20 November Si kryetar i Kuvendit do të japë kontributin tim në përforcimin dhe intensifikimin e raporteve ndërmjet dy vendeve miqësore në të gjitha fushat dhe në veçanti në kuadër të bashkëpunimit parlamentar në të gjithë nivelet, porositi kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në takimin e sotëm në Shkup me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Xhaferi e ka shprehur kënaqësinë e tij se në vazhdimësi po përforcohen dhe thellohen raportet e ndërsjella ndërshtetërore dhe ndahen vlerat dhe interesat e përbashkëta me Republikën e Shqipërisë në korniza të integrimeve euroatlantike. Presidenti i Republikës së Shqipërisë Meta duke…
Author: almakos
Brenda kësaj jave pritet epilogu i bisedimeve për kompletimin e Qeverisë. Burime nga partitë thonë për televizionin SHENJA se tanimë është rritur edhe presioni ndërkombëtar që kjo temë të mbyllet sa më shpejtë, ndërsa në takimet e sotme komisari Johanes Han ka kërkuar nga partitë në pushtet më shumë stabilitet dhe disciplinë në punën e Qeverisë. Ai ka shtuar se ekzekutivi duhet të mos lejojë hapjen e problemeve të reja, por të punojë në zgjidhjen e temave të cilat aktualisht janë të hapura dhe vlerësohen si problematike për proceset që e presin vendin. Burimet e njëjta partiake thonë se ka…
20 November Euro-komisari Han gjatë qëndrimit sot në Shkup deklaroi si ligji për gjuhët nuk është rekomandim për reformat. Han tha se për autoritetet prioritet duhet të jenë sferat të cilat janë të rëndësishme për të marr raport pozitiv nga BE-ja. han theksoi se ligji për gjuhët nuk është pjesë e Marrëveshjes së Përzhinës dhe Reformave të Pribe-së. [embedded content]
Komisionari për zgjerim Johanes Han po qëndron në vend. Ai takoi kryeministrin Zaev me të cilin diskutuan për reformat dhe pritjet e vendit për të marrë raport pozitiv nga Brukseli.
Gjendja e mjerueshme e Muzeut të Alfabetit në Manastir është pasojë e qasjes diskriminuese të pushtetit të kaluar, akuzojnë nga Ministria e Kulturës të cilët më tej zotohen se deri në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm do t’u jepet fund problemeve me të cilat është ballafaquar ky muze. Sipas sekretarit shtetëror të Ministrisë së Kulturës Valmir Aziri, diku 250 mijë euro janë paraparë në projektin e mbështetur nga IPA fondet për rikonstruktimin e objektit të historik shqiptarë që gjendet në Manastir. Deri në mesin e verës së vitit 2018 ky institucion do të riparohet, problematikat e vogla financiare…
20 November Në ora 16:30 skadon afati për dorëzimin e amendamenteve për ligjin për gjuhët. VMRO-DPMNE do të dorëzoj mbi 50 amendamente e ndjekur me 5 nga LSDM dhe 2 nga Lëvizja Besa. VMRO-DPMNE thotë se me anë të amendamenteve do të intervenojë aty ku mendon se vihet në rrezik gjuha maqedonase. LSDM-ja tha se amendamentet do t’i parashtrojë në drejtim të pastrimit të dilemave rreth gjobave që parashikon ligji. Lëvizja Besa thotë përmes amendamenteve do të kërkojë zyrtarizimin dhe jo vetëm avancimin e gjuhës shqipe në Maqedoni. Më 22 nëntor propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve do të hyjë në…
Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev pas takimit me komisarin për zgjerim të BE-së, Johanes Hahn tha se vendi gjendet në fazën kyçe të realizimit të planit aksionar 3-6-9., i cili, sipas tij, është udhërrëfyes për arritjen e bisedimeve.Sipas Zaevit, reformat e paraparë me këtë plan, përgjithmonë do ta lirojnë hapësirën mediale nga çfarëdolloj ndikime personale dhe institucionale dhe varësi financiare.Ai poashtu paralajmëroi përforcimin e servilit radiodifuziv dhe agjencisë së medieve.“Reforma në gjyqësor duhet të krijoj hapësirë për gjyqësor të pavarur e cila do ta çrrënjos korrupsionin dhe do ta kthej besimin e qytetarëve në gjyqësorin e pavarur. DO të miratohet…
