<!–
–>
Komente fyese dhe pretendime për bullizim po qarkullojnë në TikTok, duke nxitur reagime të shumta. Në qendër të diskutimeve është banorja e BBVK 5, Jona Krasniqi, pas rikthimit në vëmendje të disa komenteve të vjetra që i atribuohen asaj.
Sipas materialeve që po shpërndahen në rrjet, komentet dyshohet se janë shkruar në një grup të mbyllur në Facebook. Në një video që po qarkullon, Jona tregon se ka qenë administratore e këtij grupi së bashku me disa shoqe.
Në grup, sipas pretendimeve, janë diskutuar vajza dhe figura publike, mes tyre Leonita Xhaka, Doresa, dhe Valdrina bashkëshortja e banorit Valdet. Në rrjet po pretendohet se disa prej vajzave janë sharë dhe poshtëruar në bisedat e grupit.
Ndërkohë, në një reagim në emër të Jonës është sqaruar se grupi ishte krijuar para më shumë se dhjetë vjetësh për vajzat shqiptare në Gjermani, Austri dhe Zvicër, për të diskutuar mbi pozitën e gruas dhe problemet e tyre në shoqëri.
Në reagim theksohet se Jona ka mbrojtur gjithmonë lirinë dhe pavarësinë e grave, por edhe se vetë ishte përballur me fyerje.
Gjithashtu, përmenden fotografi të rreme të krijuara përmes teknologjisë deepfake, ku ajo paraqitej e zhveshur dhe të cilat, sipas reagimit, ishin shpërndarë edhe te familjarët e saj rreth dhjetë vjet më parë.
<!–
–>
<!—->



