin më adekuat: ashtu si shqiptarët politikisht nuk janë të pavarur dhe nuk munden të sjellin vendime politike kokë më vete në një komunë ku janë mezi shumicë vetëm diku 54% përqind, ashtu as ai vet nuk mundet, e as maqedonasit të sillen kokë më vete në RMV ku janë, identik, mezi shumicë diku 54% përqind.



