Ish-zyrtari i lartë qeveritar, Fatmir Limani, është takuar sot me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.
Pas takimit, Limani ka publikuar një fotografi me kryeministrin, duke e shoqëruar me një mesazh të shkurtër, por domethënës:
“Kemi punuar, punojmë, dhe do të vazhdojmë të punojmë… 😉”
Mesazhi i Limanit, i shoqëruar me një emoji që lë hapësirë për interpretim, ka nxitur pikëpyetje mbi përmbajtjen e takimit dhe bashkëpunimin e ardhshëm mes tyre. Për momentin, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera nga takimi./Almakos






