Hoxhallarë nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Presheva vizituan Universitetin Ndërkombëtar të Shkencave Islame dhe Teknologjisë në Turqi, ku u pritën nga Prof. Dr. Mehmet Görmez.
Gjatë vizitës u zhvillua një takim i përbashkët, ku Görmez prezantoi vizionin, misionin dhe objektivat e universitetit, si dhe planet për zhvillimin e projekteve që synojnë ta shndërrojnë këtë institucion në një qendër të rëndësishme të dijes, arsimit dhe kërkimit shkencor në fushën e shkencave islame dhe teknologjisë.
Në takim u shkëmbyen mendime mbi rëndësinë e dijes, arsimit dhe institucioneve bashkëkohore në zhvillimin e shoqërive, ndërsa pjesëmarrësit e vlerësuan vizitën si një mundësi të çmuar për njohje më të afërt me këtë projekt ambicioz.
Në fund, delegacioni falënderoi Prof. Dr. Mehmet Görmez për mikpritjen dhe për ndarjen e vizionit të tij, duke e cilësuar vizitën si një përvojë të mbushur me dije, frymëzim dhe perspektiva të reja.











