Gazetari dhe publicisti Seladin Xhezairi përmes një postimi ka publikuar disa fotografi të shenjave të reja të vendosura vetëm në gjuhën maqedonase në autostradën Tetovë – Shkup duke ironizuar në postimin e tij për mospërfilljen e gjuhës shqipe dhe mos respektimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, shkruan Top24.
Në postimin e tij Xhezairi i ka vlerësuar këto shenja si “Bukuri që vret: Prap’embrapsht!”





