Aktivisti dhe një nga zërat e angazhuar për të drejtat e shqiptarëve, Mevlan Ademi, ishte sot i pranishëm në protestën e mbajtur në Prishtinë.
Pas pjesëmarrjes në protestë, Ademi ka përcjellë një mesazh përmes një postimi në rrjetet sociale, duke vënë në fokus sakrificën dhe luftën e shqiptarëve për liri.
“Liria ka emër. 🇦🇱”, shkruan Ademi, duke theksuar se emblema është shndërruar në simbol të qëndresës, sakrificës dhe luftës për liri.
Ai kujton periudhën kur, sipas tij, shqiptarëve u digjeshin vatrat, familjet përndiqeshin dhe një popull i tërë luftonte për të drejtën për të jetuar i lirë në tokën e vet.
“Për atë sakrificë dëshmon historia. Për atë emblemë dëshmon një komb i tërë.”
Në fund të mesazhit, Ademi shkruan: “Sot dhe përgjithmonë 🦅”, duke e përmbyllur postimin me simbolin e shqiponjës dykrenare.






