Author: almakos

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të përfshihen në dialogun me Serbinë, edhe pse është çështje e Bashkimit Evropian. Ai tha se Kosova nuk është në Kombet e Bashkuara për shkak të telasheve që i vijnë Kosovës nga Serbia dhe nga Rusia. Kongresmeni amerikan këto komente i ka bërë në lançimin e fondacionit Sfidat e Mileniumit në Kosovë, fondacion ky prej 49 milionë dollarëve, i cili do të implementojë projektet e agjensionit federal amerikan MCC në Kosovë. Ai shtoi se është takuar me Vuqiçin dhe me Daqiçin dhe se është i bindur se…

Lexo më Shumë

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov pas takimit me presidentin e Shqipërisë Ilir Meta tha se gjatë takimit kanë biseduar për realitetin në Ballkan, nevojën e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe nevojat e përbashkëta që i kanë të dyja vendet.“Tani presim që Shqipëria ta ndihmojë Maqedoninë drejt NATO-së dhe të ndihmoj në marrjen e ftesës për anëtarësim. Në lidhje me BE-në tërë përvoja tonë ja vëmë në dispozicion gjatë këtij rrugëtimi.Në lidhje me afrimin e popujve dhe bizneseve është i nevojshëm investim në koneksionin mes dy vendeve, sepse shkëmbimin tregtar që i kemi nuk kënaq nevojat. Arsyetimi që e shprehin afaristët…

Lexo më Shumë

Seanca për rastin “Ryshfeti” në të cilën akuzohet kryeministri Zoran Zaev, që duhej të vazhdonte sot në Gjykatën Penale, është anuluar për më 25 dhjetor të vitit 2017. Gjykimi është anuluar që të pritet vendimi i Gjykatës së Apelit më 27 nëntor për atë nëse xhirimet të publikuara në Youtube mund të jenë dëshmi në procedurë. Seanca paraprake më 28 shtator është anuluar për shkak të mungesës së dy të akuzuarve, përcjell Almakos. Zaev, sipas akuzës, ngarkohet se në cilësinë e personit zyrtar si kryetar i Komunës së Strumicës, nga biznesmeni, Ivan Nikollov, ka kërkuar ryshfet prej 163.924 euro, gjegjësisht…

Lexo më Shumë

Në trevjetorin e themelimit të Lëvizjes BESA, në kohën kur kanë përfunduar edhe zgjedhjet lokale dhe janë kaluar dy ciklet të ndryshme zgjedhore, Lëvizja BESA ka vlerësuar se është momenti i pikërishëm që të organizohet edhe kongresi i parë i Lëvizjes BESA.“ Prandaj në mbledhjen e rregullt të Këshillit Qendror të Lëvizjes BESA, të mbajtur të shtunën në Shkup, duke u bazuar në nenin 38 të Statutit të Lëvizjes BESA, Këshilli Qendror i Lëvizjes BESA diskutoi për zgjedhjet e brendshme në Lëvizje dhe për organizimin e Kongresit të Lëvizjes. Pastaj në mënyrë unanime u vendos që, pas realizmit të zgjedhjeve…

Lexo më Shumë

Eurokomisari për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore Johanes Han sot dhe nesër është në Shkup ku do të qëndrojë për vizitë dyditore në Maqedoni në kuadër të së cilës do të ketë takime politike dhe takime me përfaqësues të sektorit civil.Han do të ketë drekë pune me kryeministrin dhe lider i LSDM-së Zoran Zaev, pas çka ata do të mbajnë konferencë për shtyp.Vizitën në Shkup, eurokomisari Han e paralajmëroi javën e kaluar në Tuiter pas takimeve në Bruksel me zëvendëskryeministrin të obliguar për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe me shefin e diplomacisë Nikolla Dimitrov.“Me padurim e pres vizitën time në Shkup,…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale të Shkupit sot duhet të mbahen seancat për rastin “Dhuna në Qendër”, në të cilin akuzohet lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe për “Ryshfet” në të cilin është i paditur kryeministri Zoran Zaev.Gruevski duhet të paraqitet në gjykatë për akuzat për nxitje të dhunës që ka ndodhur gjatë protestave para komunës Qendër në qershor të vitit 2013. Në lëndën e PSP “Dhuna në Qendër”, krahas Gruevskit, akuzohen edhe 13 persona të tjerë, mes të cilëve edhe ish-ministrin i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe deputetja Daniela Rangellova.Paraprakisht seanca më 28 shtator është anuluar për shkak të mungesës…

