Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Mbretërinë e Norvegjisë, Dr. Driton Kuqi, mori pjesë në një ceremoni historike në Storting, Parlamentin e Norvegjisë, me rastin e betimit dhe marrjes së fronit nga Mbreti i ri i Norvegjisë, Madhëria e Tij Haakon VIII.
Ceremonia shënoi një moment të rëndësishëm për Mbretërinë e Norvegjisë, duke nderuar njëkohësisht edhe trashëgiminë e Mbretit Harald V.
Ambasadori Kuqi e cilësoi pjesëmarrjen në këtë ngjarje si një nder dhe moment me rëndësi të veçantë.












