Një automjet është përfshirë nga flakët sot në afërsi të Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP) në Shkup, duke shkaktuar një re të dendur tymi të zi që u pa edhe nga larg.
Sipas fotografive nga vendi i ngjarjes, zjarri ka përfshirë plotësisht automjetin, ndërsa tymi i dendur është ngritur mbi ndërtesat përreth.
Ngjarja ka ndodhur në një rrugë të frekuentuar, ku në atë moment kishte edhe automjete të tjera që lëviznin pranë vendit të zjarrit.
Sipas informacioneve të publikuara nga “Fokus“, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Për momentin nuk dihet nëse zjarri është shkaktuar nga ndonjë defekt teknik apo nga rrethana të tjera.
Priten informacione shtesë nga institucionet kompetente lidhur me shkaqet dhe rrethanat e incidentit.



