Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev pas takimit me komisarin për zgjerim të BE-së, Johanes Hahn tha se vendi gjendet në fazën kyçe të realizimit të planit aksionar 3-6-9., i cili, sipas tij, është udhërrëfyes për arritjen e bisedimeve.
Sipas Zaevit, reformat e paraparë me këtë plan, përgjithmonë do ta lirojnë hapësirën mediale nga çfarëdolloj ndikime personale dhe institucionale dhe varësi financiare.
Ai poashtu paralajmëroi përforcimin e servilit radiodifuziv dhe agjencisë së medieve.
“Reforma në gjyqësor duhet të krijoj hapësirë për gjyqësor të pavarur e cila do ta çrrënjos korrupsionin dhe do ta kthej besimin e qytetarëve në gjyqësorin e pavarur. DO të miratohet reforma në gjyqësor me plan aksionar në përputhshmëri me Komisionin Evropian. Kapacitetet e Avokatit të Popullit do të rriten”, tha Zaev, raporton SHENJA.
Në lidhje me politikën e jashtme të vendit, Zaev tha se intensivisht punohet në bisedimet me fqinjët, përfshirë edhe me Greqinë dhe çështjen e emrit.
“Ne do të japim rezultate për shkak se këto reforma janë për të mirën tonë, por pres që këto rezultate të vlerësohen në mënyrë adekuate nga institucionet evropiane”, tha Zaev.
Data 19.05.2026
Aktuale
- (VIDEO) MPB: Nuk e devijuam ne autobusin e studentëve, tre të arrestuarit e protestës ende janë në burg
- Skandal në Policinë e Kosovës, kjo është zyrtarja policore që u kap e zhveshur me kolegun në veturën zyrtare
- “Kjo lëvizje studentore përfaqëson thelbin e Shqiptarisë”/ Grida Duma në Top Story: Gjuha shqipe, ajo që ka çmontuar çdo shkatërrues të historisë tonë
- Bogoevski: Këtu është Maqedoni dhe testet zyrtare jepen maqedonisht, shqip në Shqipëri!
- Filkov nuk tërhiqet: Asnjë presion nga rruga nuk mund të ndryshoj kritere profesionale
- Sekretari i MPJ në krah të studentëve shqiptarë në RMV: Mos u tërhiqni nga kërkesa e drejtë për gjuhën shqipe, ne jemi në mbështetjen tuaj
- (VIDEO) VMRO dhe BDI me akuza të ndërsjella për ndikim në prokurori
- Fillkov: Provimi i jurisprudencës kryhet në përputhje me ligjet në fuqi, jo në bazë të politikave ditore dhe presioneve nga rruga