Lexo më Shumë

19 November Sot pasdite me naftë është mbuluar i tërë kanali i Studençishtës që lidhet me Liqenin e Ohrit.  Incidenti ekologjik ka ndodhur pas fundosjes së anijes  së shkatërruar “Mis Ston”, e cila disa vite ishte jashtë përdorimit. Në vendngjarje dolën ekipet e Kapedanisë së Ohrit dhe Armatës. Menjëherë është marrë masë për neutralizimin e naftës me mjete speciale dhe në masë të madhe nafta nga sipërfaqja gati është grumbulluar. Tani do të punojmë në kanalin e vogël –  deklaroi Goran Ustijanoski, Kapedania e Ohrit. Në këtë kanal ekzistojnë lloje të ndryshme të peshqve. Edhe në momentin e derdhjes së…

Lexo më Shumë

Njëzet e gjashtë persona të arrestuar dhe ndalesa për punë për 19 objekte. Ky është epilogu i aksionit të mbrëmshëm policor në Tetovë, Manastir dhe Veles. Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Llaze Vellkovski, bëri të ditur se për shkak të informacioneve operative të siguruara se në një numër të madh të objekteve nuk respektohet rregullorja ligjore në drejtim të funksionimit të objekteve publike, për qëndrim të paligjshëm në RM dhe për përdorim të lëndëve narkotike, Ministria e Punëve të Brendshmë së bashku me Drejtorinë për të Ardhura Publike dhe Inspektoratin Shtetëror të Tregut mbrëmë kanë realizuar një aksion kontrolli. Gjatë…

Lexo më Shumë

Kryeminsitri Zoran Zaev dhe kretari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, nesër do të paraqiten në gjykatë. Kryeministri Zoran Zaev, do të paraqitet për akuzën e ngitur ndaj tij për mitmarrje, ndërsa Gruevski për shuplakat e porositura ndaj ish-kryetarit të komunës Qendër, Andrej Zhernovski. Kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski bashkë me ish-ministrin e transportit Mile Janakievski dhe 12 persona të tjerë, akuzohen se kanë nxitur dhunë në Komunën Qendër në vitin 2013. Por seancë për gjykimin kryesor assesi të fillojë pasi gjykatësja Tatjana Mihajllova tashmë disa herë i anulon gjykimet për shkak të mungesës së të akuzuarve, ndërsa anulimet bëheshin edhe për…

Lexo më Shumë

Maqedonisë po i humbë ardhmëria. Numri i të rinjve që po e braktisin vendin thuajse po shtohet për çdo vit. Gjendja e vështirë ekonomike, papunësia dhe mos përkrahja nga ana e instutucioneve shtetërore janë vetëm disa nga arsyet që po e shkaktojnë këtë ikje të të rinjve nga vendi. Në një anketë të realizuar nga Televizioni SHENJA, shumica e studentëve të anketuar thonë se do të migrojnë për në vende tjera të zhvilluara. Ata shprehen se në Maqedoni mungon perspektiva, ndërsa demotivim shtesë për ta janë edhe të diplomuarit nga gjeneratat më të vjetra të cilët mbesin pa vende pune.…

Lexo më Shumë

Uji në disa fshatra të Strugës shpesh është me cilësi të ndryshueshme dhe të dobët, paralajmërojnë nga Qendra e shëndetit publik në Ohër. Kjo ka të bëjë me klorizimin e parregullt të ujit që mund të sjellë zhvillimin e baktereve patogjene që mund të ndikojë negativisht në shëndetin e qytetarëve. Situata e këtillë është më karakteristike për ato vendbanime me të cilët nuk ekonomizon NP Proakua. Shumë fshatra vetë e bëjnë mbikëqyrjen, respektivisht e kontrollojnë cilësinë e ujit dhe gjithashtu bëjnë ekonomizimin me ujësjellësit e fshatrave. Në pjesën dërmuese të fshatrave kishim dhe kemi probleme me mungesën e mjeteve për…

Lexo më Shumë

Banorët e rrugës 28 të lagjes së Hasanbegut ankohen se autoritetet në vend që t’u ndërtojnë rrugën, ua kanë prishur. Edhe pse para disa muajsh me vetëkontribut, këta banorë vetë e kishin asfaltuar rrugën, pushteti lokal në kohën e fushatës zgjedhore të njëjtën rrugë e kishte prishur me arsyetimin që do ta ndërtojnë me asfalt cilësor. Tani e dy muaj lagjja është lënë në gjendje katastrofale. Në këtë rrugë banojnë më shumë se 200 familje të cilët për çdo ditë janë të detyruar që të kalojnë nëpër këtë baltë. Banorët shprehen se edhe më e vëshirë është për fëmijët kur…

Lexo më Shumë