Komisari për zgjerim dhe politik fqinjësore Johanes Hahn, pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, tha se gjërat po lëvizin në drejtimin e duhur, por se deri në fund të vitit janë të nevojshme rezultate konkrete në sistemin e sigurisë, gjyqësorin dhe administratën publike.“Nuk jam naiv, shumë vite jam në politik. Qëllimi do të arrihet nëse të gjithë lëvizin në drejtimin e duhur. I bëj thirrje opozitës që të jetë kritike në mënyrë konstruktive me qëllim që të arrihen të gjitha datat për përparimin e nevojshëm”, ka thënë Hahn, përcjell SHENJA.Hahn tha se Brukseli me vëmendje ndjek zhvillimet që…
20 November Maqedonia do ta luftojë problemin e ndotjes së ajrit përmes selektimit të mbeturinave. Zv / ministri i Ambientit Jetësor Jani Makraduli deklaroi se Qeveria është e gatshme që të fillojë këtë iniciativë pasi e njëjta pos reduktimit të nivelit të lartë të ndotjes do t’u sjell përfitime edhe kompanive që merren me riciklimin e mbeturinave. Këtë zv/ministri Makraduli e tha në shënimin e javës Evropiane të trajtimit të mbeturinave. Po bëjmë një kthesë të re në Republikën e Maqedonisë ku selektimi i mbeturinave do të jetë ajo e cila është me rregull dhe e shkruar në standardet evropiane.…
20 November Njëzet litra naftë janë derdhur dje në kanalin Studençica, që është i lidhur me liqenin e Ohrit, tregojnë analizat paraprake të institucioneve përkatëse. Sot nga uji ishte hequr anija gjysmë e fundosur Mis Stoun, prej ku edhe rrodhi nafta. Nga Kapedania e Ohrit thonë se ajo çfarë duhet të bëhet është që të largohen të gjitha objektet lundruese që gjatë kohë nuk janë në funksion. Për incidentin e djeshëm ekologjik, do të ngritet kallëzim adekuat penal kundër autorëve apo pronarëve të Mis Stoun. Përndryshe kanali Studençica është një vend ku ekzistojnë lloje të ndryshme të peshqve kurse më…
20 November Policia shqyrton rezultatin e operacionit të dy netëve më parë, në Tetovë, Gostivar, Prilep e qytete të tjera, ndaj bareve dhe lokaleve të natës. Kontrollet paraprake ndaj 31 objekteve të tilla rezultuan me ndalim të veprimtarisë për 19 prej tyre, për shkak të gjetjes së parregullsive të ndryshme, filluar që nga mungesa e licencave për punë, mosdhënies së llogarive fiskale, pranisë së këngëtareve- shtetase të huaj pa lejeqëndrim të rregull, lëndëve narkotike etj. ALSAT mëson se kontrolle ka pasur edhe në bare të mbajtura nga zyrtarë aktualë dhe ish zyrtarë, ndërkohë që disa prej tyre kanë qenë të…
Gjykimi për lëndën “Trajektorja” në Prokurorinë Speciale Publike, do të fillojë më 6 dhjetor. Gjykata Penale, e cila më 13 nëntor e pranoi akuzën e PSP për rastin, ka dhënë edhe dy data shtesë për gjykim, 18 dhe 26 dhjetor, konfirmuan për MIA-n nga PSP.Në “Trajektore” akuzohen ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zëvendëskryeministri Vladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish-drejtori i Agjencisë për rrugë shtetërore, Lupço Georgievski.Ata dyshohen se në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2014 kanë ndërmarrë shumë veprime me të cilat në procedurën për zgjedhje të kompanisë për ndërtim të akseve të…

